LIVE UPDATES
Editorial

Edhe një herë për ‘urdhrin’ e arkitektit dhe inxhinierëve në Shqipëri!

22 Shkurt 2019, 12:31 Nga DOSJA
Edhe një herë për ‘urdhrin’ e arkitektit dhe

Të kesh mendim alternativ nuk është marrëzi, por është demokraci!

Po! Unë jam kundër “urdhrit” të arkitektit dhe inxhinierëve në Shqipëri, sidomos këtij urdhrit të propozuar me një projektligj që nuk respekton parimet shoqërore e ligjore, barazinë dhe të drejtën e përfaqësimit. Akoma më shumë, jam kundër një urdhri që synon të ngrihet në këtë kontekstin tonë tranzitor: të ndotur, korruptiv dhe monopolistik. Draftuesit e tij nuk kanë thënë dhe nuk thonë asnjë fjalë për këtë! Një urdhër i tillë nuk na jep lirinë profesionale që e duam të gjithë; përkundrazi është thjesht një formë diktati që një grup tenton të vendosë mbi shumicën.

Fundja, nëse do të ishte ndryshe, atëherë i gjithë komuniteti i arkitektëve, pa përjashtim, përfshirë edhe studentët, do të ishte angazhuar prej kohësh në një platformë diskutimi për faktin nëse ka realisht vend për rregullim të profesionit apo jo, dhe për mënyren se si duhet të adresohet ky rregullim. Mirëpo ndonjë platformë e tillë gjithëpërfshirëse nuk duket të jetë krijuar deri me sot. Ajo që kemi në dorë është një projektligj surprizë për miratim direkt në parlament. Një ligj që nuk duket të jetë konseguent as brenda vetes, pasi, ndërsa synon të garantojë siguri për shoqërinë në lidhje me produktin arkitektonik, propozon një sërë mekanizmash kontrolli të tregut, si e drejta për të ushtruar profesionin, provimi dijes, apo dhënien e krediteve te përvitshme përmes konferencash. Dikush mund të thotë se jam paragjykues, por këto instrumente thjesht do të zhvendosin korrupsionin nga një dorë në një tjetër, dhe eksperienca e të jetuarit dhe punuarit në Shqipëri mjafton për ta vërtetuar këtë.

Çfarë kërkon realisht të rregullojë në letër ky projektligj i “urdhrit” të arkitektëve dhe inxhinierëve, që sistemi aktual ligjor dhe arsimor për profesionin e arkitektit/inxhinierit nuk e rregullon? Kërkon thjesht të vendosë etikën në profesion? Kërkon të certifikojë njohuritë praktike? Kërkon të certifikojë njohuritë akademike? (Edhe pse këto dalin jashtë kompetencës së çdo urdhri/shoqate.) Kërkon të kontrollojë licensat? Çfarë tjetër? Apo gjithçka? A ka bërë dikush ndonjë analizë dhe a është bërë kjo analizë në grup të gjerë? Po studentët – profesionistët e ardhshëm, i pyeti ndokush se çfarë mendojnë; se ç’pasoja ka një koncept që dikush e quan dhe “tradicional dhe modern” (!!!). A i pyeti ata kush se si urdhri ndikon mbi të ardhmen e tyre profesionale në një Shqipëri kaq informale? Po përse në një komunitet ku ekzistojnë më tepër se një shoqatë përfaqësuese e profesionistëve në arkitekturë, të gjitha të drejtat i atribuohen vetëm një grupimi? Mbi cilën bazë disa janë më të mirë se të tjerët, apo kanë më shumë të drejta se të tjerët?

Ka jo pak individë/profesionistë, që kanë të drejtë ta shohin ndryshe këtë çështjen e urdhrit e të jenë kundër: i) së pari, sepse pretendojmë që jetojmë në shoqëri demokratike, ku ka pluralizëm, mendimi; ii) së dyti, sepse projektligji për urdhrin e arkitektëve është produkt i njëanshëm, ku shumë ndihen të papërfaqësuar, madje të kontrolluar.

Në këto kushte, nuk ka pse të duket e habitshme që shumë prej arkitektëve janë kundër. Deri në këtë moment, mbi 2000 arkitektë e kanë firmosur peticionin kundër tij. Kundërshtia është normale dhe s’ka përse merret personale apo armiqsore në demokraci. Mirëpo, në këtë debat, kam vënë re se, përtej ekzistencës së dy grupeve pro e kundra, është edhe një grup i tretë, që për arsye moskuptimi, indiference, pragmatizmi apo keqinformimi, në vend të argumenteve ligjore e shkencore, mban qëndrime populiste ose as mish as peshk. Dhe debatet populiste që qëllimisht keqintepretojnë faktet janë shumë të dëmshme për vetë ata që i bëjnë. Këto debate populiste janë edhe të panevojshme. Mos të harrojmë se debati në fjalë kryhet mes profesionistëve, mes individëve që supozohet se kanë një kapacitet të caktuar mbi-mestar intelektual, si dhe formim akademik, shkencor dhe praktik të mjaftueshëm, madje mjaft të mirë, për të toleruar ofendime të inteligjencës.

Pikë së pari, vetë iniciativa për urdhrin është e ushqyer direkt ose indirekt nga politika, ose po merr avantazh prej saj, ndaj ky “urdhër” nuk do të na shpëtojë aspak nga ‘kapriçot’ e politikës.

Së dyti, edhe ata që kundërshtojnë janë profesionistë, madje shumë të mirë dhe kjo është e vërtetuar mbi baza kualifikimesh pa fund, qëndrimesh që kanë mbajtur në shoqëri e publik, apo në një sërë institucionesh me reputacion brenda e jashtë vendit.

Së treti, po, duhen respektuar rregulla për të gëzuar dhe ushtruar liritë profesionale, individuale, apo shoqërore, por çështja është kush i vendos rregullat dhe kush i jep të drejtë kujt të vendosë rregulla për të tjerët?

Dhe së fundi, nënvizoj me forcë;

NUK EKZISTON ASNJË DIREKTIVË EVROPIANE PËR URDHRIN E ARKITEKTËVE.

Ekziston direktiva evropiane për njohjen e kualifikimeve profesionale 2005/36/EC, e rishikuar me direktivën 2013/55/EU, e cila në pikën 1 të saj përcakton se ka për qëllim: të garantojë njohjen automatike të një numri të kufizuar profesionesh (përfshirë arkitekturën/inxhinierinë), bazuar në detyrimet e harmonizuara minimale të trajnimit dhe në një sistem të përgjithshëm për njohjen e edukimit/trajnimit në lidhje me profesionin.

Gjithashtu, po sipas pikës 1 dhe 4, direktiva evropiane synon të vendosë barazi mes profesionistëve të vendeve të ndryshme, edhe pse ato kanë sisteme të ndryshme kualifikimi e të njohjes së kualifikimit; si edhe të garantojë që profesionistët emigrues integrohen automatikisht dhe në mënyrë të barabartë në sistemet e vendeve ku shkojnë të jetojnë brenda BE. Pra direktiva nuk detyron askënd të krijojë urdhër arkitektësh, direktiva thjesht njeh sistemet e kualifikimit dhe të njohjes së kualifikimit që kanë vendet e BE, secili sipas kontekstit dhe traditës së vetë, dhe i sjell ato në një emërues të përbashkët. Format e organizimit janë kompetencë kombëtare. Po të shikoni aneksin V dhe VI të direktivës, seksionet për arkitekturën, do të vini re se shumë vende evropiane nuk e kanë të detyrueshme certifikatën kualifikuese për të njohur profesionin e arkitektit, dhe institucioni që lëshon evidencën e kualifikimit është institucioni akademik, kjo varësisht edhe llojit të programit dhe kohëzgjatjes së tij.

Shoqata dhe dhoma arkitektësh kanë thuajse të tëra vendet, madje disa prej tyre kanë 3 ose 4. Edhe Shqipëria ka dy shoqata, por thuajse gjithmonë këto janë thjesht institucione jo qeveritare, të pavarura, ku arkitektët vetëorganizohen për të drejtat e tyre dhe në mënyrë demokratike dhe të barabartë. FAB në Belgjikë përbëhet nga 3 shoqata, Bullgaria ka edhe Union të arkitektëve edhe Urdhër të arkitektëve, Danimarka ka 2 shoqata, Franca ka një Këshill, një Union dhe një Sindikatë, Gjermania ka 4 shoqata, Greqia ka një Dhomë teknike dhe një Shoqatë, Lituania, Norvegjia, Suedia, Anglia dhe Hollanda po ashtu kanë nga 2 institucione përfaqësuese. Por në çdo rast, këto janë shoqëri të vetëorganizuara që mbrojnë të drejtat e anëtarëve të tyre dhe që bashkjetojnë demokratikisht. Rasti më unik është Anglia dhe RIBA, ku RIBA është e harmonizuar tërësisht me sistemin e edukimit që nga viti i parë i universitetit, është një praktikë 200 vjeçare, është institut, dhe ka një pafundësi ligjesh që kanë rregulluar gradualisht në dy shekuj formën e saj të organizimit, deri në ditët e sotme. RIBA e 1800s nuk ishte ajo që është sot, dhe RIBA sot nuk pengon askënd të ushtrojë profesionin, ajo i jep vlerë profesionit në një shoqëri të konsoliduar.

Por gjithsesi, çdo vend ka kontekstin e vetë dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse ne shqiptarët nuk e njohim dhe nuk e studiojmë tonin, kur na duhet të hartojmë ligje apo të ndërmarrim iniciativa. Ne nuk duhet të kopjojmë askënd dhe Integrimi Evropian, nuk na detyron në asnjë kapitull të vetin, madje as në kapitullin 19, që të krijojmë urdhër arkitekti. Ne duhet te jemi vetvetja dhe pa komplekse dhe kjo na jep vlerë edhe në Europë!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial besnik aliaj ligjet shqiptare politika shqiptare urdhri i arkitektit besnik aliaj ligjet shqiptare politika shqiptare urdhri i arkitektit

Sondazh

Poll
Editorial 21 Shkurt 2019, 12:40

Barcelona synon transferimin e Rashford

Sulmuesi anglez i Manchester Unitedit, Marcus Rashford është qëllimi kryesor I Barcelonës gjatë verës së ardhshmë.Rashford është njëra nga lojtarët më në formë ...

Editorial 20 Shkurt 2019, 21:45

Karburanti i fundit, për të djegur Shqipërinë

Sali Berishës nesër i duhet një arkivol. Së paku një i vdekur. Pas dështimit të protestës së 16 shkurtit dhe planit të tij për të përsëritur një gjakderdhje në ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë