LIVE UPDATES
Politike

Edi Rama i përgjigjet Albin Kurtit: Shiko se kush bllokoi bashkimin doganor, kemi 5 vite që konsultohemi për Shengenin

12 Nëntor 2019, 14:57 Nga DOSJA
Edi Rama i përgjigjet Albin Kurtit: Shiko se kush bllokoi bashkimin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një intervistë me gazetarin e Top Channel-it, Muhamed Veliu, i bën një bilanc asaj çfarë u arrit në takimin e Ohrit dhe thekson se është i vendosur ta heqë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Edi Rama flet me doza kritike për qëndrimet e Albin Kurtit, i cili ka thënë se kjo iniciativë është e nxituar dhe e pa konsultuar. Kryeministri Rama  kërkon më shumë vëmendje për këtë çështje nga kryeministri i ardhshëm i Kosovës, të cilit i kërkon të shikojë dosjen e bashkimit doganor Shqipëri-Kosovë se përse asnjëherë nuk u bë realitet.

 

 

Zoti kryeministër, kjo iniciativë a është konsultuar me Kosovën, pasi kemi parë një deklaratë të zotit Albin Kurti, i cili thotë se kjo iniciativë është e nxituar dhe pa konsultuar. Si qëndron e vërteta?

“E nxituar, ka 5 vjet kjo iniciativë dhe marrja përsipër e nismës mes të tre vendeve për ta shtyrë iniciativën përpara duke mos shtuar asgjë tjetër të re nga dokumentet përmbajtësore të iniciativës përveç lëvizjes së lirë të njerëzve që ka qenë një betejë e gjatë e imja me presidentin e Serbisë dhe ku më në fund ai është dakordësuar gjë që na jep mundësinë të heqim kufirin me Kosovën. Nuk ka absolutisht asgjë tjetër, pra çfarë nxitimi ka këtu. Përsa i përket konsultimit në 5 vjet rresht Kosova ka qenë e pranishme në tryezë, në 5 vjet rresht kryeministrat dhe presidenti i Kosovës janë shprehur dakord me gjithçka që sot ne duam të implementojmë, të zbatojmë, të konkretizojmë jo për vete po për njerëzit tanë. Besoj që nëse ka vend për fjalën konsultë këtu, konsultohet ai që merr përsipër ose vendos të mos vij, jo ai që do shkoj siç të gjithë kanë shkuar. Pra nëse në një moment të caktuar dikush vendos që unë nuk do shkoj atëherë merr në telefon dhe thotë unë nuk do shkoj, tregon arsyet dhe nëse arsyet janë bindëse atëherë sigurisht që JO-ja mund të bëhet e përbashkët. Nëse nuk janë bindëse ai që thotë JO rri me JO-në, ai që thotë PO vazhdon me PO-në.”

Albin Kurti është i mendimit që Shqipëria fillimisht duhet të heqë kufijtë me Kosovën dhe më pas të shikoj në një tablo më të madhe rajonale për këtë proces. A është i drejtë ky qëndrim?

“Nuk dua të them që është i shtrembër, dua të them që do drejtohet kur Albin Kurti të bëhet kryeministër me orë të plota dhe të jetë më i vëmendshëm për këtë proces. Sepse nga njëra anë kufiri nuk hiqet përveçse me këtë mënyrë me marrëveshje me të tjerët. Si heq kufirin Albin Kurti nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi apo do hapi luftë dhe kush Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian apo Kuba do japi pëlqimin për heqjen e kufirit pa marrëveshje me gjithë të tjerët. Do të ishte vetëm një marrëzi. Aq më tepër që ne e kemi parë jo duke hequr po duke thënë se do hiqet kemi ndezur gjithë llambat e kuqe dhe është ngritur alarm gjithandej. Ndërsa përsa i përket asaj që duhet të bërë një herë më Kosovën, të gjitha pikat që ne kemi në këtë nisëm janë pika që duhet të ishin bërë me Kosovën përveç kësaj të lëvizjes së lirë që tani është e mundur, më parë ishte e pamundur. Pse nuk janë bërë, le të hapi letrat Albini edhe të shikoj dosjet, të shikoj protokollet dhe të shikoj dhe ta filloj nga dosja e Bashkimit Doganor që Shqipëria e miratoi nën drejtimin e ministrit tonë të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj është bërë goxha punë me palën kosovare dhe në momentin e fundit pala kosovare tha JO, në qeverinë e Isa Mustafës erdhi Ramush Haradinaj në Tiranë dhe tha këtë do ta bëjmë të parën edhe më pas pastaj tha se dëgjo ashtu është puna do shohim më vonë. Unë nuk po e fajësoj thjesht po them që predikimet janë të nevojshme për politikë por faktet janë të domosdoshme kur bëhesh kryeministër.”

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti edi rama marredhenia shqiperi-kosove albin kurti edi rama marredhenia shqiperi-kosove

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni