Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Dy fqinjët konfliktohen në Gramsh, nxjerrin kallashnikovin, ndërhyn në kohë policia
31 Tetor 2021, 08:47Nga DOSJA
GRAMSH– Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është mundur të parandalohet në qytetin e Gramshit. Policia bën të ditur se konflikti i nisur mes dy fqinjëve ka bërë që të nxirren armët dhe të nisin kërcënimet për vrasje.
Genci Hazizi, 52-vjeç kërcënoi se do të vriste me armë zjarri fqinjin e tij me inicialet H.A. Policia ka mundur të shkojë në vendin e ngjarjes në kohë duke parandaluar një vrasje. Gjatë kontrollit në banesën e Hazizit, policia gjeti dhe sekuestroi si provë materiale armën e zjarrit kallashnikov si dhe arrestoi këtë të fundit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy shtetasve. Vihet në pranga njëri prej personave të përfshirë në konflik të cilit ju gjetë dhe sekuestrua një armë zjarri kallashnikov. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, kanë marrë njoftim se në fshatin Shëmrizë të Njësisë Administrative Pishaj, kishte një konflikt për motive të dobta mes shtetasve G.H dhe H.A, (komshi me njëri tjetrin) dhe se shtetasi G.H po e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri shtetasin H.A. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin G.H., 52 vjeç . Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetë dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov. Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
BERAT- Katër persona janë proceduar penalisht në Berat ditën e sotme, për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 3 persona janë proceduar pasi janë kapur duke ush...
TIRANË-Sot është data 31 tetor dhe tashmë mbarë bota feston Halloween. Të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm zgjedhin që në këtë ditë të vishen ndryshe, inspiru...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet kryesore në portalet e vendit. Dosja.al, syri.net, Faxnews dhe Shqiptarja.com kanë si lajm kryesor arrestimin e pron...
Aksidentet në vendin e punës nuk janë diçka e re. Mesatarisht në një muaj janë aksidentuar 15 punëmarrës në vitet 2019-2020, që për fat ka rënë në 10 për...
TIRANË– Dita e dielë do të karakterizohet nga temperatura të larta dhe diell. Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në dominimin e kth...
TIRANË– Sot është dita e fundit e tetorit dhe dita kur akrepat e orës shkojnë 60 minuta pas për t’u futur në orën dimërore. Në shumicën e vendeve të ...