Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
VLORË -Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu ishte e pranishmë në Vlorë gjatë ditës së sotme, ku inspektoi punën e Task-Forcës Anti-covid, për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Manastirliu ishte e shoqëruar nga deputetët e Vlorës dhe kryetari i Bashkisë, Dritan Leli.
Manastirliu përsëriti edhe njëherë urdhërin për të mos toleruar asnjë subjekt që nuk respekton protokollin e sigurisë. Më tej ajo shtoi, se subjektet që shkelin ligjin do të gjobiten me 700 mijë lekë fillimisht dhe në rast përsëritje do të mbyllet aktiviteti.
“Task-Forca antiCOVID është duke punuar në të gjithë Shqipërinë, sidomos përgjatë zonave turistike, duke filluar nga Shkodra në Sarandë. Nuk ka tolerancë për askënd që shkel ligjin. Kemi miratur përsëri disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ, ku kemi vendosur masa administrative të shtuara për të gjitha ato subjekte, të cilët administrojnë stacione të plazhit apo subjekte akomoduese, masën me gjobë 700 mijë lekë dhe është vendosur masa e pezullimit në rast të përsëritjes së shkeljeve. Policia e shtetit, inspektoriatet dhe e gjithë Task-Forca duhet të ketë një vëmendje të shtuar tek klubet që ushtrojnë veprimtarinë në orët e darkës, të cilat janë të ndaluara. Dhe po e përsëris për të gjitha subjektet, për ato bare restorante që ofrojnë shërbime në orare të zgjatura, duhet që të mos ketë tolerancë në rast të mos respektimit të rregullave të distancimit fizik, mbajtjen e maskave në shërbim, higjienën, etj. Transporti publik po ashtu ka filluar. E di që keni bërë një punë të mirë deri tani. Besoj do të kemi edhe një strukturë të dedikuar të bashkisë, policisë bashkiake për të garantuar që qytetarët të vendosin maskat, pra ata të cilët aksesojnë transportin publik dhe sigurisht ata që shërbejnë në të gjitha këto aktivitete”, tha Manastirliu.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, në bashkëpunim me grupet e tjera të Task- Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, kanë realizuar në total 106.117 kontrolle dhe monitorimet në terren gjatë kësaj peridhe dhe po ashtu janë vendosur mbi 390 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë. Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer mbi 1500 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Nga inspektimet janë marrë 3 vendime për pezullim të aktivitetit të subjekteve dhe 1 masë administrative me gjobë, në subjekt bar-kafe, i gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, mos respektuar distancimin social dhe duke moszbatuar protokollet e miratuara.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në shtëpinë e të mbijetuarës, në Kombinat, kolegu Andi Bora gjeti një recetë dhe një fletë mjekimi, lëshuar nga mjeku psikiatër Sadik Lala, me të cilin do të fl...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka akuzuar Prokurorinë dhe Policinë, se nuk kanë kryer asnjë veprim hetimor për ngjarjen e rëndë në Kombinat, ku nënë e bijë...
MALËSI E MADHE -Malësia e Madhe e cila ishte e paprekur deri më tani nga COVID-19, është dorëzuar. Na Bashkinë e Malësisë së Madhe, u regjistruan 3 raste, ...
TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar se në ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Partizanit do të zhvillohet pa tifoz. Ky vendim është marrë për shkak të COVID-...
TIRANË- Në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 me autore Evis Ahmetin u dëgjuan dëshmi të reja në lidhje me tragjedinë e rëndë të ndodhur në Kombinat ...
SHQIPËRI- Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar ditën e sotme në Shqipëri. Sipas EMSC-së një tërmet me magnitudën 3.2 i shkallës Rihter ka goditur ...
MALËSI E MADHE- Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj ka deklaruar për mediet se ky instutucion është mbyllur deri të hënën, pas kanë rez...
Gazeta “Si” ka raportuar shpesh ekskluzivisht për të rinj që po përdorin rrjetet sociale si mjet përfitimi të shpejtë. Një ndër to është edhe aksesimi i Faceboo...
TIRANË -Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i dha disa pororsi kryeprokurorëve të Vlorës dhe Fierit gjatë një takimi të zhvilluar ditën...
TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Sandër Simoni është i infektuar me COVID-19. Mësohet se gjyqtari është konfirmuar me COVID-19 5 ditë më parë...