LIVE UPDATES
Aktualitet

E përdhunuar egërsisht nga katër serbë, dëshmia rrëqethëse e nënës. Ngjarja e 20 viteve më parë që ka lënë gjurmë

10 Shtator 2019, 21:08 Nga DOSJA
E përdhunuar egërsisht nga katër serbë, dëshmia

TIRANË– Nënë e katër fëmijëve, sot 57 vjeçe, ajo është një nga viktimat e dhunës seksuale të Kosovës. Për të mos e identifikuar, ne do t’i vendosim pseudonimin Teuta.

Për shumë vite me radhë ajo e ka patur të pamundur që të diskutojë, apo të ndaj me dikë brengën që i rëndon në shpirt. Top Story sjell një rrëfim të gruas që mundi të mbijetojë pas përdhunimeve brutale, nga katër ushtarë serb.

Na kanë marrë dhe na kanë çuar të gjithëve në makina, na kanë futur në xhipa, na kanë çuar në shtëpi. Duke u ngjitur shkallët, jam rrëzuar dhe kam vrarë këmbën. Të gjithë na kanë rrahur, na kanë torturuar, na kanë futur në dhoma. Askënd nuk kam parë, vetëm dëgjoja zëra. Më kanë futur brenda në gjendje kome. Ka dal njëri dhe tjetri ka qëndruar, çfarë ka dashur ka bërë, një apo dy orë afërsisht.

Ka mbaruar punë ai dhe ka hyrë tjetri, edhe ai më ka rrahur, më zhveshi. Pastaj ka hyrë i treti, ishte afro mëngjes, nuk mbaj mend sa mund të ketë qenë ora, edhe ai bëri punën e tij. Pastaj erdhi i katërti, kam thënë vetëm zot inshallah më mirë të më mbysin se sa të më bëjnë atë që ata bën.

Kam pasur dëmtime prej thikës sepse bërtisja dhe nuk pranoja të më zhvishnin. Ata vepruan me thikë, gjaku më ka rrjedhur, gjirin e majtë e kam bërë operim pas 3-4 vitesh sepse ata ma dëmtuan. Rrobat që kisha veshur mi grisën dhe kur dola thash: “Zot shyqyr që dola!”. Vjerrës i thash se nuk mundem më të rri. I thash që po marr fëmijët dhe po dal. Dil tha dhe u’a bëftë zoti mbarë! Kam dal dhe jam ngjitur për në mal”, tregon për gruaja.

Pas orëve të tmerrit ku Teuta është përdhunuar dhe dhunuar, me rrobat e shqyera, me gjakun që i rrjedh pamabarim nga këmba ku e kanë prerë me thikë, ajo merr rrugën për në shtëpi. Mes frikës se mos e gjejnë të tjerë serb dhe e përdhunojnë, ajo ikën duke u fshehur në shtëpi të braktisura deri në momentin që mbërrin në shtëpi. Përballjen e parë e ka me vjehrrën e saj, e cila e përqafon dhe i thotë se të paktën ishte gjallë.

Mbas 3 javësh, ai më ka gjetur tek goca e dajës, mbasi më pa gjallë me fëmijë, i tregova. E kam ditur më tha, e kam ditur se mbasdite, mund të bëhet ndonjë gjë me ju. I kam treguar, gjallë më ka dashur, më ka mbështetur, as kurrë nuk kam pasur fjalë prej tij, as sot nuk kam. Për këtë bukë jo, kurrë! Më ka thënë që shyqyr që kam shpëtuar, je gjallë dhe nuk të ka ndodhur vetëm ty”, – tregon e dhunuara!

Për shumë kohë ajo e kishte maskuar vajzën e saj të madhe si djalë në mënyrë që të mos binte pre e përdhunimeve nga serbët.

“Kisha dhe vajzën, por e fshihja dhe e bëja si djalë. I preva flokët, i vishja rroba djemsh, shumë e fshihja, ishte 15 për 16 vjeçe. Nuk dallohej fare, si të ishte djalë”, tregon gruaja.

Teuta kërkoi ndihmë të specializuar dhe sot ka gjetur kurajën që ta ndaj fatkeqësinë e vet me një grup njerzish, por ende nuk është gati që të dal publikisht dhe të kërkojë drejtësi nga frika e paragjykimeve.

Tani nuk jam akoma e gatshme. Një ditë do dalim, do ta kërkojmë dhe ne drejtësinë tonë, do të tregojmë se çfarë na ka bërë serbi”, tregon gruaja.
Në momentin e dhunimit, Teuta ka arritur të identifikojë njërin prej dhunuesve të saj me emër.

I bëri zë dikush, e ka pasur emrin…. ai vetëm kur dëgjoj emrin është kthyer poshtë, doja të dilja nga dritarja por mendoja se do më zënë dhe do më mbysin fare. Lutesha dhe thoja: “Zot inshallah shpëtoj pa më mbytur!” rrëfen gruaja.
22 marsi i këtij viti ka shënuar një fitore të vogël në luftën e saj të madhe për drejtësi. Teuta ka fituar statusin e të dhunuarës së luftës dhe përfiton një pension, që e shpenzon për kurimin e bashkëshortit të vet të sëmurë.

E kam marrë më 22 mars, e kam marrë lajmin , më kanë thënë që e ke fituar statusin e pensionit”.

Marrë nga Top Channel 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kosove perdhunime nga serbet rerefimi i 57-vjecares kosove perdhunime nga serbet rerefimi i 57-vjecares

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës