Politike

“#Edheunë”, aktorë e pedagogë mbështesin nismën: Jo diktaturë

Nisma ka për qëllim pengimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Figura të shumta publike janë bashkuar kësaj nisme dhe kërkojnë të mos ketë zgjedhje në 30 qershor.
Featured image of article: “#Edheunë”, aktorë e pedagogë mbështesin nismën: Jo diktaturë Mbështetësit e nismës #Edheunë

TIRANË- “Edheunë” është një nismë e rrallë po shpërndahet me gjerësi në rrjetet sociale, për të penguar zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Nën hashtagun #edheunë, pedagogë, artistë, e personazhe të njohur të skenës dhe ekranit i janë bashkuar deklaratës së aktorit Bujar Kapexhiu, i cili shpalli nismën dhe tha se do t’i pengojë zgjedhjet, pavarësisht se ato mund t’i kushtojnë daljen jashtë Shqipërisë.

Së pari nisma u mbështet nga Fatos Lubonja, Flutura Açka, Neritan Liçaj, Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Rudi Erebara, Kastriot Çipi, Olti Curri, Agim Xhafka dhe të tjerë emra të njohur. Por këta nuk janë emrat e vetëm pasi sot janë bashkaur dhe emra të tjerë të njohur si: Sesilia Plasari, Mehdi Malkaj, Sandër Kovaçi, Hysni Ahmataj etj.

“#EdheUnë Nuk votoj në zgjedhje moniste ku:  Kandidat – PS, Votues – PS, Komisionerë – PS, Vëzhgues – PS, KZAZ – PS, Numërues – PS, KQZ – PS, Polici – PS.”, shkruan Sandër Kovaçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa Sesilia Plasari kërkon që në qeli të jetë me Bujar Kapexhiun. Po ashtu dhe Mehdi Malkaj në një fjalim tek teatri u kërkon kolegëve që të mos shkojnë në votime.

(A.B. Dosja.al)

  • 13:12

    Mehdi Malkaj thirrje kolegëve: Mos votoni në 30, po shkojmë drejt diktaturës

    Aktori Mehdi Malkaj i është bashkuar nismës #Edheunë, dhe deklaron se nuk do të votojë, ka kërkuar mbështetjen nga gjithë kolegët të mos bëhen pjesë e votimeve që sipas tij janë si në diktaturë.

    Malkaj këtë deklaratë e ka bërë nga sheshi i Teatrit Kombëtar, duke kërkuar që të gjithë të bëjnë si ai.

    FJALA E PLOTË

    Te dashur miq, Une kam bindjen- thote dikush, kryeminister, kryetar partie , kryetar bashkie a ku di une … Une kam bindjen se eshte keshtu apo une kam bindjen se do behet ashtu. Niçha thote: Bindjet jane vetburgosje per ate qe i ka. Keta jane njerez te burgosur kur thone qe une kam bindjen. Jo! Çdo gje eshte alternative. Une si person e dua shume kete godine( shenim: godina e Teatrit Kombetar) se me ka dhene jete , me ka dhene emer, me ka dhene fryme, kjo godine me ka dhene shume emocion.

    Une kam nje lidhje shpirterore me ata qe hyjne e dalin aty, jetoj me frymemarrjen e tyre dhe marr fryme nga fryma e tyre edhe tani qe eshte bosh, une marr fryme nga keta. E thash te gjithe kete ligjerate , do tu lutem shume te gjithe artisteve, nga jane e nga s’jane, se historia e zhvillimit te artit ka qene me ate qe eshte pjesa me sociale , me e dashur dhe gjithmone artistet kane qene nje hap perpara te tjereve, prandaj kane udhehequr me modelin dhe me shembullin e tyre. Ne kete rast une do tu bej nje thirrje kolegeve nga jane e nga s’jane: ta mendojne mire ate qe do bejne, sepse ata jane model, ata udheheqin njerezit. Une personalisht jam me kete : EDHE Une NUK VOTOJ! ….. sepse voton per diktaturen dhe ne nje diktature e kemi kaluar dhe do vijme prap aty…. une nuk e di si e keni kaluar juve por mua per vete me kujtohet kue te thoshin : Rri ti , e di Partia! Mendon Partia per ty! E keni jetuar kete periudhe zonja dhe zoterinj?

    E di Partia, e di Partia… po mire natyra apo zoti qe ma ka falur trurin per çfare ma ka falur? Per çfare ma ka dhene? Ne momentin qe njeriu nuk fut trurin ne pune atehere eshte kavje, nuk i duhet me truri , nuk i hyn ne pune. Jemi ne prag te nje beteje te madhe shpirterore, na duhet qe ta fitojme kete dhe une kam bindjen qe do ta fitojme. Nuk ka rruge tjeter! E gjitha c’po ndodh ne Shqiperi ka filluar per kete godine ( shenim : referohet godines se Teatrit Kombetar) , kjo ka qene shkendija… Ndersa tani duket se po merr flake! Ju faleminderit!

  • 13:01

    Aktorja Sesilia Plasari mesazh nga Parisi: Dua të jem në qeli me Kapexhiun

    Aktorja, regjisorja njëkohësisht dhe pedagoge që është tashmë në Paris ka dërguar një mezazh me hashtagun #Edheunë.

    Ajo shkruan se është gati që të mos shkojë në votime, t’i pengojë ato dhe të dënohet. “Edhe unë, kundër diktarures. Dua të jem në nje qeli me Bujar Kapexhiun”, shkruan Plasari.

Shto Koment