Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Rreth 1 vit nga nisja e fushatës të vaksinimit në Shqipëri 40,7% e popullatës janë të vaksinuar me dy doza, ndërsa 3% e tyre kanë marrë vetëm 1 dozë sipas të dhënave të Our World Data. Shqipëria vijon të mbetet larg niveleve të Bashkimit Europian, ku 72% e popullsisë europiane ka marrë dy doza vaksine. Në raport me rajonin vendi pozicionohet para Maqedonisë të Veriut me 40% të popullatës të vaksinuar me dy doza dhe pas Malit të Zi që ka 44%, Kosovës me 45% të popullatës të vaksinuar Serbia me 47% dhe Greqia 71%.
Bosnjë-Hercegovina ka numrin më të ulët të numrit personave të vaksinuar me dy doza në nivelin 26% të popullatës. Fushata e vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh” nisi më 11 janar 2021, ndërsa në Kosovë nisi zbatimin në fund të muajit mars 2021. Në total në vend sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë janë kryer 2,6 mln vaksina, ku 213,6 mijë janë doza të treta.

Deri në pranverën e këtij viti Ministria e Shëndetësisë parashikon të sigurojë rreth 5 mln doza vaksina përmes mekanizmit Covax për të vazhduar aplikimin e dozës së tretë dhe doza dhe për fëmijët nën 18 vjeç sipas rekomandimeve të OBSH dhe ICD.
Nga të dhënat e Our World Data, 54% e popullsisë botërore ka marrë dy doza të një vaksine kundër Covid-19. 10,3 mld doza janë administruar në mbarë botën dhe 26,1 mln tani administrohen çdo ditë. Vetëm 10,6% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë.
Për vaksinimin e popullatës në 4 mujorin e parë të 2021 u shpenzuan rreth 14 mln USD sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë. Për periudhën janar-prill sipas raportit të monitorimit financiar të Ministrisë të Shëndetësisë janë vaksinuar 499,308 persona dhe shpenzimet faktike për këtë periudhë llogariten në vlerën e 1,407,762,000 lekëve. Kostoja për njësi për çdo të vaksinuar llogaritet rreth 2,800 lekë.
Ndërsa për periudhën janar-gusht 2021 për vaksinimin e popullatës u shpenzuan rreth 27 mln USD, sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë. Për periudhën janar-gusht sipas raportit të monitorimit financiar të Ministrisë të Shëndetësisë u vaksinuan 817,602 persona dhe shpenzimet faktike për këtë periudhë llogariten në vlerën e lekëve 2,793,811,000 lekëve . Gjatë periudhës janar-gusht 2021 janë vaksinuar me 2 doza 625,773 persona dhe me një dozë 817,602 persona.
Për menaxhimin e vijueshëm të pandemisë nga Coivid-19 qeveria miratoi në dhjetor të vitit të kaluar marrëveshjen për marrjen hua të 60 mln euro hua nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës. Nëpërmjet kredisë do të financohej blerja e vaksinave duke përfshirë edhe koston e transportit dhe magazinimit të tyre, punësimi shtesë i mjekëve, infermierëve. Për trajtimin me bonus për Covid-19 të mjekëve, infermierëve dhe personelit jo-mjekësor për periudhën janar-gusht janë shpenzuar 100 mln lekë sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë. Dhënia e bonusit të mjekëve në vlerën e 1,000 eurove do të vijojë të shpërndahet deri në fund të pandemisë.
Marrë nga Monitor
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Statistikat e udhëtimeve për qëllime turistike brenda vendit zbulojnë gjendjen e pensionisteve shqiptarë, të cilët udhëtojnë shumë pak për qëllime turistike në ...
Detyrimet e prapambetura të qeverisë vitet e fundit po krijohen më së shumti nga prokurimi i punëve dhe shërbimeve publike me kosto shumë më të larta se parashi...
Që nga tremuujori i fundit i vitit të kaluar, ekonomia po përballet me një rritje të shpejtë të çmimeve. Pyetja që shtrohet gjithnjë e më shpesh prej mua...
Nuk mund t’i vendosësh një çmim dashurisë, por sigurisht që është bukur të festosh me personin që do më shumë, përmes një shenje dashurie, në 14 shkurt. ...
Çmimi i përllogaritur i shitjes së energjisë për konsumatorët në klient të mesëm, duke përfshirë edhe tarifën e shpërndarjes së energjisë elektrike, para...
Bankat shqiptare po përdorin kreditë e përbashkëta, si një instrument për të mbështetur projekte në vlera të mëdha dhe për të ndarë rrezikun mes tyre. Sektorë s...
Çfarë po ndodh me serrat e ngritura vite më parë nga të ardhurat e punës në emigracion? Pse fermerët e Lushnjës dhe Beratit po lënë investimet e tyre për...
Lista voluminoze e borxheve në fletë formati A4 është e përhapur në të gjithë zyrën e ngushtë të Arben Sakollarit në cepin e një magazine që shet inpute për buj...
TIRANË– Në pikat e shitjes me pakicë në Tiranë, nafta këtë të premte tregtohej me 199 lekë/litri, së bashku me benzinën. Trendi po vazhdon edhe pse a...
FIER– Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt qytetit të Fierit për problematikën e edukatores Diana Xhaxhaj, e cila prej dy vitesh del e para në portalin “Mësu...