LIVE UPDATES
Editorial

Lehtësia e rënies së një meteori mbi Kosovë

5 Qershor 2020, 08:43 Nga DOSJA
Lehtësia e rënies së një meteori mbi Kosovë

1. Tingëllon gati si barsoletë morbide, por kam përshtypjen, tashmë dhjetë vjet e tutje, se po qe se do të binte një meteor i madh mbi Kosovë e duke mbuluar treçerekun e territorit të saj, nga Brukseli zyrtar do të vinin dy porosi. E para do të ishte shprehje e keqardhjes dhe ofrimi imediat i ndihmave të pakursyera. E dyta do të ishte kërkesa që sapo të rregullohen pak rrugët e gjendja në vend, diku javën e ardhshme, për shembull, përfaqësuesit e Prishtinës do të ftoheshin në Bruksel për të vazhduar dialogun me Beogradin zyrtar.

Jashtë barsoletës, dje ndodhi përgatitja e radhës për ta vazhduar “dialogun”, ku i dërguari i veçantë M. Lajçak mori përkrahjen e shteteve anëtare të BE-së për një rifillimi ambicioz të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, me synim që menjëherë të kalohet në rrafshin politik, në vend të atij të deritanishëm që u quajt “teknik”.

Brenda kontekstit të barsoletës, ngjarja e djeshme doli pas dy muajsh e gjysmë mbylljeje të vendit për shkak të krizës së koronavirusit dhe pas krizës politike nga rrëzimi i qeverisë në mes të pandemisë. Sikur në barsoletë, porosia është pak a shumë se po, keni kaluar një krizë të madhe shëndetësore e sociale botërore dhe po, keni kaluar një krizë të padëgjuar politike kudo në botë, por sapo të hapet aeroporti, do të vazhdojmë me “dialogun”.

2. Nuk është ndonjë risi e nganjëherë mund ta kthejë kokën njeriu prapa dhe të hetojë se ka edhe më keq, apo ngjashëm keq.

Në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit 2010, sipas raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve e KQZ-së nga auditimi i 890 vendvotimeve, në 712 prej tyre ka konstatuar ndryshime të mëdha të rezultatit. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Monitorimin e Zgjedhjeve, ENEMO, parregullsitë e shumta e ndikuan rezultatin e zgjedhjeve deri në shkallën 38%.

Një ambasador perëndimor që vëzhgoi këto zgjedhje i përshkroi ato si “vjedhje industriale të votës”. Por, nga Brukseli zyrtar, gjegjësisht nga zyra e baroneshës Ashton, u dërgua porosia e dyfishtë “meteoritë”. Dakord, keni pasur ca probleme-serioze-zgjedhore dhe zgjidhini ato sa më shpejt. Pastaj nisuni për në Bruksel, sepse po fillon dialogu me Beogradin.

Kjo porosi nuk u lëkund fare me faktin se deformimi i rezultatit qe 38%, diçka që në cilindo shtet të Europës do të kishte çfarëdo emri, por jo zgjedhje demokratike. Për më tepër, nuk u lëkund as kur Këshilli i Europës miratoi një raport, me të cilin, mes të tjerash, i dyshuari më i madh për një grup të madh të organizuar kriminal në Kosovë ishte ai që sapo i kishte fituar zgjedhjet, me deformim prej 38 për qind.

Pra, nuk kishte më rëndësi se a kanë legjitimitet të brendshëm të votës apo atë të jashtëm të pranueshmërisë në botë përfaqësuesit e Kosovës – me rëndësi ishte që të paraqiteshin në Bruksel dhe të inicionin dialogun.

3. Privatisht nuk do të jenë të paktë diplomatët europianë që do të shpjegojnë se ngutja kësaj here ka të bëjë më shumë se me çdo gjë tjetër me rimarrjen e iniciativës europiane prej improvizimit, që është përpjekur ta bëjë i dërguari amerikan, Grenell, e posaçërisht efektit të lobimeve të ndryshme të përbashkëta mes presidentëve Thaçi dhe Vuçiç në Uashington. Efekti dramatik i këtyre improvizimeve dhe lobimeve u pa me rrëzimin e paprecedent të qeverisë në mes të pandemisë e me shpjegime lënduese për inteligjencën e cilitdo qytetari, se gjëja më e rëndësishme në atë moment ishte regjimi doganor në marrëdhëniet tregtare Kosovë-Serbi.

Dhe ky argument është valid, marrë parasysh mungesën e konsistencës dhe rezultateve të kësaj administrate në probleme të ndryshme të politikës së jashtme e siç u pa, edhe me pandeminë dhe revoltën qytetare antiraciste, edhe në atë të brendshme.

Por ngutja për t’i ikur njërit improvizim nuk absolvon prej improvizimit tjetër. Brukseli zyrtar tashmë ka ndërtuar, me apo pa paramendim, një qasje në proces negociator, që shpërfill në tërësi njërën prej kërkesave themelore të negociatave – atë të palëve të forta negociatore. Në një sistem demokratik, Kosova duhej të përfaqësohej me sa më shumë legjitimitet e demokraci. Mirëpo, prej vitit 2010 e tutje, çdo vendim që është marrë në negociatat në Bruksel nga ana e Kosovës ka pasur një parakusht, që përfaqësuesit e saj të kenë sa më pak legjitimitet demokratik. Dhe, kjo gjë nuk ka përfshirë vetëm të dyshuarin për krim të organizuar, Hashim Thaçi, por edhe për ata politikanë që nuk kanë dyshime të ngjashme. Në kohën kur u angazhua Isa Mustafa në negociata, ai ishte zgjedhur Kryeministër pas një lufte të madhe të fituar të Hashim Thaçit kundër shumicës së votuesve të Kosovës e me vendim diskutabil të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo përfshirje e Isa Mustafës me legjitimitet të kontestuar e me vetëm 15 për qind të përkrahjes publike –sipas UNDP-së – solli rezultate katastrofale. Marrëveshja, të cilën e nënshkroi në Bruksel, shkaktoi krizë të madhe politike në vend, demonstrim qytetar në rrugë e protesta të paprecedenta të Kuvendit, që më në fund detyruan referimin e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit e lexoi marrëveshjen e nënshkruar nga I. Mustafa si manual të shkeljeve kushtetuese.

4 . Ka një lloj ironie vetakuzuese në shpejtësinë për ta rifilluar dialogun me Serbinë, duke marrë si shkas formimin e një qeverie të re të Kosovës, ndihmuar nga Thaçi dhe një vendim diskutabil i Gjykatës Kushtetuese. Qeveria e rrëzuar me mocion mosbesimi në fund të marsit të këtij viti kishte një muaj më vonë në sondazhin e UNDP-së, besimin më të madh që ka pasur ndonjë qeveri ndonjëherë në Kosovë, me Kryeministër dhe kryetarë të Parlamentit që kalonin dy të tretat e përkrahjes. Shikuar nga këndvështrimi i negociatave të suksesshme, nuk kishte qeveri me përkrahje më të madhe për të zhvilluar negociata. Shikuar nga standardi i negociatave të zhvilluara në Bruksel, një përfaqësim me përkrahje të madhe publike do të ishte një anomali.

Brukseli zyrtar mund ta zërë veten sërish në kurthin vetjak. Duke dëshiruar të mbajë rolin e vet prej ndërmjetësuesi në marrëveshjen Kosovë-Serbi, mund të investojë sërish në një palë bashkëpunuese nga Kosova, e gatshme të marrë pjesë në çfarëdo e të nënshkruajë çfarëdo, por e pambështetur për të implementuar çfarëdo që të ketë nënshkruar.

Pas dhjetë vjetësh eksperimente, ndoshta Brukseli do t’ia vlente të lexonte numra bazikë të sondazheve dhe t’u kthehej leksioneve bazike të legjitimitetit politik. Mund të lexonte edhe diçka për demokraci, ndoshta, rrugës.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial qeveria e re ne kosove veton surroi qeveria e re ne kosove veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 1 Qershor 2020, 19:06

Reforma, një Lojë Shahu!

 “Ne i kemi votat në Parlament”-tha Gjiknuri, duke larë duart si Pons Pilati pas dështimit të dakortësisë me opozitën. Lojtari i thekur Gjiknuri, i dha  “shah” ...

Editorial 1 Qershor 2020, 09:12

“Le Monde”, një mijë e njëqind

Uromëni. Sepse sot kam fituar një bast me katër miq. Fluturonin nga gëzimi kur e përditshmja pariziane “Le Monde”, e paraqitur për lexuesit shqiptarë si “presti...

Editorial 29 Maj 2020, 12:24

Nuk rrëzuan Albinin, por përdhosën ndryshimin

TIRANË– Kësaj parrulle, pra se zgjedhjet janë një kurth për budallejtë, mbi të cilën kanë filozofuar nga Sartri e deri tek Alë Badiu, i kushtoi disa vite m...

Editorial 28 Maj 2020, 11:25

Kissingeri ndër ne

1.Ka ditë që po lexoj disa libra të lënë manash për kohë më të mira dhe njëkohësisht u kthehem herë pas here aktualiteteve, një konflikt i tmerrshëm mes narraci...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet