LIVE UPDATES
Insights

Edi Rama, është radha për të dëgjuar armiqtë realë dhe për të kundërshtuar miqtë e rremë

2 Mars 2019, 16:05 Nga DOSJA
Edi Rama, është radha për të dëgjuar armiqtë

Kurrë ndonjëherë më parë një kryeministër shqiptar nuk është shërbyer kaq shumë nga kundërshtarët e tij. Asnjëherë më parë një kryeministër shqiptar nuk ka marë një dhuratë kaq të papritur nga opozita e tij. Paketimi me fiongo i mandateve, radikalizimi i skajshëm i jetës në vend, kërcënimet dhe kërkesat ultimative dhe mosbindja civile në sfond, e zbritën Ramën me këmbë në tokë dhe në paradhomën e purgatorit, por nuk e kanë shtynë në ferr.

Opozita e bashkuar shqiptare ka dhënë Ramës një betejë, në të cilën, i vetëm kundër të gjithëve, ai ka shanset më të mëdha se kurrë për të fituar sërish dhe gjithçka, edhe nëse do të jetë i vetëm deri në fund. Klepsidra tashmë është përmbysur dhe koha që deri dje ishte armikja kryesore e pushtetit të Ramës, sot është bërë aleate e tij për rikonfirmim.

Kjo javë e stuhishme i dha rradhën kryeministrit të përgjigjet. Duket se ai ka hequr dorë nga llogaritë me opozitën e re OMGJ që po hyn në parlament; ja ka nevojën në formë asaj, por në thelb e përbuz dhe do ta injorojë vazhdimisht.

Prova e parë u bë sepse Rama dëshmoi se llogaritë po i bën me opozitën legjitime që është jashtë parlamentit.

Të premten, me endjen e pandashme të stilit të tij, atë që i eci me studentët, Rama ftoi Bashën e Kryemadhin: “Kur do të flasim”? Dhe ky është vetëm fillimi në kërkim të një ekuilibri të ri. Sepse edhe pse Rama vazhdon të jetë legjitim nga pikpamja kushtetuese, nga këndvështrimi politik, ai është cënuar në legjitimitetin e tij moral.

Pas gjyqësorit të mangët, edhe pushteti legjislativ është gjymtuar dhe dërmuar. Kjo disbalancë në frymën e kushtetutës dhe në thelbin e vetë sistemit, e ka bërë Ramën më të dobët se kurrë, ja shndërron të djeshmen në një citat të mërzitshëm, por në mënyrë paradoksale, i ka dhënë një epërsi morale që nuk e ka pasur kurrë më parë në raport me kundërshtarët e tij.

Atë lloj epërsie që nënvizuan me rradhë të gjithë të huajt që kanë folur për Shqipërinë në këto ditë.

Në këto zara të hedhur në fushë, Rama i ka të gjitha mundësitë të bëjë hapin tjetër. I duhet vetëm të zgjedhë në dilemën e tij: të dëshmohet i dobët si Berisha i prillit të 2013-ës që mori mercenarë për të mbajtur në këmbë maxhorancën që i ra apo të rikonfirmojë maxhorancën e tij me një gjest të fortë politik? Një gjest që do të bënte përfundimisht diferencën e tij më gjithë të tjetët dhe do të dëshmonte në mënyrë vendimtare se ai refuzon të vendosë raport anadollak me pushtetin për hir të pushtetit.

Ramës në këtë rast i duhet të zgjedhë mes ultimatumit të “armiqve” që i kërkojnë pandershmërisht ndeshje të parakohshme elektorale dhe këshillës së “miqve” që i lëvdojnë shifrat e 2017-ës si të mjafta për të mbajtur zyrën e kryeministrit deri në 2021-shin.

Rama është i dënuari i parë që duhet të shmangë spiralen e krizës dhe është përgjegjësi kryesor për zgjidhjen e saj. Cili mund të jetë akti i rradhës që do të ishte oferta pothuaj e vetme për të shmangur destabilitetin? Cila mund të jetë ftesa e kryeministrit që do t’i jepte në të njëjtën kohë shëndet edhe standarteve të demokracisë? Fillimisht dialogu!

Me vullnetin e pandryshuar dhe të sinqertë, të hapur dhe domosdoshmërisht transparent për opozitën reale të vendit.

Me kushtin e vetëm që dialogu duhet të zhvillohet pa asnjë kusht.

Me lutjen për demilitarizimin e gjuhës dhe demotimin me shpupulosje të skifterëve të të dy palëve.

Me përpjekjet maksimale për të shmangur në çdo rast e me çdo mënyrë të destabilitetit të vendit.

Rama, por edhe Basha e Kryemadhi dhe gjithë ata që janë pas tyre duhet të rikujtojnë se dhuna është e verbër. Dhuna është zjarri që ndizet në mes të varkës që është në det; të ngroh në fillim, por pashmangshmërisht e çon në fund të detit varkën, varkarin dhe varkëtarët.

Dhuna mund të rrëzojë qeverinë, por do të përmbysë në të njëjtën kohë edhe vetë opozitën. Në demokraci, qoftë dhe në një pothuajse demokraci si Shqipëria, dhuna mund të jetë një mjet absurd që mund edhe të mbajë apo të japë pushtet, por nuk është kurrë në gjendje të ndërtojë shtet. Në Shqipërinë e sotme është marrëzi të mbahet pushteti për të qëndruar në zyrë, por duhet shndërruar vullneti i qytetarëve në mënyrë qeverisjeje.

Dhe nëse gjithçka nga këto hapa nuk risjellin normalitet, më mirë herët se vonë, më mirë me “dëshirë” sesa me detyrim, Rama ka mundësinë për të shfrytëzuar rastin e artë që i dhanë kundërshtarët për katarsis. Duke qenë në pushtet, ai mund të rifitojë pushtet në mënyrë paradoskale, edhe më të fortë se më parë, pikërisht në momentin kur ai kufizon pushtetin e tij. Duke i provokuar ai vetë zgjedhjet e parakohshme. Njëlloj si në 2017-ën kur ai mori mandatin e dytë pa u ballafaquar në asnjë çast me procesverbalin e katër vjeçarit të tij të parë, në fushatën e kesaj rradhe, ai mund t’i verë shqiptarët të zgjedhin jo për programe e strategji qeverisjeje, por për zgjedhje mes rregullit dhe kaosit. Në këtë mënyrë Ramës nuk do t’i përmendin më as Cannabis-in e Tahirit dhe as votat e grabitura të Dakos.

Zgjedhjet e parakohshme nuk janë as dramë dhe as traumë. Në epilog të kësaj historie me shumë të panjohura, kryeministri legjitim Edi Rama mund të sprovojë të rimarë edhe legjitimitetin moral të cënuar nga rrëzimi i njëanshëm i parlamentit. Duke pasur të gjitha shanset që të fitojë! Sepse si askush para tij, ai do të jetë një kryeministër që kërkon votën jo duke premtuar, por duke paralajmëruar. Në një rrjedhë logjike të ngjarjeve, me gjithë ndërkombëtarët kundër dhe me nevojën ulëritëse të publikut për qetësi, duket se njërës palë do t’i ndodhë si në atë thagmën e pavirtytshme që i këndohet me ironi një krahine krenare në Juglindje të Shqipërisë, për të ngratët kolonjarë që për tjetër u nisën dhe në tjetër gjë u bitisën!

Rama e kupton një gjë të tillë. I duhet vetëm që të zgjedhë mes ultimatumit të “armiqve” dhe këshillës së “miqve”. Duke kuptuar edhe se demokracia, si sistem sjelljeje dhe të menduari, është veç të tjerash edhe procedurë, siç do të këshillonin ndërkombëtarët, pala e tretë në konflikt dhe aleat me kryeministrin tashmë. Dhe vetë demokracia është njëlloj si seksi, për të marë një shembull që të kuptohet më mirë se çfarë po ndodh. Me dhunë e ngut akti i Adamit quhet përdhunim, me nge dhe qetësi quhet dashuri! Varet çfarë do të zgjedhin tre palët në sherr, ndërkohë që Shqipëria pret me ankth në krevat.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione djegia e mandateve te opozites lorenc vangjeli zgjedhjet e parakohshme djegia e mandateve te opozites lorenc vangjeli zgjedhjet e parakohshme

Sondazh

Poll
Insights 2 Mars 2019, 13:38

Arkitektët i shitën profesionin politikanëve

Në kohën e komunizmit, kish një numër arkitektësh dhe urbanistësh që njerëzit e zakonshëm i njihnin, ata ishin personalitete. Sot po të pyesësh një qytetar të t...

Insights 2 Mars 2019, 12:20

Butaforia e Samitit…

Samiti Diasporës… Ore injorantë… A e keni të qartë kuptimin e fjalës Samit apo jo… Samit do të thotë takim kryetarësh shtetesh ku zakonisht sy...

Insights 2 Mars 2019, 12:08

Nderin e burrave e kanë në dorë gratë!

Këngëtarja amerikane me origjinë shqiptare, Bebe Rexha sapo ka nxjerrë një këngë të re me titullin “Last Hurrah” (Urra-ja e fundit), dhe në videoclipin e publik...

Insights 1 Mars 2019, 19:02

Diaspora e përdorur

I zhurmshëm ka qenë marketingu mediatik, këto ditë, i të ashtuquajturit “samit” të diasporës, që po mbahet në Tiranë.Duke u njohur me programin e këtij eventi, ...

Insights 1 Mars 2019, 06:24

Kur grabitja u shitet qytetarëve si favor

Ministrja e Shendetesise komunikoi sot per qytetaret vendimin e qeverise per indeksimin e cmimit te barnave, duke reflektuar ne cmimet e reja renien e euros. Si...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet