LIVE UPDATES
Aktualitet

E rrahu gruan se nuk i ndezi makina, RRËFIMI i burrit dhunues: Më stresoi Covid-19, kemi një djalë 6 vjeç për të rritur!

19 Prill 2020, 12:43 Nga DOSJA
E rrahu gruan se nuk i ndezi makina, RRËFIMI i burrit dhunues: Më

Padyshim që stresi gjatë karantinës shumë njerëz po i tjetërson. Shumë të tjerë po nxjerrin pjesën e tyre më të keqe me të afërmit. Një burrë u arrestua në Tiranë pasi dhunoi bashkëshorten E. Hasanaj, një 29-vjeçare e cila pasi u dëmtua nga një gotë qelqi i kishte kërkuar bashkëshortit ta dërgonte për mjekim në spital. Por kur burri tentoi të ndizte makinën, mjeti nuk u ndez, atëherë ai iu kthye asaj duke e goditur me ç’të mundej.

Gruaja i tha policisë – përmendet në dosjen që Gazeta “Si” disponon – se veç urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes do të kërkojë divorcin. Ndërkohë i akuzuari, tashmë i arrestuar, mohoi gjithçka, duke shtuar se gjithë fajet i kishte Covid-19 që e kishte mbyllur në shtëpi dhe e kishte lënë pa punë.

Kjo fabul e pabesueshme dhune përfundoi me arrestimin e A.Hasanaj, i kallzuar nga bashkëshortja pranë komisariatit më të afërt në zonën ku çifti jeton me qera. Gruaja ka treguar jetesën e çiftit në emigracion dhe më pas marrëdhënien e tensionuar që ka kulmuar gjatë karantinimit.

“Më datën 12 prill tek po laja enët, një gotë m’u thye në dorë dhe më dëmtoi, preva dorën. Njoftova ambulancën dhe më dërguan në Spitalin Ushtarak ku pasi mora mjekimin u ktheva në shtëpi. Në datën 13 prill, i thashë bashkëshortit që të më dërgonte në spital për të mjekuar plagën. Si fillim bashkëshorti im telefonoi dhe mori leje për të lëvizur me makinë. Në momentin që ne zbritëm bashkë me djalin, burri konstatoi se kishte harruar dritat e makinës ndezur dhe automjeti nuk ndizej. Thirri shokun e tij i cili erdhi menjëherë dhe e ndihmoi. Gjatë rrugës për në spital ai vazhdoi të grindej me mua pasi ishte i nxehur nga problemi i makinës, pastaj vazhdoi duke më ofenduar dhe më tej fillloi të më godasë me grushta në prezencë të djalit të vogël”, ka treguar e dhunuara në dosjen që disponon Gazeta “Si”.

E dhunuara përshkruan në kallëzimin e saj se kjo gjendje dhune ka vijuar me breshëri shuplakash në fytyrë, në kokë e mandej në trup. Jo vetëm kaq, por i nevrikosur bashkëshorti ka ndryshuar edhe destinacion. Ai nuk e ka çuar aspak në spital.

“Ai ktheu makinën, më zbriti tek pallati dhe më tha “mjekohu ku të duash”, rrëfen gruaja.

Me dorën e fashuar, me fëmijën në krahë që qante nga frika, gruaja ka telefonuar të motrën për t’i kërkuar ndihmë.

“Erdhi motra dhe më mjekoi, pastaj ajo qëndroi në shtëpi që kur të kthehej ai mos të vazhdonte sërisht dhunën”, thotë ajo. Pikërisht prania e kunatës në shtëpi e ka shtyrë burrin që, kur u kthye në banesë, mos të ndërmarrë asnjë veprim tjetër, por pa thënë asnjë fjalë ai është mbyllur në një nga dhomat e shtëpisë. Sidoqoftë sherri ka vijuar në ditën në vazhdim.

“Në orën 9.30 minuta dëgjova zhurma tek dhoma dhe shkova për të parë se çfarë po bënte. Ai po griste rrobat e veta dhe pastaj më goditi sërisht me grushta dhe shkelma dhe doli prapë nga shtëpia”, tregon gruaja. E gjendur në këtë situatë të vështirë, gruaja e dhunuar ka telefonuar menjëherë policinë duke kërkuar urdhër mbrojtjeje pasi siç ka shtuar “nuk parashikonte më dot asnjë veprim të partnerit”. Përveç urdhërit të menjëhershëm, e reja ka paralajmëruar se nga ky tensionim i situatës, ajo do t’i drejtohet edhe gjykatës për të kërkuar divorcin.

Por psikologët e policisë që morën kallëzimin e gruas së dhunuar mendojnë që grindjet mes çifitit si edhe dhuna duhet të kenë qenë prezente mes tyre më herët. Oficeri i policisë T.M. përshkruan në procesverbalin që Gazeta “Si” disponon: “E.Hasanaj në momentin e kallëzimit ishte shumë e tronditur, ndjehej e kërcënuar për jetën nga bashkëshorit i saj dhe dyshohet se ai mund të jetë edhe përdorues i lëndëve narkotike”.

Pasi burri është arrestuar për akuzën e dhunës, ai ka ngritur supet dhe ka kërkuar falje dhe gjithë fajet ia ka hedhur koronavirusit. A. Hasanaj mohon të ketë ushtruar dhunë, por vetëm të ketë ngritur zërin pasi ishte në gjendje të rënduar nga karantinimi në shtëpi, si dhe nga mungesa e mjeteve ekonomike për të ushqyer fëmijën e vogël të moshës gjashtë vjeçare.

Në rrëfimin që ai firmosi para policisë burri tregon: “Si pasojë e Covid-19, duke qenë se liria është kufizuar dhe puna është pezulluar, ditët e fundit kemi pasur debate verbale me bashkëshorten. Debatet janë vetëm për shkaqe ekonomike. Unë ndodhem në gjendje të rënduar emocionale, për situatën ku ndodhem pasi kemi një djalë 6 vjeç për të rritur. Por me bashkëshorten i kemi sqaruar mosëmarrëveshjet”.

Pavarësisht këtij rrëfimi, burri është arrestuar dhe pritet të mos ketë rrethanë lehtësuese në çastin që do dalë përpara Gjykatës.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne familje koronavirusi ne shqiperi dhuna ne familje koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet