LIVE UPDATES
Aktualitet

E paditi në Gjykatë, Zheji i përgjigjet vajzës së çiftit Rama: Je adresuar gabim

24 Prill 2019, 16:21 Nga DOSJA
E paditi në Gjykatë, Zheji i përgjigjet vajzës së

TIRANË- Vajza e Linda dhe Edi Ramës, Rea Xhillari, ka paditur për shpifje gazetarin Artur Zheji dhe 7 portale të tjera. Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, i pari që ka reaguar ishte Zheji, i cili u etiketua me emër në reagimin e Xhillarit.

Në një shkrim të tijin në 360gradë, Zheji shprehet se ajo është drejtuar gabim tek ai, pasi asnjëherë nuk ka shpifur për të. Më tej gazetari e këshillon vajzën e çiftit Rama që të mos përdoret për interesa të caktuara politike.

Po të bësh ti Rea, një kërkim të pavarur, do të shohësh se unë personalisht nuk të kam përmendur kurrë, përveç ditës së sotme, dhe portali që unë drejtoj me 1001 vështirësi, nuk ka qenë asnjëherë burim, e aq më tëpër sajues i një lajmi të tillë”, shton Zheji në reagimin e tij.

SHKRIMI I PLOTË I ARTUR ZHEJIT 

Të njoh vetëm nga portreti, në një foto të shkrepur në një stacion treni në Zvicër, në një qytezë të vogël universitare dhe jo vetëm, ku shfaqesh e qeshur, simpatike dhe e pastër si njeri. Por duhet të të sqaroj me ngut disa gjëra, që duhet ti dish burimisht prej meje:

Unë as nuk kam nga ta di di dhe as e kam shpikur pjesën tënde personale të jetës, për të cilën ti, ende sa pa u vendosur diktatura e plotë në Shqipëri, ke të drejta të plota ta jetosh si të duash.

E dyta, bashkëjetesa nuk është as krim, as sharje dhe as fyerje për askënd, është maksimumi një koordinatë egzistenciale, që nuk përbën asgjë të keqe as për atë që bën dhe as për atë që e përshkruan.

Franca e madhe, deri para pak kohësh ka patur një president, Hollande quhej ai. Ky zotëri president arratisej herë pas here nga pallati presidencial, majë një scooteri, për të takuar një mikeshën e tij, duke ju larguar rojeve personale. E fotografuan, pamjet ishin flu, edhe mund të ishte, edhe mund të mos ishte presidenti i Francës, por u botuan ashtu si ishin, dhe asgjë nuk i ndodhi kërkujt, në një vend demokratik.

Tani le të kthehemi te rasti yt. Ti përmend ne pasion e sipër termin “imoralitet intelektual” apo “perversitet”, nuk e di se ndaj kujt, ndaj mediave apo ndaj meje, këto po që janë fyerje, ndaj të cilave ke për detyrim “barrën e provës”, për ta provuar, por këto për mua janë thjesht ca fjalë inatçore, që hidhet kollaj pas krahëve.

Unë po të them hapur dhe në të nxehtë se nuk kam sajuar asgjë të tillë, këto janë lajme apo pandehma të tilla që qarkullojnë rrjeteve, sepse ti, padashjen tënde je person publik, për shkak të nënës tënde dhe lidhjes së saj zyrtare me kryeministrin.

Ti mund të ishe edhe subjekt për karikatura përshembull, edhe mbretëresha e Anglisë edhe princeshat e princat edhe të dashurat e tyre janë. Ndodhi një masakër e padëgjuar në Paris kundër karikaturave e mban mend, te Charlie Hebdo dhe terroristët, tek vrisnin 12 vetë, bërtisnin me të madhe se ndaj Profetit të tyre ishte bërë një shpifje e madhe dhe xhaxhi Edi, vrapoi në Paris, kundër terroristëve dhe prokarikaturave, të atyre fatkeqëve që u vranë mizorisht për këtë.

Xhaxhi Edi, ose kryeministri për ne, u thotë gazetarëve ditë pas dite, “pjellë e kazanit, kadrinj, derra që zhgryhen studiove” e të tjera si këto, duke nxitur urrejtje dhe kërcënime të papara për gazetarët, sidomos ndër militantët e përndezur, që sipas tyre, u rrezikohet vendi i punës, nëse ikën xhaxhi Edi nga pushteti.

Megjithatë, më vjen keq, sidomos për ty dhe vetëm për ty, që je lënduar, sepse më kujton lëndimin e përditshëm të fëmijëve të mi, kur me komandën politike nga xhaxhi Edi sot dhe nga xhaxha të tjerë politikanë të djeshëm, grupi i madh i sharësve politikë, që paguhet me taksat tona, bën kërdinë mbi emrin tim, në rrjetet sociale, me fyerje të mirëfillta dhe me emra të fshehur e me profile fake.

Sdi çtë them më tepër, në planin personal, por adresimi te unë është krejt i gabuar. Një këshillë, meqë më ke përmendur edhe moshën, ndoshta e kam gabim edhe këtë, se e lexova me shumë shpejtësi këtë lajm, në portale gjithashtu, vepro si ta mendosh TI, më mirë.

TI, personalisht, sepse “rastësisht”, unë, me fare pak të tjerë, kemi mbetur të fundmit gazetarë opozitarë në këtë vend dhe ky adresim i yti ndaj meje, bëhet sa hap e mbyll sytë, një adresim politik që xhaxhi Edi, njëkohësisht edhe kryeministri, mund ta ketë shtyrë përpara. Në shpërthimet e tija emocionale tashmë të famshme si në Kuvend, ashtu dhe ku të mundet.

E pra, të këshilloj, edhe si prind, meqë e kishe nënvizuar edhe këtë, që kjo gjë nuk bën për ty, për moshën dhe për formimin universitar perëndimor që besoj se po merr. Ndoshta në Mendrisio, ku ke dalë bukur në foto, në Canton Ticino të Zvicrës, sepse ka një superuniversitet arkitekture aty dhe shumë fakultete të tjera, që ma bëjnë zili edhe mua sot, pavarsisht moshës jo fare të re që kam.
Po të bësh ti Rea, një kërkim të pavarur, do të shohësh se unë personalisht nuk të kam përmendur kurrë, përveç ditës së sotme, dhe portali që unë drejtoj me 1001 vështirësi, nuk ka qenë asnjëherë burim, e aq më tëpër sajues i një lajmi të tillë. 

Por ti e drejtove gishtin te unë, me emër e mbiemër dhe me përshkrime të pakëndëshme për mua, kjo përbën pak habi dhe është një rastësi, aspak e paqëllimshme duket, anipse për mua, janë thjesht ca goditje puplore, nga një vajzë e mirë si ty, sepse unë jam mësuar me vajzat tashmë.

Por shoh përtej mjergullës dhe me trishtim të thellë, se xhaxhi Edi, kërkon të na përdorë të dyve, në një gërshetim të panatyrshëm, ku ti je “viktima” dhe unë xhelati, dhe kjo është e pafalshme, të paktën në Perëndim…

Unë e dashur Rea, e pranoj, kam edhe fajin e madh që kam vënë deri disa vite më parë, disa dhjetëra tulla, në ngrehinën njerëzore të këtij kryeministri, që sot, është në shëmbje e sipër, kurse ti, je realisht një krijesë pa asnjë faj në këtë mesele, prandaj të këshilloj, nëse nuk do të bësh një hap përpara në politikë, edhe kjo e drejta jote është, kjo nisëm nuk bën për ty.

“Bashkëjetesa” jote më Cakajn, është ndoshta një shpikje, që buron nga panatyrshmëria absolute se si Cakaj, u katapultua nga xhepi i vogël i xhaxhi Edit, në atë detyrë të lartë, nuk e di çtë them… se po të shumosh komplimentet e xhaxhi Edit për Cakajn, bëhen disa kulla të larta dhe disa mullarë bari për kusur…

Ndoshta pra, pikënisja buron nga absurdi që më ciniku i politikanëve të sotshëm shqiptarë, nuk dihet ku i gjeti ato kuintalë mjalti në ngritjen e statujës së rrejshme, të këtij Cakajt, që na u bë edhe qejfi tanimë, që krijuam bindjen se ske fare lidhje, falë fjalëve të tua, edhe të hidhura qofshin…

Sëfundi, në dijeni të plotë se edhe xhaxhi Edi do ti lexojë këto rradhë patjetër, shpreh dyshimin se, nëse edhe Edi, do të kishte guximin dhe të gjente dot, një qelizë të dlirë në qënien e tij, e të mund të shkruante edhe ay, një letër të ngjashme.
E di vetë ai, se kujt…

Rea Xhillari ka dorëzuar padi në gjykatë për gazetarin Artur Zheji, (Lexo këtu) pasi pretendon se ky i fundit ka botuar në median që ai drejton një lajm të pavëretë ku është cënuar integriteti i saj moral. Ajo shton se lajmi për bashkëjetesën me ministrin e deleguar për Evropën dhe Punët e Jashmte, Gent Cakaj nuk ka asnjë bazë të vërtetë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur zheji bashkejetesa me cakaj padi per shpifje padia kunder artur zhejit rea xhillari artur zheji bashkejetesa me cakaj padi per shpifje padia kunder artur zhejit rea xhillari

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet