LIVE UPDATES
Editorial

Dy negociata me dy shpejtësi

10 Qershor 2020, 10:08 Nga DOSJA
Dy negociata me dy shpejtësi

1.

Për disa prej nesh që kemi kaluar disa procese negociatore të Kosovës- si dhe për disa prej të tjerëve që kanë kaluar procese të tjera negociatore në kriza të ndryshme – gjithnjë lind tundimi për ta identifikuar këtë moment në Kosovë si “diçka ngjashëm me vitin…” apo “diçka ngjashëm me ardhjen e …. në Kosovë”. Dhe, është e vërtetë që ndonëse çdo negociatë është e ndryshme prej tjetrës, çdo njëra ka disa ligjshmëri që e bëjnë dinamikën e një procesi të lexueshëm për vështruesit e jashtëm. Ky proces është përjashtim, për një arsye të thjeshtë, sepse nuk bëhet fjalë për një, por për dy procese. Njëri proces negociator është ai i filluar që nga viti 2011, i ndërmjetësuar nga BE-ja e me autorizim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që sot merr formën e ndërmjetësimit të të dërguarit të veçantë evropian, M. Lajçak. Tjetri është ai që identifikohet si “amerikan”, por që lidhet më shumë me të dërguarin e veçantë të presidentit amerikan, R.Grenell, sesa me diplomacinë tradicionale amerikane. Këto dy procese negociatore nuk janë në konvergjencë për nga mjetet, synimet dhe dinamika. Në atë “evropian” synohet që pas viteve të stagnimit, negociatat KosovëSerbi të ngrihen prej zgjidhjeve parciale në nivel të “marrëveshjes gjithëpërfshirëse” dhe që kjo të bëhet mundësisht deri në pjesën e parë të vitit 2021. Në atë “amerikan”, ndërkaq, synohet një zgjidhje e shpejtë, para zgjedhjeve presidenciale amerikane në nëntor të këtij viti e me synim të shprehur për njohje të ndërsjellë të dy shteteve. Kështu, këto negociata nuk kanë analogji në të kaluarën, e në masë të madhe as me procese të tjera negociatore në botë. I vetmi përjashtim ndoshta mund të jetë përpjekja e dështuar e kësaj administrate amerikane përfaqësuar nga dhëndri i presidentit që të arrihet një marrëveshje e njohjes së ndërsjellë mes Izraelit dhe Palestinës. Marrëveshja e propozuar, dhe e pritur me shumë pompë, kishte të përfshirë në të në formë detaje copëtimin e mëtejmë të territorit të shtetit të ardhshëm të Palestinës, nuk ishte dakorduar me asnjërin prej partnerëve të “katërshes” që merret me këtë çështje BE-së, Rusisë dhe OKB-së – dhe përjetoi fiasko të atillë saqë nuk arriti ta tërheqë vëmendjen e kujt për më shumë se ditët e një jave. Një marrëveshje Kosovë-Serbi me këmbime territoriale mund të jetë një kopje e dobët e asaj që prodhoi dhëndri i presidentit amerikan.

2.

Procesi “Grenell” ka kohë që është në zhvillim e sipër dhe tashmë ka treguar efektet e veta. Në aspektin përmbajtjesor është një proces, i cili fillon nga një pozicion tejet i varfër, siç ishte marrëveshja për një “letër qëllimesh” të një kompanie subsidiare të Lufthansës të fluturojë mes Prishtinës dhe Beogradit. Kjo marrëveshje e arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell është krejtësisht e parëndësishme krahasuar edhe me ato – jo shumë të rëndësishme të arritura në dialogun e Brukselit e megjithatë u quajt “historike” në Shtëpinë e Bardhë. Por, në aspektin operacional, procesi “Grenell” u tregua jashtëzakonisht i fortë ngase arriti të ndikojë gjatë pandemisë në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës që kishte shumicën e votave shqiptare, duke ndikuar që në vend të saj të formohet një Qeveri me pakicë votash shqiptare dhe e varur nga Lista Serbe, forcë e kontrolluar nga presidenti i Serbisë. Kjo Qeveri e re ndërmori si hap të vetin të parë heqjen e masave të reciprocitetit me Republikën e Serbisë. Nga aspekti peracional, në “procesin Grenell” Kosova hyn me një Qeveri me më pak legjitimitet politik te popullata shumicë dhe me pozicion të vetëpranuar asimetrik karshi Serbisë, pra etidentifikohet si shtet, por jo i barabartë me Serbinë. Ky proces ka edhe disa mangësi të theksuara strukturore. Është i lidhur në afat me fushatën zgjedhore të presidentit Trump, pra është proces që duhet të prodhojë çfarëdo marrëveshje që mund ta nënshkruajnë palët e që të shpallet si marrëveshje historike. Meqë presidenti amerikan tashmë e ka quajtur “historike” letrën e synimit që një kompani të mbajë fluturimin Prishtinë-Beograd, pragu i marrëveshjes eventuale “historike” mes Kosovës dhe Serbisë është i ulët. Kosova, si palë e dobët nga aspekti i legjitimitetit politik dhe me koncesione ende pa filluar negociatat, mund t’i nënshtrohet presionit që të nënshkruajë çfarëdo që në fushatën zgjedhore amerikane quhet “historike”. Për më tepër, në këtë skemë do të hynte edhe interesi eventual i presidentit Thaçi, i cili ka shtyrë në formë dinamike me fushatë lobuese një skenar të tillë, që nëpërmjet të një “marrëveshjeje historike” të anulohej apo të zbutej barra e madhe e akuzave të mëdha për krim ndaj tij, në mesin e të cilave ato për hajni tingëllojnë si të rendit të dytë.

3.

Sikur të ishin këto mangësi të pamjaftueshme, aty është edhe një me peshë të jashtëzakonshme: fjala është për një krizë që gjendet në kontinentin evropian dhe çfarëdo marrëveshje që të arrihet do të implementohet në kontinentin evropian. Administrata e tanishme amerikane është e zënë në një paradoks të brendshëm edhe me këtë rast: ajo kërkon që të largohet sa më shumë nga Evropa – dhe vendet e tjera të botës – por njëkohësisht po merret me një problem evropian, që si çdo problem tjetër evropian prej uftës së Dytë Botërore e këtej, është në fakt problem Trans-atlantik, pra është problem thelbësor i sigurisë së përbashkët SHBA-Evropë. As në rastin më të mirë nuk ekziston mundësi që të zgjidhet një problem mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë e që ky problem pastaj të mos bartet te Bashkimi Evropian dhe NATO për implementim të mëtejmë. Rrjedhimisht, nuk ekziston mundësi reale suksesi për një marrëveshje, pa pjesëmarrjen dhe ndërmjetësimin e BE-së në atë proces. Dhe, pra, rrjedhimisht, nuk mund të ketë sukses me dy procese paralele, atë “Grenell” dhe atë “Lajçak”, por do unifikim të tyre. Negociatat në Rambouillet dhe ato në Vjenë nuk do të ishin të mundura e me epilogun që kishin po të mos ishin vepër e përbashkët SHBA-Evropë. Anasjelltas, negociatat e “lodhëta” të Brukselit që me ndihmën e H.Thaçit degjeneruan në dëmtim të shtetësisë së Kosovës, ishin të atilla edhe sepse u udhëhoqën pa pjesëmarrjen aktive e të nivelit të duhur diplomatik të SHBA-së.

4

Procesi “Grenell” ka gjasa të prodhojë fare pak sukses negociator dhe, siç ka nisur, fare shumë polarizim të mëtejmë të shoqërisë kosovare. Kosova kështu do t’i shtohej listës së gjatë të polarizimeve me të cilat njihet kjo administratë, gjithandej botës dhe në vetë SHBA-në. Kjo megjithatë nuk e zgjidh problemin. Vendin e një udhëheqjeje të dobët amerikane nuk është se po e mbush një udhëheqje e mirë evropiane. Dështimi eventual i “Grenellit” nuk do të thotë sukses i “Lajçakut”. Procesi “Lajçak” ende nuk ka filluar. Kurdo të fillojë do të marrë formën e rrathëve koncentrikë. Do të merren mendimet e Prishtinës e Beogradit, do të merren mendimet e kryeqyteteve të mëdha evropiane, do të merren mendimet e shteteve anëtare të BE-së, do të merret, detyrimisht, mendimi i Washingtonit. Prej atyre mendimeve do të gatuhet brumi i parë negociator që mund të shkojë duke u tëholluar për aq sa ka energji e interes negociator. Në këtë pikë jemi sot. Në analogjitë eventuale negociatore, jemi në pikën kur po kornizohen negociatat eventuale. E këtillë çfarë është sot Kosova, ka gjasa që kjo fazë tejet e rëndësishme për të ardhmen, të kalojë pa një mendim të unifikuar. Apo edhe më keq, pa mendim fare. Marrë nga Koha.net

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial dosja editorial situata ne kosove veton surroi dosja editorial situata ne kosove veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 9 Qershor 2020, 13:29

Ndëshkim për Gjermaninë e pabindur

GJERMANI– A lejohet Gjermania të ketë interesat e saj dhe t’i ndjekë ato? Përgjigja e Uashingtonit duket se është e qartë: vetëm me bekimin e qeveri...

Editorial 8 Qershor 2020, 07:30

Donald Trump – aleat jo i besueshëm

Kërcënimi rrinte varur prej kohësh, tani duket, se presidenti amerikan po e merr seriozisht. Donald Trump kërkon me sa duket të hakmerret, për atë që Gjermania ...

Editorial 6 Qershor 2020, 06:08

Reformë Elektorale apo “makeup” i një Regjimi?

Më së fundi ankthi mbaroi. Kemi një konsensus aq të kërkuar nga Ambasadorët me në krye Znj.Kim. Opozita edhe kësaj here ka ulur kokën, si nxënësi që është zënë ...

Editorial 5 Qershor 2020, 08:43

Lehtësia e rënies së një meteori mbi Kosovë

1. Tingëllon gati si barsoletë morbide, por kam përshtypjen, tashmë dhjetë vjet e tutje, se po qe se do të binte një meteor i madh mbi Kosovë e duke mbuluar tre...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale