LIVE UPDATES
Politike

Marrëdhëniet me Këshilin? Voltana Ademi: 6% e zgjedhësve s’përfaqësojnë mandatin e ri, me shkodranët kuptohem shumë m

12 Nëntor 2019, 12:30 Nga DOSJA
Marrëdhëniet me Këshilin? Voltana Ademi: 6% e zgjedhësve

SHKODËR- Voltana Ademi, e cila është e vetmja kryebashkiake në detyrë edhe pasi i ka mbaruar mandati 4 vjeçar, ka sqaruar publikisht pozicionin e saj në bashkinë që ajo drejton aktualisht.

Kryebashkiakja Ademi ka deklaruar se do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e kryetares së bashkisë së Shkodrës deri në momentin që do të bëhen zgjedhjet e reja.

Ndër të tjera Ademi ka folur edhe për raportet me Këshillin bashkiak, i cili është i përbërë vetëm nga të majtë, ku tha se: “Këshilli aktual përfaqëson vetëm 6% të zgjedhësve, nuk mund të quhet se kemi organe legjitime përfaqësuese të një mandati të ri”.

Petje: Cilat janë marrëdhëniet me Këshillin?

Voltana Ademi: Procesi i 30 qeshorit është një proces që tashmë është shpërfaqur ilegjitim. Me këtë dua të them se përfaqësimi i vetëm 6 % të zgjedhësve nëse mund të quhet i tillë nuk është i mjaftueshëm, për përfaqësimin në një organ vendimmarrës lokal, sikurse është këshilli bashkiak për të gjithë qytetarët e Shkodrës. Me këtë dua të them se kam dhënë shpjegimin dhe e ritheksoj, përfaqësimii i 6 % nuk është përfaqësim i qytetarëve të Shkodrës. Shkodra meriton të ketë zgjedhje. Kryetarës së Bashkisë së Shkodrës në bazë të Kushtetutes i ka mbaruar mandati. Ushtron funksionin e kryetarës së Bashkisë së Shkodrës, për shkak të ligjit për vetë qeverisjen vendore, deri në momentin që ne të kemi zgjedhje, dhe duhet të kemi sa më parë për t’iu dhënë mundësinë qytetarëve që të zgjedhin kryetaren apo kryetarin e Bashkisë, dhe, ky ushtrim i funksionit mbaron atë ditë dhe i përcillet mandatit tjetër me njëherë sapo kjo të sigurohet nga zgjedhjet. Kuptohet që procedura asnjëri nga ne nuk e di si do shkojë. Ngërçe që lidhen me ilegjitimitetin e votimeve të 30 qershorit, janë akoma në diskutim. Pritet të ketë një shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, e cila akoma nuk është ngritur dhe nuk është në funksion. Është kërkuar kjo nga institucionet ndërkombëtare të huaja por njëkohësisht edhe nga misione vëzhguese në Shqipëri. Dhe nga ana tjetër ku nuk është siguruar që të kemi një proces në Shkodër të zgjedhjeve për organet lokale. Këshilli aktual përfaqëson vetëm 6% të zgjedhësve, ne nuk mund të quhet se kemi organe legjitime përfaqësuese të një mandate të ri. Përkundrazi është gati një vjedhje e saktë e një pushteti që nuk i takon dhe s’mund të ketë moralin ta marrin askush që nuk i takon në emër të një pakice.

Unë jam person politik, përfaqësoj Partinë Demokratike në Bashkinë e Shkodrës, kam qëndrimin përkundrejt një farse jo vetëm qëndrim politik, por që bazohet në një të vërtetë që e kam parë edhe me sy. E kam faktuar dhe me dokumenta, kam kërkuar që të hulumtohet dhe të hetohet pranë prokurorisë së Shkodrës, dhe ka nisur një proces. Kuptohet që edhe në moralin që mbështes në këtë proces, mbështetem për të vijuar, që do thotë organi për të cilin flasim përfaqëson vetëm 6%. Formalisht ky këshill funksionon vetëm prej 6%, nga ana tjetër çështjet që janë përtej kryetarit ttë bashkisë, përtej që unë kam mundësi, janë cështje për t’u zgjidhur nga organet tjera. Unë kam detyren për të bërë atë që duhet të bëjë ekzekutivi. Pastaj me pjesën që lidhet me peshën, moralin, përgjegjësinë besoj se e ka dikush tjetër.

Pyetje: Marrëdhëniet me kryetaren aktuale të KB?

Voltana Ademi: Zonjen Brisela e njoh, ka qenë anëtare e KB Shkodër, është drejtuese e një prej shkollave të Shkodres. Unë kam marrëdhënie të mira me të gjithë në Shkodër. Kuptohet që në kuadër të mardhënieve të mira, jam e hapur për të thënë dhe për të kritikuar, për të thënë atë që unë besoj. Në emër të ligjit të së drejtës, por edhe politikës së mirë vendore.

Pyetje: Marrëdhënie institucionale ?

Voltana Ademi: Unë komunikoj me të gjithë në mënyrë institucionale në emër të ligjit.

Pyetje: Të bëheni pjesë e KB?

Voltana Ademi: Mendoj që secili duhet të bëjë punën e vetë mirë dhe në bazë të ligjit dhe referuar ligjit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia shkodër keshilli bashkiak ne shkoder voltana ademi bashkia shkodër keshilli bashkiak ne shkoder voltana ademi

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026