Sherri me thika në gjimanzin në Fier/ Banorët: Nuk është hera e parë, nxënësit kanë rrahur edhe m&e...
Politike
‘E bleu Rama me 30 aspra’, Alfred Lela iu përgjigjet kritikëve, nxjerr foton me kryeministrin: Bëra kontratë me Ponc Pil
4 Shtator 2019, 13:39Nga DOSJA
TIRANË- Pas akuzave që mediat pranë Partisë Demokratike lëshuan ndaj gazetarit Alfred Lela se është blerë nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ka ardhur një tjetër reagim nga ky i fundit. Lela ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama, por nuk ka dhënë detaje nëse fotoja është e tanishme apo e shkrepur më herët. Dy detaje na bëjnë të mendojmë se fotoja është arkivë. E para, kryeministri Edi Rama është më pak i thinjur se sot, dhe të dy janë të veshur me kostume, ndërkohë që temperaturat vijojnë të jenë të larta. “Juda Iskarioti, që u ble me 30 aspra”,-shkruante dje RDpër Lelën, dhe ky i fundit e ka ironizuar këtë etiketim. Ai thotë se kontrata është mbyllur dhe Ramën e quan “Ponc Pilati”.
“Per Xhepin pa Polis dhe xhepat e tjere te dërrdërrit te katundit: kontrata +30 aspra mes Judes dhe Ponc Pilatit u mbyll?️♂️Tani, hajde gjeje se kush eshte Krishti! Por secili, per guret qe do hedhe vete, ka guroren e vet te marrinave.’-shkruan Lela bashkëngjitur me foton.
Ditën e djeshme, gazeta zyrtare e Partisë Demokratike e akuzonte Alfred Lelën si të blerë nga Rama, pas qëndrimit kundër të tij për qarkoren e dalë në media, ku PD kërkonte nga zyrtarët e saj që të distancoheshin nga disa media, që sipas tyre janë nën kontrollin e qeverisë. Qarkorja ende nuk është mohuar nga PD, dhe është një tjetër akt i rëndë kundër lirisë së shtypit në Shqipëri, dhe sulmit në të cilin ndodhen mediat dhe gazetarët për të kryer punën e tyre.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Në 6 shator Lëvizja Socialiste për Integrim bën 15-vjeç dhe këtë ditë të rëndësishme në historinë e saj politike ka vendosur të mos e festoj...
Tiranë- Ditën e sotme kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SH...
TIRANE- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të dhënies së dëshmisë së tij në Gjykat...
Politike 4 Shtator 2019, 11:12
TIRANË- Depuetja Reme Lala, ka qenë një ndër më të heshurat në Kuvend në muajt e fundit. Kjo dhe evidentohej dhe në raportin e fundit të Institutit të Stud...
TIRANË– Komisioni i Çështjeve Ligjore, ka miratuar kandidaturën e Besnik Dervishit në postin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtje...
TIRANË- Pas urdhërit të lëshuar nga Gjykata për shoqërimin me forcë më 30 korrik 2019, sekretari i PD, Gazmend Bardhi është paraqitur sot në Gjykatën e Kri...
Tiranë- Pas thirrjes në Komisionin Hetimor ku pritet të dëshmojë më 6 shtator, Presidenti Ilir Meta ka lënë të kuptohet se do të jetë prezent për të dëshmuar.M...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot koordinatorët e platformës Shqipëriaqëduam.al, ku ka treguar disa nga problemet e zgjidhura në javët e fundit...