LIVE UPDATES
Politike

E linçuan se nxorri familjen e vajzës së përdhunuar, Spiropali: Të gabosh është njerëzore

9 Shkurt 2019, 12:18 Nga DOSJA
E linçuan se nxorri familjen e vajzës së përdhunuar,

TIRANË- Pas publikimit të pamjeve të familjarëve të të miturës së përdhunuar në Kavajë, ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali është shprehur se të gabosh është diçka njerëzore. Edhe pse në shkelje penale kundër ligjit (Lexo këtu), Spiropali sërish akuzoi opozitën dhe veçanërisht ish-kryeministrin Sali Berisha për abuzim me rastin e përdhunimit të të miturës.

“Një fjalë thotë të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore. Mostra që kemi mes nesh e ka kthyer prej vitesh në sistem lufte politike.

Spiropali ka treguar edhe detaje lidhur me kontaktin e parë që ajo ka patur me vajzën e përdhunuar gjatë vizitës në shtëpinë e saj në Kavajë.

“Kur hyra në shtëpinë e tyre pashë një vajzë të dobët me një vështrim të mprehtë që nuk do ta harroj kurrë. Nxënëse me 10-ta dhe me një karakter të fortë,”– tha Spiropali.

Më tej, zëdhënësja e qeverisë u justifikua me faktin që nuk kishte pasur asnjë shkelje penale pasi ishte pikërisht gjyshi i të miturës ai që kërkoi të dilnin publikisht me zë dhe figurë, dhe se prej këtij të fundit kishte marrë një telefonatë falënderuese.

“ Telefonata e gjyshit pasi u publikua biseda jone ishte kapaku që s’mund të mos e ndaja sot me të gjithë. Mos u mërzit për çfarë do dëgjosh më tha, neve s’ta harrojmë që na dhe mundësinë të çlirohemi! Pas gjithë këtyre ditësh e netësh terrori ku të gjithë kanë folur ç’kanë dashur për ne, ne sot folëm në emrin tonë. Ne nuk kemi frikë nga fytyra jonë dhe jemi krenarë për vajzën tonë, ndërsa turpin le ta mbajnë ata që dihet kush janë,”- e mbylli Spiropali.

Lidhur me rastin, një reagim ka ardhur edhe nga Komisoneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, i cili tha se nëse çështja ka shkelje do të ketë hetim administrativ. (Lexo këtu)

Postimi i Spiropalit:

Fjala e plotë:

Nje fjale thote, te gabosh eshte njerezore, te kembengulesh ne gabim eshte djallezore! Djallezine ne formen e kembenguljes ne gabim, monstra qe kemi mes nesh e ka kthyer ne sistem lufte politike.

Njerezit jane mesuar me te aq sa i kane njohur statusin e vecante te te lejuarit te cdo lloj qenerie publike, per te cilen cdokend tjeter do ta kishin gozhduar ne murin e turpit. Jo vetem kaq, po qenerine djallezore te monstres dhe te tere lukunise se kelyshave te tij, media e ka absorbuar si normalitet ne tregtine e lajmeve e te sensacioneve.

Dhe aq e vertete eshte kjo, sa kur monstra sulmon egersisht policine e shtetit per dramen e nje te miture te dhunuar nga bashkemoshatare te sajet, tregtia mediatike intensifikohet si nje jehone e sulmit monstruoz. Ndersa kur prinderit e gjysherit e te mitures bejne apel publik per t’u lene te lire nga pengmarresit politike e mediatike te vajzes, shfaqet ne te tere hipokrizine e vet shqetesimi i barbareve per privatesine e vogelushes.

Parafytyrojeni per nje moment sikur Edi Rama te kishte bere vetem nje nga krimet e monstres, apo te kishte thene vetem nje nga mijera monstruozitetet te cilave u eshte dhene statusi i normalitetit ne tregun politik e mediatik te vendit? Pa bere asgje te ngjashme dhe gozhdet e çekanet bien papushim nga sabahu e deri ne mesnate, nderkohe qe se fundmi, ne vend se te pakten te ndaleshin ne respekt te atyre burrave te vrare qe kerkuan paqe e mirekuptim per vajzen e tyre, rane fort ne emer te zbulimit te papritur te neneve te ligjit qe duhet ta mbronte vajzen nga ato gozhde te pameshirshme! Te cilat perseri, edhe mbreme, nuk u ngulen mbi Edi Ramen a mbi mua personalisht, si deshmitarja e zedhenesja e kesaj historie barbarie politike e mediatike, po mbi vajzen e mitur e familjen e saj.

Kur gjyshi i vajzës me erdhi në zyrë duke me kerkuar ndihme per te shpetuar nga çekanet e sulmit politik dhe gozhdet e terbimit mediatik, u ndjeva e lehtesuar qe se paku nuk jemi te tere njesoj ne syte e asaj familjeje dhe e renduar nga pafuqia per ta ndalur ate furi dhunuese mbi ta. U mendova gjate a duhet ta tregoja takimin me te, edhe pse ai ma kerkoi me lot nder sy. Ne fund te dites e bera dhe e mbajta me gatishmeri te plote pjesen time te baltes, pasi deshmia ime publike e nderkreu monstren megjithe lukuni. Falenderimi ne telefon i gjyshit ne emer te familjes, ishte gjithcka me nevojitej per t’u ndjere e qete ne vorbullen e dilemes sime.

Po kur të nesërmen më ra telefoni dhe ne emer te prinderve te vajzes, gjyshi me ftoi në shtëpi, vorbulla e dilemes u rikthye edhe me e forte.

Ty te faleminderit edhe njehere tha, po ne sjemi te qete! Nuk na mjafton se po na del shpirti nga sulmet e tyre qe po na e tresin vajzen para syve! Duam te bejme nje apel publik, por nuk duam të merremi as me ndërmjetsit që na cojne ata te opozites as me ata qe na vrasin naten neper studio dhe na qajne diten, duke na u lutur te dalim me ta ne televizor.

Perseri brenda meje fitoi ndjenja e solidaritetit me ta dhe ideja se mund te isha sadopak e dobishme per ta. Kur hyra ne shtepine e tyre pashe perballe nje vajze te dobet me nje veshtrim te mprehte qe s’do ta harroj. Nxenese me dhjeta dhe me nje karakter dukshem te forte, ajo ishte qartesisht e lenduar po aspak e rrezuar.

Vajza ime ka kurajo të jashtëzakonshme dhe do bëhet dikush, tha i ati. Biseduam gjate ose me sakte ata kishin nevoje te flisnin dhe ne fund ndjeheshin disi te cliruar. Rrefimi i tyre ishte njerezor deri ne dhimbje dhe mesazhi i tyre ku e ku më fisnik, me emancipues e me legjitim, se sa kerdia dhe gerdia e fjalimeve patetike, deklaratave politike, statuseve dixhitale dhe telemuhabeteve pa hesap të marra sëbashku. 

Ajo familje e tronditur ne themelet e shpirtit, fliste me respekt per mesuesen, drejtoren e shkolles, policine e shtetit, agjencive e mbrojtjes se femijeve, psikologen vecanerisht dhe lutej per t’u lene e qete nga pikerisht ata qe te vrasin naten e te qajne diten!

Ndersa monstra e te tijte apo te ngjashmit me te, ne politike e ne media u rileshuan mbi gjysh e babe, medemek ne emer te ligjit qe sipas tyre u mohon te drejten te kene nje fytyre per te thene para gjithe dynjase te vertetat e shpirtit!

Telefonata e gjyshit pasi u publikua biseda jone ishte kapaku qe s’mund te mos e ndaja sot me te gjithe. Mos u merzit per cfare do degjosh me tha, neve s’ta harrojme qe na dhe mundesine te clirohemi! Pas gjithe ketyre ditesh e netesh terrori ku te gjithe kane folur c’kane dashur per ne, ne sot folem ne emrin tone. Ne nuk kemi frike nga fytyra jone dhe jemi krenare per vajzen tone, ndersa turpin le ta mbajne ata qe dihet kush jane!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali kavaje perdhunimi i te mitures sali berisha elisa spiropali kavaje perdhunimi i te mitures sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës