LIVE UPDATES
Aktualitet

DW: Shqipëria ka incidencë të lartë të Covid-19

3 Dhjetor 2021, 11:07 Nga DOSJA
DW: Shqipëria ka incidencë të lartë të Covid-19

TIRANË- Në Shqipëri fillon sot (03.12) vaksinimi me dozën e tretë anti-Covid i qytetarëve mbi moshën 18 vjeꞔ, që kanë kaluar gjashtë muaj nga vaksinimi me dozën e dytë. Vendmi u mor të enjten, (02.12) nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që e vlerëson me një rrezik në rritje situatën e përhapjes së infeksionit me virusin Corona. Në këto kushte ky komitet rekomandoi edhe vaksinimim e detyruar të punonjësve të administtatës publike, të qendrave tregëtare dhe supermarketeve. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv. Ministrja e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, që publikoi vendimet e sipërpërmendura theksoi që „deri në 31 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike dhe ata të qëndrave tregëtare që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen. Në 4 janar 2022 do të kërkohet karta e vaksinimit ose testi negativ PCR në ꞔdo pesë ditë”. Autoritetet shprehin shqetësim për rënien muajin e kaluar të ritmeve të vaksinimit të popullsisë me dozën e parë dhe të dytën.

Mbeten në fuqi ora policore dhe kufizimi i aktiviteteve

Sipas ekspertëve të Komitetit Teknik “ka një intensitet të lartë të përhapjes së infeksionit pasi incidenca në dy javët e fundit ka arritur në 347 raste për 100,000 banorë dhe po ndodh transmetimi komunitar”. Për krahasim, Gjermania me popullsi rreth 82 milionë banorë ka një incidencë 442,1. (regjistrim i 03.12.) N Tiranë Komiteti Teknik i Ekspertëve mori të enjten, (02.12) vendimin e lënies në fuqi, me një afat të pacaktuar të orës policore dhe kufizimit të lëvizjeve pas orës 22.00 të mbrëmjes deri në orën 6.00 të mëngjesit, të aktiviteteve, tubimeve politike, kulturore, grumbullimeve me më shumë se dhjetë persona dhe ceremonive. Mësimi në universitete do të bëhet online kurse në arsimin para universitar do të jetë i alternuar, online dhe me praninë fizike të nxënësve. Tirana vazhdon të jetë qarku me pjesën më të madhe të rasteve, e ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha.

A ka hyrë varianti Omicron në Shqipëri?

Sipas kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv. Ministres së Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, ende nuk ka të dhëna, pasi priten përgjigjet nga laboratorë të specializuar jashtë vendit, për mostrat e dërguara të pacientëve të infektuar me virusin e të përgatitura sipas protokolleve përkatëse. ”Përderisa pandemia vazhdon, dalja e varianteve të reja është e pritshme dhe në vëmendje të gjithë institucioneve që merrën me pandeminë,” theksoi ajo.

Mbërritja e Omicron në Itali dhe Greqi, dy vendet fqinjë ku ka një shumicë emigrantësh shqiptarë që hyjnë në Shqipëri, e bën më të mundshme edhe prekjen nga ky variant. Autoritetet e shëndetësisë bëjnë thirrje për vijimin e vaksinimit si rruga më efikase për të përballuar edhe qarkullimin e Omicron. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që nga nisja e procesit të vaksinimit në fillim të këtij viti, janë kryer gjithsej 2.103.351 doza, ku 1.072.645 janë doza të para, 951.013 të dyta dhe vetëm 67.381 doza të treta. Në fillim të muajit të kaluar nisi vaksinimi me dozën e tretë, të njohur si”booster” për grupet më të rrezikuara, mjekët dhe infermierët.

Marrë nga: DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 mira rakacolli covid-19 mira rakacolli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet