LIVE UPDATES
Bota

Dyshime për cilësinë e ushqimit në Maqedoninë e Veriut

12 Prill 2021, 06:33 Nga DOSJA
Dyshime për cilësinë e ushqimit në Maqedoninë e Veriut

MAQEDONI E VERIUT- Pandemia e koronavirusit ka bërë që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të tregon më të kujdesshëm sa i përket cilësisë së ushqimit.

Qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë pas informacioneve që kanë marrë nga rrjetet sociale se në një rrjet të dyqaneve ushqimore është gjetur një mi i ngordhur në pjesën ku shiten perimet e ngrira, ata tashmë janë më të orientuar që të blejnë produkte të freskëta në tregun e gjelbër. Ndërkaq, nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari kanë thënë se pas publikimit të informacioneve në rrjetet sociale, kanë urdhëruar që produktet që janë shitur në atë pjesë të dyqanit, të tërhiqen nga shitja.

Elena nga Shkupi, thotë se gjatë pandemisë është kujdesur më shumë për cilësinë e ushqimeve që konsumon.

“Praktikoj që me ushqim të furnizohem në treg, ku mendoj se ushqimi është i freskët, por edhe më i sigurt dhe mund të zgjedh atë që është më cilësor. Pandemia na mësoi se nuk është aq e vështirë të përgatisësh vetë ushqim dhe se nuk kemi edhe aq nevojë për ushqime të konservuara apo perime të ngrira, kështu që tani kryesisht përgatis në shtëpi”, thotë Elena.

Qytetarët thonë se duhet të veprojë Inspektorati për kontrollin e ushqimit edhe gjatë pandemisë dhe jo të reduktojë kontrollet.

“Unë mendoj se duhet të vihen në punë ekipet e inspektorëve sa i përket kontrollit të ushqimit, pasi është e papranueshme që të gjenden minj në perimet e ngrira. Duhet të bëhen kontrolle rigoroze edhe të vendit prej ku importohen produkte të caktuara, por gjithsesi edhe të kushteve ku ruhen ushqimet”, thotë Emilija Nikolla.

Ndërkaq, Qemale Ganiu thotë se së fundmi ka hasur në shumë produkte me afat të skaduar dhe për këtë gjë, ajo thotë se ka ndikuar pandemia, duke ulur konsumin e produkteve të konservuara.

“Dyqani në mëhallën time, gjatë izolimit me ditë të tëra ka qenë i mbyllur. Shumë produkte i mbuloi pluhuri. Askush për asgjë nuk interesohej. Të kesh frikë të prekësh ndonjë produkt”, thotë Ganiu.

Nga Shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve thonë se qytetarët janë më të prirë që vërejtjet t’i paraqesin në rrjetet sociale sesa t’i raportojnë në institucionet kompetente.

Marijana Llonçar-Vellkova nga kjo shoqatë, thotë për Radion Evropa e Lirë tregon një rast që kur një konsumator ka sjell një bukë të mbushur me copëza xhami, i është thënë që rastin ta denoncojë në Inspektoratin për kontrollin e ushqimit, por i njëjti, sipas saj, ka hezituar që ta bëjë një gjë të tillë.

“Ne në vazhdimësi u kemi bërë thirrje qytetarëve që gjithçka që u duket se është me cilësi të dyshimtë, siç është afati i skaduar, mënyra jo e duhur e ruajtjes së një produkti të caktuar ushqimor, t’i ruajnë llogaritë fiskale të produktit të blerë. Nëse produkti me cilësi të dyshimtë lajmërohet tek organet kompetente, qytetari do ta mbrojë veten dhe të tjerët që të mos dëmtohen”, thotë Llonçar-Vellkova.

Ajo shton se konsumatorët kanë pasur ankesa sepse disa produkte kanë pasur mungesë të deklaratës për përmbajtjen e tyre ose nuk ka pasur përkthim adekuat të përmbajtjes së produkteve të caktuara që importohen nga jashtë.

Ndërkaq, drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Nikollçe Babovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se rasti që është bërë publik në rrjetet sociale lidhur me gjetjen e një miu të ngordhur në një dyqan ushqimor, nuk është raportuar në asnjë institucion kompetent.

“Në rrjedhë janë kontrollet e shërbimeve të inspektimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, përkatësisht nëse marketet veprojnë sipas urdhërit të lëshuar nga Agjencia për tërheqjen e menjëhershme nga shitja e perimeve të ngrira, të produktit ‘Sani Fantazi-Imperial Mix’ me origjinë nga Republika e Serbisë, për të cilën ekziston dyshimi për praninë një trupi të huaj- miut”, thotë Babovski.Ai shton se cilësia e ushqimit në Maqedoninë e Veriut mbetet në nivel të lartë, me përjashtim në disa raste të caktuara.

“Në pjesën më të madhe, pra kryesisht ata që operojnë me tregtinë e ushqimit, i respektojnë kriteret e definuara sa i përket sigurisë së produkteve ushqimore. Unë mund të them se kemi ushqim të sigurt në treg, megjithëse gjithmonë ka përjashtime”, shton ai.

Shqetësime për cilësinë e ushqimit kishte edhe gjatë muajit mars, kur nga dyqanet në Maqedoninë e Veriut, u tërhoqën mbi 4.000 kilogramë gjalpë, me afat të skaduar. Gjalpi ishte importuar nga qumështorja “Euro Mlekara”, me seli në Shkup.

Babovski nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se nga kontrollet ishte konfirmuar se kompania “Euro Mlekara” kishte manipuluar dokumentacionin për import dhe produktin nuk e kishte ruajtur në objekte adekuate. Gjithashtu, kjo kompani, sipas tij, ishte manipuluar edhe dokumentacioni, pasi gjalpi ishte Turqia dhe jo Gjermania, siç shkruante në dokumentacion.

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari po ashtu bëjnë të ditur se gjatë vitit 2020 janë realizuar mbi 54.000 kontrolle në objektet ku shiten produkte ushqimore. Edhe pse janë ngritur 290 kallëzime për kundërvajtje sa i përket cilësisë së ushqimit, deri më tani nuk është ngritur asnjë kallëzim penalë ndaj personave juridikë për këto dyshime

MARRË NGA REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora emilija nikolla qemale ganiu emilija nikolla qemale ganiu

Sondazh

Poll
Bota 11 Prill 2021, 20:51

Historiku i trazirave në Irlandën Veriore

Të rinjtë kanë hedhur gur, fishekzjarre dhe koktej molotovi drejt policisë si dhe u kanë vënë zjarrin makinave dhe një autobusi. Këto janë disa prej ngjarjve që...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet