LIVE UPDATES
Insights

Diaspora e përdorur

1 Mars 2019, 19:02 Nga DOSJA
Diaspora e përdorur

I zhurmshëm ka qenë marketingu mediatik, këto ditë, i të ashtuquajturit “samit” të diasporës, që po mbahet në Tiranë.

Duke u njohur me programin e këtij eventi, ne të revistës “Peizazhe të fjalës” kemi krijuar, megjithatë, bindjen se, me gjithë makijazhin propagandistik, “samiti” po përvijohet tashmë si panair i simpatisë, i organizuar nga një elitë politike e mbetur pa ide dhe ndoshta e dëshpëruar.

Sikurse të gjitha kategorive të lexuesve tanë, edhe kësaj elite ne, si revistë dhe institucion kulturor, i kemi ofruar falas prej vitesh kritikë konstruktive dhe serioze, si alternativë ndaj karnavalit të përditshëm të përplasjeve, debateve dhe argalisjeve në Parlament, në televizion dhe në rrjetet sociale dhe që tashmë nuk bëjnë as për të qeshur.

Jemi përpjekur që, si zë i pavarur nga jashtë Shqipërisë, të japim një kontribut sistematik në ecurinë e jetës sociale dhe kulturore në Shqipëri dhe në Kosovë, gjithashtu duke tërhequr në revistë me dhjetëra e dhjetëra bashkëpunëtorë nga të gjitha anët e botës, pa çka se kurrë nuk kemi pasur mbështetje financiare institucionale. Na mban gjallë dëshira për ta thënë fjalën tonë në logun publik, mbështetja dhe simpatia e lexuesve dhe dhuratat sporadike, por gjithnjë tejet të vyera, të individëve dashamirës të revistës, të cilët – le ta themi sërish dhe fort – janë të gjithë nga diaspora.

Duam ta përfytyrojmë atë çfarë bëjmë si shembull të gjallë të kontributit që mund të japin shqiptarët e diasporës për shqiptarinë anembanë botës, si individë por edhe të organizuar në institucione të pavarura. Shpresojmë që edhe shumë prej jush që na lexoni, e shihni përpjekjen tonë kështu.

E kuptojmë, nga ana tjetër, pse regjimi i sotëm në Tiranë, tashmë i përfshirë në një krizë të gjithanshme, të cilën e ka shkaktuar në masë të madhe vetë, por edhe i përballur me pakënaqësi të përgjithshme nga shoqëria civile dhe qytetarët, kujton se nuk ka nevojë për praninë tonë dhe as për fjalën tonë.

Dhe pse, përkundrazi, kujton se ka nevojë për një dorë tjetër suvaje, në fasadën laramane dhe tashmë të rrjepur që po ia mirëmban vetes dhe po ia tregon botës prej vitesh si kopertinë broshure turistike të zbërdhulur; një dorë suvaje që shpreson se do t’ia japin këtë herë pjesëmarrësit në të ashtuquajturin “samit”.

Flamujt kuqezi, qeleshet, tupanët, Kuvendi i Lezhës dhe turizmi patriotik nuk janë gjë tjetër, veçse xhingla shumëngjyrëshe, që mjeshtrit e public relations në Tiranë po u blatojnë vizitorëve të radhës, me shpenzimet e taksapaguesve të urtë.

Edhe vetë motoja e këtij panairi kaotik, “E gjithë vëmendja për diasporën”, nuk dëgjohet veçse si version i sloganit të Partisë Socialiste: “E gjithë vëmendja për ju”; të thuash se bëhet fjalë për aktivin e një dege të kësaj partie.

Ky slogan shpejt e shpejt i ricikluar duhet lexuar veç si kërkesa in extremis për vëmendje, nga ana e parisë së tanishme në Tiranë, drejtuar një publiku që tashmë nuk mjaftohet me bojëra dhe fasada.

Pavarësisht nga dëshirat e tyre të mira dhe ndjenjat patriotike që nuk ua vë kush në dyshim, pjesëmarrësit e tanishëm në “samit” janë duke kontribuuar, para së gjithash, në normalizimin e krizës politike dhe kushtetuese që ka pushtuar shtetin shqiptar.

Ne si “Peizazhe të fjalës” prej vitesh e kemi kuptuar dhe shpjeguar se paria që ka sot pushtetin në Tiranë, me gjithë pozat kulturore dhe kitsch-in e përgjithshëm, e ka bërë zakon të rreket të rekrutojë kulturën në shërbim të interesave të veta politike imediate. Publikun e kulturës kërkon ta bëjë publik të vetin dhe pastaj serbator votash të ardhshme.

Efekt anësor i neveritshëm i këtij politizimi ka qenë dhe mbetet degradimi i kulturës në spektakël sheshi dhe i eksperiencës kulturore në dëfrim masiv.

Protestat heroike në mbrojtje të Teatrit, protestat masive të studentëve, protestat e tjera qytetare dhe tani së fundi djegia e mandateve nga deputetët e Opozitës kanë krijuar në Tiranë dhe në Shqipëri një klimë të rënduar. Ajo çfarë po ndodh me gjyqësorin dhe Gjykatën Kushtetuese janë shenja të qarta të një krize kushtetuese. Edhe Presidenti i Republikës, që duhej të merrte iniciativën në zgjidhjen e krizës, po mjaftohet të ujitë kopshtin e vet. Shtetit i ka humbur partitura dhe po luan si një orkestër që veç akordon veglat.

Qytetarët, nga ana e tyre, nuk kanë siguri për vete dhe fëmijët, nuk kanë shpresë, nuk kanë shërbime publike elementare, si ato të arsimit dhe të shëndetësisë. Një pjesë e madhe e tyre thjesht duan të ikin nga Shqipëria, për ta ndërtuar të ardhmen gjetiu, refugjatë të luftërave primitive mes oligarkëve në Shqipëri, për të grumbulluar miliona në llogaritë e tyre, duke ia marrë njëri-tjetrit dhe, veçanërisht, qytetarëve.

Deri edhe mediat e regjimit nuk ngurrojnë t’i bëjnë reklamë verbuese lotarisë së përvitshme amerikane!

Mbase te panairi i tanishëm, në Tiranë, duheshin ftuar edhe përfaqësues nga të gjithë ata shqiptarë që – me dhjetëra mijëra – janë dyndur në qendrat e azilantëve anembanë Europës, në pritje që t’ua certifikojnë vullnetin për t’u larguar nga atdheu.

Në këto rrethana, organizimi i “samitit” të diasporës nuk mund të interpretohet veçse si shenjë e një shurdhërie terminale, nga ana e një regjimi që vazhdon t’u ofrojë zgjidhje paljative të vjetra e të konsumuara krizave të reja dhe sfidave të reja në vend dhe në Europë.

Shqiptarët që jetojnë larg Shqipërisë, gjatë këtyre 30 vjetëve, nuk janë sjellë gjë ndryshe nga sivëllezërit e tyre në histori – duke u përpjekur të bëjnë atë çfarë bashkatdhetarët e tyre në Shqipëri nuk e kanë bërë dot.

Në lëmin kulturor, revista jonë “Peizazhe të fjalës” ka kërkuar të japë një kontribut unik, në dialog me faktorët e tjerë kulturorë dhe intelektualë në Shqipëri, në Kosovë dhe gjetiu mes shqiptarëve në botë.

Pjesë e këtij kontributi është edhe denoncimi ynë i tanishëm i “samitit” të diasporës, si një spektakël pa shije i marketing-ut të regjimit në Tiranë, me pjesëmarrjen dhe angazhimin e bashkatdhetarëve tanë herë naivë, herë përfitues dhe herë të papërgjegjshëm.

Ky denoncim do lexuar edhe në vijim të kritikave të ashpra që patëm shprehur për “samitin” e parë të diasporës: vetëm se këtë herë pjesëmarrësve, që janë gjithashtu objekt i kritikës sonë, u mungon alibia e padijes.

Ne mendojmë se, në botën e sotme, e vetmja shprehje dhe provë e vëmendjes për atdheun është vendosmëria për të dhënë një kontribut në çështjen publike – prandaj edhe çdo diskurs kinse patriotik dhe nacionalist, që po shoqëron spektaklin e “samitit”, nuk provon veçse vendosmërinë e regjimit për ta vënë edhe atdhetarizmin spontan të shqiptarëve në shërbim të mbijetesës së vet.

Ajo çfarë bëjmë përditë te “Peizazhet” është përkushtimi ynë dhe atdhetarizmi ynë. Këtë e njohin edhe ata mijëra lexues që vijnë te ne çdo ditë, dhe ata miliona që janë akumuluar në këto 13 vjet. Që regjimi në Tiranë ka zgjedhur të na kthejë kurrizin si edhe herë të tjera, pse nuk i gëlltit dot qëndrimet tona të kthjellëta dhe të pavarura, na konfirmon se jemi në rrugë të drejtë.

Marrë nga Peisazhe.com

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione diaspora e përdorur samiti për diasporën diaspora e përdorur samiti për diasporën

Sondazh

Poll
Insights 1 Mars 2019, 06:24

Kur grabitja u shitet qytetarëve si favor

Ministrja e Shendetesise komunikoi sot per qytetaret vendimin e qeverise per indeksimin e cmimit te barnave, duke reflektuar ne cmimet e reja renien e euros. Si...

Insights 28 Shkurt 2019, 19:33

Turpi i Kolegjit

Te shkarkosh Antoneta Sevdarin dhe te mbash ne detyre A.Malaj etj, eshte si nata me diten! Po cti besh, kur te bejne gjyqin e te shkarkojne ata si S.Çomo...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë