LIVE UPDATES
Aktualitet

“30 mijë lekë një të prishur”, gratë prostituojnë me fëmijët për dore në Tiranë, Policia: Ku është fiks ajo (Vi

10 Shtator 2019, 19:57 Nga DOSJA
“30 mijë lekë një të prishur”, gratë

TIRANË– Emisioni “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një rast skandaloz të prostituimit në një nga akset më kryesore të Tiranës. Përmes kameras së fshehtë, “Stop” ka zbuluar se një grua ushtron aktivitetin ilegal pranë kompleksit malajzian tek kthesa e Kamzës.

Nga kjo situatë janë shqetësuar banorët, të cilët janë ankuar disa herë në polici, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Gjithçka ndodh si ritual i përnatshëm pas orës 22:30, nën hundën e policisë.

Ajo që e bën këtë ngjarje akoma më të rëndë, është prania e dy fëmijëve të mitur të gruas që prostituon në rrugë. Djali i madh i saj 12 vjeç, dhe i vogli 6 vjeç, shërben si tutor i vetë nënës së tij. Përmes kamerës së fshehtë, “Stop” ka zbuluar se djali 12-vjeçar negocion me klientë të mundshëm dhe drejtues automjesh që ndalojnë aty për nënën e tij!

Banorët e zonës aty pranë, nën kushtet e anonimatit, thonë se kjo situatë është bërë shqetësuese.

Banore: “Unë jam një banore e kompleksit malajzian përballë Casa Italia. Si banorë këtu janë 2 mijë vetë që kanë të njëjtin shqetësim. Jemi drejtuar në polici disa herë. Është një zonjë me dy fëmijë të mitur që vjen pas orës 22:30 dhe pret klientët e saj këtu. Fëmijët janë njëri rreth moshës 12 vjeç, vajza është 7 vjeç. Fëmija 12 vjeç bën tutorin e nënës. Këtu mblidhen makina pafund, bërtasin, fëmijët qajnë. Ndonjëherë klienti nuk i jep lekët, zihen me grushte, shahen, ofendohen. Kemi frikë të dalim poshtë”.

Banore: “Jam në kat të parë, i ndjej zhurmat. Nuk dalim dot jashtë. Na vijnë fëmijë vonë natën, ne duhet të dalim t’i presim. Është bërë jetë e pajetueshme në këtë zonë këtu. Ky fenomen po ndodh për rreth gati 1 vit”.

Një person i infiltruar i “Stop”, që shfaqej si klient, ka zbërthyer përmes kamerës së fshehtë të gjithë këtë aktivitet kriminal. Pak metra më tutje qëndron një patrullë policie, e cila nuk ndërhyn por qëndron në distancë. Zonja që prostituon thotë se i njeh policët dhe nuk i shkaktojnë probleme.

Qytetari– Çakmak!

Qytetari– Na trëmbe me k’ta policat.

Qytetari– Çakmak!

Gruaja– Si, si?

Qytetari– Çakmak!

Gruaja– Ça më thua mua re?! Ku ikën ata? (Pyet për policët)

Qytetari– Lë, se kemi hallin e policisë!

Gruaja– I njof ata unë, po hë…!

Djali– Ma jep një cigare!

Qytetari– Të jap unë një cigare, po ik gjemë një çakmak!

Qytetari– Fëmijët e tu janë ata?

Gruaja– Po!

Qytetari– Çuna i ke të dy?

Gruaja– Po!

Qytetari– Sa vjeç janë?

Gruaja– 12, 6!

Djali 2- Iku policia? Shif njëherë!

Qytetari– Jo mo, k’tu janë. K’shu vijnë për ditë k’ta? (Policët)

Qytetari– K’shu vijnë k’ta?

Djali 2- Rrijnë këtej.

Qytetari– Ti, si e ke emrin ti, Ronaldo?

Djali 2 – Bledi!

Qytetari– Bledi, ta gëzosh! Flokët i paske yll fare. Do më gjesh noi çakmak?

Djali 2- Nuk e di ku ka, as ai s’kishte.

Qytetari– Po kujt ia dhe atë cigaren ti?

Djali 2- Kë?

Qytetari– Cigaren, kujt ia dha ai?

Djali 2- Më duket, se ia dha atij atje.

Qytetari– Ah, policit, hë?

Djali 2– Policit, policit, policit…

Qytetari– Po pra. janë dy.

Qytetari– Hë rrushi ngrije edhe çikë, ngrije, po për të kërcyer, kërcen?

Djali 2- S’paska pyetje hë xhaxh…(nuk kuptohet mirë)

Gruaja– Po ti më shumë pyet, sesa…. (Nuk dëgjohet)

Qytetari– Hë 50 mijë lekë!

Gruaja– Pastaj, do punoj çikë unë dhe pastaj më vonë.

Qytetari– Hë, më vonë, të vij më vonë unë, 50 mijë lekë?

Gruaja– Hë!

Qytetari– Në rregull!

Gruaja– Pse nuk më jep 100 mijë lekë ti mua dhe të shkojmë në vendet më të bukura edhe të rrij unë sa të dush ti, kurse këtu s’është’noi gjë kush e di, s’po të kërkoj noi gjë të madhe…

Gruaja– E kupton ti?

Qytetari– Vetëm një të prishur e ke 30 mijë lekë ti?

Gruaja– Jo, 10 të prishur…

Qytetari– Hë? Hë, se s’po tallem!

Gruaja– Oooooooo….

Qytetari– Vetëm një të prishur do marrësh 30 mijë lekë?! Po janë shumë!

Gruaja-….

Qytetari– Ti je dhe me taka.

Gruaja– Hajt!

Qytetari– Hë, se jemi andej ne!

Gruaja– Hajde k’tej!

Qytetari– Ku do vemë?

Qytetari– Po jemi andej më…

Gruaja: Po me rrushi, hajde futemi këtu!

Qytetari– Po!

Gruaja– Hajd, se jemi aty!

Qytetari– Po fëmijët? Se mos na vijnë këtej fëmijët..?!

Gruaja– Nuk vijnë, jo!

Qytetari- Po nuk do vish, se jemi me çunat atje më?

Gruaja- Po hajd mbarojmë punë, ku do vesh ti?

Qytetari- Po prezervativ ke ti?

Gruaja- Ca ra buzëkuqi?

Qytetari- Ke prezervativ ti?

Gruaja- Kam!

Qytetari- Hë?

Gruaja- Kam!

Qytetari- Po për ata?

Gruaja– Edhe për ata, s’kam ble dhe aq shumë, kam kam, 3 veta ,4…,kam.

Gruaja– Hë mo, hajt ktu!

Qytetari- Ec pra, futu para ti, ça rri?!

Banorët thonë se kanë lajmëruar disa herë policinë, por patrulla vjen, bisedon me gruan që prostiuon në rrugë dhe largohet.

Banore: “Kam lajmëruar disa herë policinë, kam shprehur këtë shqetësim dhe e vetmja gjë që kanë bërë, kanë ardhur, kanë bërë pak muhabet edhe kanë ikur. Zonja vazhdonte të njëjtën situatë”.

Telefonata 1

Denoncuesja- Kam lajmëruar disa herë policinë, kam shprehur këtë shqetësim dhe e vetmja gjë, që kanë bërë, kanë ardhur kanë bërë pak muhabet edhe kanë ikur. Zonja vazhdon të njëjtën situatë.

Denoncuesja- (Flet në telefon me policinë) Kam marrë disa herë për të njëjtin shqetësim me këtë zonjën k’tu, që del me dy fëmijët e mitur dhe prostituon këtu. A mund ta di, mund ta zgjidhni pak këtë çështje ju lutem, se është bërë shumë e bezdisur?

Policia- Tashi, ku është fiks ajo aty? Ca vendi, se ndahen ato, një pjesë e ka komisariati 3 një pjesë 6-ta, kshuqë, na ço çikë atë, ku është ajo.

Denoncuesja- Fiks, fiks sa futesh tek kompleksi “Malejzian” tek dy portat e mëdhaja, që janë që janë përballë “Casa Italias”. Por ju lutem të merren masa, jo vini të bëni pak muhabet dhe të ikni!

Telefonata 2

Policia- Policia e shtetit Tiranë, më thuaj!

Denoncuesja- Alo, mirëmbrëma! Alo mirëmbrëma!

Policia- Mirëmbrëma zonjë! Më thuaj!

Denoncuesja- Jam k’tu te kompleksi “Malajzian” përballë “Casa Italias”. Është një zonjë këtu me nja dy fëmijë të mitur edhe po na shqetëson, që bën prostitutën këtuja. Të lutem a mund të vini t’ma, t’na i nxirrni jashtë, se neve nuk mund të flemë dot gjumë, ora 12 e natës tashi.

Policia- Te “Malajziani”?

Denoncuesja- Po te “Malajziani”, ke femrën aty me dy fëmijë të mitur, edhe po na shqetëson, po na bën zhurmë.

Psikologia Denada Toçe thotë për “Stop” se ky është një rast skandaloz, aq më tepër që ndodh në prani të dy fëmijëve të gruas në fjalë. Ajo shprehet se shteti duhet të marrë masa për dy të miturit, në mënyrë që ata të socializohen, por edhe për vetë gruan që prostituohen duhet të ofrohet përkujdesje.

Psikologia Denada Toçe: “Gjithë vlerësimin maksimal që unë kam që Stopi sjell në sytë e qytetarëve denoncime ose sjell jetën reale që ekziston përtej portave tona, dhe ne nuk kemi sot një zgjidhje sepse vetë ne nuk po e njohim si po funksionon ky shtet. Ky rast ose ky fenomen kërkon një trajtim afatgjatë dhe rehabilitues të fëmijëve, të cilët kanë një tjetër koncept për jetën, që mund të fitojnë para dhe nëpërmjet abuzimit të nënës. Dhe vetëm akti i abuzimit që ata kanë parë dhe me sytë e tyre është një akt traumatik. Ata e perceptojnë si fenomen “normal” se është bërë rutinë, por me kalimin e kohës kjo situatë kthehet në traumatike. Kur të kuptohet nga fëmijët, nëse do arrihet të kuptohet, dhe t’i prezantohet një tjetër model perspektive, fëmijët do ta perceptojnë si një akt traumatik. Dhe nuk e dimë nëse këta fëmijë do përfitojnë nga kjo e ardhmja ndryshe, dhe një perspektivë edukimi të një tjetër natyre.

Nëse do përfitonin nga kjo do ishte fat i madh, por midis një situate shumë kaotike që ofrojnë institucionet shtetërore, është luks të mendosh që këta do ta përfitonin këtë lloj ndihme, këtë lloj trajtimi dhe këtë lloj rehabilitimi. Për momentin rekomandohet që nëna të mund të përfshihet në një situatë rehabilitimi vetë. Shteti të mund të ndërhyjë në situatën dhe në gjendjen socio-ekonomike të saj, të mund të ndërhyjë në rehabilitimin e fëmijëve, të ndërhyjë që këta fëmijë të mund të rehabilitohen, por e vetmja mundësi që ne kemi është që t’ia heqim nënës fëmijën dhe t’i çojmë në institucion. Dhe nuk jam e sigurtë nëse vetë institucioni do jetë abuzim apo jo për fëmijën. Nuk jam e sigurtë që institucioni do jetë mënyra e rehabilitimit të tyre. Jemi në një udhëkryq dhe në një ngërç shumë të madh që është institucional që fillon që nga institucioni familje dhe deri tek institucioni shtet”. 

Marrë nga Tvklan.al

(f.m/dosjaa.l)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kthesa e kamzes prostitucion ne tirane kthesa e kamzes prostitucion ne tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet