Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Kokëboshët shqiptarë nuk duan të vaksinohen”, Braçe: 90 miliard lekë janë shumë
8 Nëntor 2021, 14:14Nga DOSJA
TIRANË – Ish-zv/kryeministri Erion Braçe qëndroi kritik ndaj efektivitetit të projektbuxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022. Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, deputeti i mazhorancës përmendi se 63 miliard lekë para publike dhe 27 miliardë lekë për mbrojtjen sociale janë shifra shumë të larta për të realizuar qëllimet e projektbuxhetit.
Më tej, Braçe u tregua i ashpër edhe ndaj qytetarëve që nuk pranojnë të kryejnë vaksinën duke i quajtur “kokëboshë”. Për sa i përket frikës së bizneseve se mund të goditen ekonomikisht nga propozimi i ministres Manastirliu për lejimin e personave të vaksinuar me çertifikatë vaksinimi, Braçe nuk i mori parasysh.
“63 miliard lekë para publike, por lë mënjanë paranë private, vetëm për funksionin e shëndetësisë janë shumë para. 27 miliard lekë për mbrojtjen socialë prapë janë shumë para. Dhe po t’i vësh në raport këto shuma me shërbimet që janë, nuk anojnë nga shërbimet. Këto janë para që mblidhen nga taksimi i përgjithshëm. Duhet të diskutohet efektiviteti i përdorimit të këtyre parave dhe kush janë programet apo planet që të përdoren siç duhet. 2.7 miliard lekë për vaksinimin, a e mbulojmë të gjithë planin që kemi për imunizimin përmes vaksinimit? Si do e bëjmë të mundur që të bëhet efektiv plani dhe parave që po përdorim? Se t’i blejmë vaksinat e i ti mbajmë në frigoriferë siç po bëjmë? Procesi i vaksinimit do kurajo, s’mund të vërë para një shoqatë baresh e restorante shëndetin publik se do goditen. Po le të goditen, e vetmja gjë që i kërkohet qytetarëve është të bëjë vaksinën, për të hyrë në shkollë, në bare, po kokëboshët shqiptarë nuk duan”, deklaroi deputeti socialist Braçe në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë për diskutimin e projektbuxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo video tregon kryeministrin Edi Rama, i cili një ditë më parë zgjodhi Pyllin e Sodës në Vlorë për të prezantuar një aksion të ri të quajtur ‘Shqipëri e Pastë...
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se helikopteri i mbetur në Itali, po inspektohet nga ekspertë për të zbuluar nëse ka pasur mirëm...
TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi thirrjen për të gjithë qytetarët për pastrimin e ambjentit nga mbeturinat. Me pamjet e aksionit ...
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi mungojnë sot në mbledhjen e Kryesisë së Grupit parlamentar. Mesa duket të dy kan...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues të tij lidhur me ndërtesat e ngritura në Thumanë. Teksa Rama reklamon ndërtesta e rindërt...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ngritur shqetësimin se shkrirja e Gjykatave do të shtojë kosto tek qytetarët. Sipas saj, pas mbylljes...
TIRANË– Aida Qoqja, kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dega 8 në Tiranë ka bërë një postim sqarues lidhur me aksionin e nisur nga ish-...