Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
DURRËS– Një vajzë, 26 vjeçe ka humbur ndjenjat teksa udhëtonte bashkë me një mikeshën e saj, me një furgon të linjës Tiranë-Durrës. Dosja.al mëson se teksa furgoni ecte, në zonën ku ndodhet Mrikaj, vajza në fjalë është ndjerë keq, i janë paralizuar duart dhe i ka rënë të fikët.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, vajza në fjalë bënte shumë shpesh botox (një ndërhyrje estetike që eliminon rrudhat), dhe vetëm dy orë para se të humbte ndjenjat, ajo kishte bërë seancën e fundit.
Një student mjekësie, e ndodhur në këtë furgon i ka dhënë ndihmën e parë 26-vjeçares dhe është shprehur se temperaturat e larta dhe ndërhyrjet që ka bërë, mund të jenë bërë shkak për gjendjen e të resë.
Dëshmitarët, e pyetur nga Dosja.al tregojnë se fillimisht 26-vjeçares i janë paralizuar duart, më pas fytyra, që nuk e lejonte të fliste dhe në fund i ka rënë të fikët.
“Bënte botoks shumë shpesh, para dy orësh bëri seancën e fundit. Është edhe shumë vapë këtu,”- shprehen ata.
Asaj i është hedhur ujë i ftohtë dhe me mjete rrethanore, të pranishmit janë munduar që ta bëjnë të reagojë. Më pas ka mbërritur ambulanca dhe ka vijuar me trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Të pranishmit, tregojnë gjithashtu se brenda furgonit ishte edhe shumë nxehtë. Duke qenë se jemi në periudhë pandemie, nuk lejohet ndezja e kondicionerëve dhe kjo gjë e përkeqëson gjendjen shëndetësore të përsonave që mund të kenë probleme të tjera.
Gjithsesi, mbetet e paqartë nëse vajzës i ka ardhur paraliza për shkak të botoksit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Shëngjin. Sipas informacione mësohet se një 34-vjeçar është mbytur teksa po lahej në det.Dosja....
ITALI- Një sherr i rëndë ka ndodh në një lokal ku zhvilloheshin këngë popullore shqiptare në Milano, të quajtur ‘Mango Club’. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e s...
TIRANË- Kryetarja e Autoritetit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, ka treguar sot se institucioni që ajo drejton do të nisë një hetim ad...
TIRANË- Studiuesja Ledi Shamku është përfshirë sot në debatin për figurën e Martin Camajt dhe Ernest Koliqit. Në një reagim në mediat sociale, Shamku shkru...
VLORË -Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu ishte e pranishmë në Vlorë gjatë ditës së sotme, ku inspektoi punën e Task-Forcës ...
Në shtëpinë e të mbijetuarës, në Kombinat, kolegu Andi Bora gjeti një recetë dhe një fletë mjekimi, lëshuar nga mjeku psikiatër Sadik Lala, me të cilin do të fl...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka akuzuar Prokurorinë dhe Policinë, se nuk kanë kryer asnjë veprim hetimor për ngjarjen e rëndë në Kombinat, ku nënë e bijë...
MALËSI E MADHE -Malësia e Madhe e cila ishte e paprekur deri më tani nga COVID-19, është dorëzuar. Na Bashkinë e Malësisë së Madhe, u regjistruan 3 raste, ...
TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar se në ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Partizanit do të zhvillohet pa tifoz. Ky vendim është marrë për shkak të COVID-...
TIRANË- Në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 me autore Evis Ahmetin u dëgjuan dëshmi të reja në lidhje me tragjedinë e rëndë të ndodhur në Kombinat ...