LIVE UPDATES
Bota

DW: Situata epidemiologjike në Kosovë drejt përkeqësimit

10 Janar 2022, 12:09 Nga DOSJA
DW: Situata epidemiologjike në Kosovë drejt përkeqësimit

KOSOVA- Në fund të dhjetorit Kosova identifikoi rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit, por arriti ta përmbyllë një vit me situatë të qetë epidemiologjike. Tani në ditët e para të janarit situata po përkeqësohet.

Ndonëse në fund të vitit të shkuar Kosova ishte vendi me gjendjen epidemiologjike Covid-19 më të mirën në rajon, situata po ndryshon me fillimin e vitit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, tha këtë të hënë (10.01) se situata epidemiologjike në Kosovë mund të përkeqësohet si pasojë e përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit. Numri i të infektuarve ishte njëshifror në fund të vitit të shkuar, por aktualisht brenda dite po regjistrohen qindra raste me Corona. Vetëm në 24 orët e fundit ishin 304 raste. Instituti bën thirrje për respektim të masave dhe të mos ketë grumbullime të njerëzve. Më 26 dhjetor 2021, Kosova identifikoi rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit dhe përmbylli një vit me situatë të qetë epidemiologjike, por tani situata ka ndryshuar.

“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mos-grumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikqyrin me përpikmëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë. Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19”, -thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Nuk ka mungesa në vaksina

Vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga virusi, duke ju rikujtuar qytetarëve se “mund të imunizohen çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor nëpër komunat e Kosovës”, thekson instituti përgjegjës për pandeminë.

Ndryshe nga viti i kaluar, Kosova nuk përballet me mungesë të vaksinave imunizuese për Covid-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, 49.2 për qind e qytetarëve janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, ndërsa 43.9 për qind me dozën e dytë. Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se vaksina ka mjaftueshëm, mbi 400 mijë të tilla aktualisht janë në dispozicion, ndërsa, sipas nevojës mund të kontraktohen të tjera. Kosova nisi fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të marsit të vitit 2021, ndërkaq nga fillimi i dhjetorit të vitit të shkuar, ka nisur edhe me dozën e tretë përforcuese. Nga 09.12.- 01.01. të këtij viti. 2,093 qytetarë kanë marrë dozën e tretë.

Rezistencë ndaj vaksinimit të fëmijëve

Edhe në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç, por numri i të vaksinuarve nën moshën 18-vjeçare konsiderohet të jetë shumë i ulët. Një specialiste për hulumtime të politikave globale shëndetësore, Hana Xhemajli, u tha medieve lokale se Kosovën e pret një problem tjetër, siç është vaksinimi i fëmijëve.

“Me moshat 18-vjeçare e lart ne kemi një vaksinim të mirë dhe nëse vazhdojmë në mënyrë të këtillë nuk do të kemi probleme fare, por, i frikësohem vaksinimit të fëmijëve për të cilën ka rezistencë të madhe”, -thotë Hana Xhemajli. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i fëmijëve nga 12 deri 15 vjeç në Kosovë, është afro 100 mijë. Materiale informuese për vaksinimin e fëmijëve tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla dhe sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, do të vazhdohet me fushata vetëdijësuese për vaksinën kundër koronavirusit.

Marrë nga: DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni hana xhemajli omicron ne kosove hana xhemajli omicron ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet