Sherri me thika në gjimanzin në Fier/ Banorët: Nuk është hera e parë, nxënësit kanë rrahur edhe m&e...
Politike
“Bëni brenda vitit Reformën Zgjedhore”, zbardhet takimi i Ruçit me zyrtarin e DASH
4 Shtator 2019, 11:27Nga DOSJA
Tiranë- Ditën e sotme kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA, David Kostelancik.
Në takim Kostelancik i ka kërkuar Ruçit që brenda vitit të përfundohet Reforma Zgjedhore dhe për më tepër opozita duhet të jetë pjesë e saj.
Në takim ishte e pranishme edhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones.
Kryetari i Kuvendit Ruçi i shprehu Drejtorit Kostelancik mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA për Shqipërinë, për ruajtjen e integritetit e sovranitetit të saj në momentet vendimtare të historisë, mbështetjen gjatë tranzicionit dhe në mënyrë të veçantë në mbështetjen e reformave kyçe për transformimim dhe shëndoshjen demokratike të Shqipërisë.
Duke u ndalur në kontributin e SHBA-së në reformën në drejtësi, Ruçi nënvizoi se kjo reformë nuk do të ishte e mundur pa këtë mbështetje. Kryetari i Kuvendit vlerësoi faktin që ShBA vazhdojnë ta kenë me prioritet në fokus rajonin e Ballkanit Perëndimor, çka e konfirmoi edhe emërimi nga sekretari Pompeo i z. Matthew Palmer si i dërguar special për rajonin.
“Nënvizimi nga Palmer në Forumin e Bledit të Sllovenisë i çeljes së negociatave të BE-së me Shqipërinë si një prioritet i SHBA në rajon është me shumë rëndësi për ne dhe një mbështetje e madhe për rrugëtimin europian të Shqipërisë”, theksoi Kryetari i Kuvendit.
Drejtori David Kostelancik falënderoi Kryetarin Ruçi për vlerësimin e kontributit të ShBA dhe Ambasadës në Tiranë për thellimin e reformave për transformimin e Shqipërisë dhe vuri në dukje se Ballkani është me rëndësi jetike për SHBA, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Sekretarin Pompeo.
Kostelancik nënvizoi se SHBA e konsideron Shqipërinë si një aleat strategjik në NATO dhe e vlerëson shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me të.
Ai vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme. Kryerja e reformës zgjedhore brenda vitit do të mundësoje edhe një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin 2020.
Drejtori Kostelancik nënvizoi mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi “Institucionet e reja të sistemit do tu shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga ShBA”, vuri në dukje zyrtari i DASH.
Ruçi nënvizoi se shumica qeverisëse dhe ai personalisht janë të angazhuar për kryerjen e reformës zgjedhore dhe për këtë do të bashkëpunojë edhe me opozitën parlamentare e joparlamentare, e cila ka të drejtën e vetos në komisionin e ri të reformës.
Kryetari i Kuvendit dhe Drejtori Kostelancik ishin të një mendjeje se kryerja e reformave është thelbësore për Shqipërinë dhe se qeveria dhe opozita duhet të punojnë bashkë për shëndetin e demokracisë në Shqipëri dhe prestigjin e vendit tonë në OSBE, NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të dhënies së dëshmisë së tij në Gjykat...
Politike 4 Shtator 2019, 11:12
TIRANË- Depuetja Reme Lala, ka qenë një ndër më të heshurat në Kuvend në muajt e fundit. Kjo dhe evidentohej dhe në raportin e fundit të Institutit të Stud...
TIRANË– Komisioni i Çështjeve Ligjore, ka miratuar kandidaturën e Besnik Dervishit në postin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtje...
TIRANË- Pas urdhërit të lëshuar nga Gjykata për shoqërimin me forcë më 30 korrik 2019, sekretari i PD, Gazmend Bardhi është paraqitur sot në Gjykatën e Kri...
Tiranë- Pas thirrjes në Komisionin Hetimor ku pritet të dëshmojë më 6 shtator, Presidenti Ilir Meta ka lënë të kuptohet se do të jetë prezent për të dëshmuar.M...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot koordinatorët e platformës Shqipëriaqëduam.al, ku ka treguar disa nga problemet e zgjidhura në javët e fundit...
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar kandidaturën e propozuar nga presidenti Ilir Meta për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Petraq ...
TIRANË- Pas disa muajsh krizë në vend, opozita rikthen aksionin opozitar. Pas takimit dy orësh në selinë blu me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin, kre...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike në Kuvend, Rudina Hajdari, e cila vendosi të qendronte në parlament, pas djegies së mandateve, ka komentuar gafat q...