Berisha për Bashën: Peng i Ramës, tani e drejton Tao më shumë
2 Qershor, 13:11
'Është dita...
Bota
E rëndë, qëllohen për vdekje me armë zjarri dy të rinj në Itali
29 Tetor 2021, 13:26Nga DOSJA
ITALI- Dy të rinj të moshës 26 dhe 27 vjeç, janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Herculaneum, të Napolit. Ngjarja kandodhur në via Marsiglia rreth orës një pasdite. Giuseppe Fusella dhe Tullio Pagliaro, ishin të dy studentë me origjinë nga Portici. Hetuesit thonë se hipoteza se dy të rinjtë janë ngatërruar me hajdutë po bëhet gjithnjë e më e qëndrueshme. Sipas asaj që mësohet, ka qëlluar V. P., pronari i një shtëpie në periferi të Herculaneum.
53-vjeçari, dyshohet se ka shpërthyer disa të shtëna në drejtim të dy të rinjve me një pistoletë të mbajtur ligjërisht. Pozicioni i tij tani po shqyrtohet nga hetuesit. Policia po heton rastin ndërsa trupat e dy të rinjve u transferuan në Poliklinikën e Dytë të Napolit. Sipas një rikonstruksioni fillestar, dy djemtë ndodheshin në makinë kur u goditën nga disa të shtëna me armë zjarri. Zona ku ndodhi ngjarja është mjaft larg qendrës së Herculaneum dhe e izoluar. Mbrëmjen e kaluar me shumë gjasa, ata kanë shkuar në një fushë futbolli jo shumë larg vendit të vrasjes. Më pas, për në kthim ata do të ndalonin për një bisedë në makinë dhe në atë moment ata do të goditeshin me armë zjarri.
“Rreth orës 1.30 dëgjova katër-pesë të shtëna armësh dhe mendova se ishin fishekzjarre sepse këtu në zonë kanë zakon të ndezin. Menjëherë erdhën sirenat dhe policia dhe u tremba shumë”, thotë Sofia, një banore e zonës.
HOLLANDË- Në Holandë çel bima e rrallë, e cila njihet si “lulja penis”. Kjo është hera e tretë që kjo bimë lulëzon në Europë që nga viti 1997, sipas...
ITALI – Një tërmet i fortë ka rënë ditën e sotme, paradite dhe epiqendra është identifikuar në Fontecorniale, 39 km nga Rimini, Itali.Rimini today thotë s...
SHBA- Arrestohet nëna dhe i dashuri i saj për vrasjen e të birit 8-vjeçar që u gjend i dekompozuar pas një viti, në shtëpinë e tyre. Nëna e 3 fëmijëve, t...
VATIKAN– Për herë të dytë në histori, një president katolik i SHBA-së u takua mee Papën. Autokolona e Presidentit Joe Biden mbërriti në Vatikan pak para m...
GREQI- Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Greqi është shprehur se marrëdhëniet Gjermani-Greqi do të mbeten gjithmonë të ngushta dhe bash...
RUSI– Një grup prej 18 kombesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë shprehur “shqetësim të thellë” ndaj atyre që i kanë cilësuar...
SUEDI– Përgjigjja e Suedisë ndaj përhapjes së koronavirusit të ri, ka qenë shumë e ngadalshme dhe përgatitjet për t’u përballur me pandeminë kanë qenë të ...