LIVE UPDATES
Bota

NASA shënon 40 vjetorin e fluturimit të parë në orbitë, anija parë hapësinore e cila mund të përdorej sërish

11 Prill 2021, 20:30 Nga DOSJA
NASA shënon 40 vjetorin e fluturimit të parë në orbitë,

SHBA– Dyzet vite më parë, më 12 prill 1981, anija hapësinore e NASA-s “Columbia” fluturoi në orbitë, duke sjellë një erë të re në fluturimet hapësinore. Pas 30 vitesh e 134 misionesh, Agjencia Amerikane e Hapësirës i dha fund këtij programi, që sipas astronautit Robert Crippen ishte një vendim që lidhej jo vetëm me dështimet e disa fluturimeve, por edhe politik. Robert Crippen ishte njëri nga dy astronautët që kryen fluturimin e parë drejt orbitës me anijen hapësinore “Columbia”.

Në shtator të vitit 1976, NASA prezantoi anijen e saj të parë hapësinore “Enterprise”, gjatë një aktiviteti në Palmdale të Kalifornisë. Por fluturimi i parë në orbitë ndodhi në 12 prill të vitit 1981 me anijen hapësinore të NASA-s “Columbia”, çka solli një ere të re në fluturimet hapësinore. Ajo ishte anija parë hapësinore e cila mund të përdorej sërish.

Projektuar për t’u nisur si një raketë e manovruar si anije hapësinore ndaj saj mund të kryeheshin shërbime teknike e të lëshohej sërish, brenda disa muajsh. Ajo ishte anija e parë hapësinore e sigurt dhe e ripërdorshme.

Në bordin e anijes, në fluturimin përurues të saj, ishin astronautët Robert Crippen dhe i ndjeri John Young. Fluturimi i tyre dyditor ishte veçanërisht i rrezikshëm pasi shënoi nisjen e parë të një anijeje hapësinore pa kryer asnjë provë paraprakisht.

“Gjithçka që donim të bënim ishte të provonim se sistemi do të funksiononte. Ndaj puna jonë ishte të niseshim, të futeshim në orbitë, të kontrollonim të gjitha sistemet e mjetit fluturues dhe të garantonim një ulje të sigurt”, thotë 83 vjecar Robert Crippen, i cili shërbeu si drejtor i Qendrës Hapësinore John F. Kennedy të NASA-s pas daljes në pension si astronaut.

“Kjo na dha mundësinë që të dërgonim grupe të ndryshme njerëzish në hapësirë, për t’u bërë astronautë. Nuk kishim më nevojë të provonim pilotë, kjo e zgjeroi fushën e astronautëve në një gamë shumë më të gjerë sesa kishim patur ndonjëherë më parë”, shton ai.

Zoti Young, i cili ka ecur më parë në Hënë, vdiq në janar të vitit 2018 në moshën 87 vjeçare.

Pas 30 vjetësh dhe 134 misionesh, programi i anijeve hapësinore të NASA-s përfundoi në korrik 2011.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e ekuipazhit dhe përgatitjen e mirë profesionale të tyre, gjatë misioneve humbën jetën 14 astronautë dhe shpërthyen dy anije, “Challenger” dhe “Columbia”.

Anija hapësinore “Challenger” shpërtheu 73 sekonda pas shkëputjes nga toka në Cape Canaveral të Floridës në janar të 1986. Të shtatë anëtarët e ekuipazhit humbën jetën.

Po kështu shtatë astronautë mes tyre izraeliti Ilan Ramon humbën jetën më 1 shkurt të vitit 2003, kur “Columbia” u shkatërrua në qiell mbi Teksas.

Më 21 korrik të vitit 2011, anija hapësinore e NASA-s “Atlantis” u ul në toke, duke i dhënë fund programit në orbitë të agjencisë.

“Kur Atlantis zbarkoi pas fluturimit të fundit, ajo anije hapësirore ishte një gjendje aq e mirë sa mund të kishte qenë në gjendje të fluturonte edhe më shumë, por politika dhe aksidentet shënuan fundin e programit”, thotë zoti Crippen.

“Do të kalojë shumë kohë para se të kemi një anije hapësinore pothuajse aq madhështore sa ishte ajo”, shton ai.

Pasi anija u nxorr jashtë përdorimit në vitin 2011, NASA iu drejtua kompanive private për të transportuar ngarkesa dhe ekuipazh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Në maj të vitit të kaluar SpaceX i Elon Musk-ut dërgoi dy astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, kompania e parë private që bëri një gjë të tillë.

Që nga viti 1961 vetëm tre vende kanë nisur njerëz në orbitë: Rusia, SHBA dhe Kina, sipas kësaj renditjeje. SpaceX u bë kompania e parë private.

“Ne duhet të dalim nga orbita e Tokës, duhet të kthehemi në hënë, kjo është gjëja e duhur. Ne duhet të mësojmë të jetojmë dhe të punojmë jashtë këtij planeti”, thotë zoti Crippen.

“Ne duhet të kthehemi dhe të mësojmë të jetojmë në Hënë dhe të fluturojmë në Mars. Kjo do të ndodhë një ditë por nuk besoj se do të jem gjallë për ta parë”.

Marrë nga VOA.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ilan ramon nasa robert crippen ilan ramon nasa robert crippen

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës