E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
SHKODËR– Mariana Vuksanaj është arrestuar ditën e sotme në Shkodër pasi iu zbulua ‘shtëpia e barit’ në një banesë. Në kërkim u shpall në Gjovalin Vuksanaj, bashkëshorti i Marianës, i cili bashkëpunoi për të kultivuar kanabis në vazo dhe kishin përshtatur banesën me mjetet materiale për kultivimin e lëndës narkotike.
Policia ka sekuestruar 139 kg kanabis, fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike dhe baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike.
Policia e Shkodrës mori informacion se një shtetas kishte përshtatur në bodrumin e banesës së tij, një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa. Pas këtij informacioni, policia organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Jeran”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë gruaja dhe burri u shpall në kërkim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Jeran”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat”. Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të llambave, në një banesë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike. Është vënë në pranga pronarja e banesës dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj. Janë sekuestruar 139 kg kanabis, fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike dhe baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte përshtatur në bodrumin e banesës së tij, një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Jeran”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja:
M. V., 42 vjeçe banuese në fshatin Jeran, si dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi Gj. V., 55 vjeç, banues në fshatin Jeran, Shkodër.Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 139 kg lëndë bimore e dyshuar cannabis sativa, 132 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike, baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike dhe 1 automjet.Gjithashtu, gjatë operacionit, në këtë banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike.
(A.B)/Dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Sinoptikania Lajda Porja shprehet se kjo fundjavë mbi vendin tonë parashikohet të jetë më reshje shiu. Sipas saj, e shtuna pritet të ketë al...
KOSOVË – Çështja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë dhe mbetet një nga më të nxehtat kohët e fundit, teksa liderët politikë të të dy...
LEZHË – Policia e Shtetit ka kryer një aksion ditën e sotme teksa ka bërë të mundur arrestimin e një 60-vjeçari, pasi iu gjet në banesë një sasi e m...
TIRANË– Ish-drejtori i burgut “313 Jordan Misja”, Eduard Strugaj është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, ndërsa përgjegjësi i sektorit të logjistikës F...
VLORË– Përkeqësimi i motit, i karakterizuar me reshje shiu dhe erë të fortë ka detyruar kapitenerinë të pezullojë sërish lundrimin e mjeteve të vogla...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama bëri ditën e djeshme dozën e tretë të vaksinës. Ai e tha vetë pas injektimit të dozës se në internet ka shumë spekulime...
TIRANË– Gjatë seancës së djeshme parlamentare, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është fotografuar duke mbërritur në Par...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al mban në faqe kryesore lajmin mbi ardhjen e trupave të pajetë të vi...
LEZHË– Një 22-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Lezhës për shkak se akuzohet për vjedhje. I arrestuar është Elio Hila, banues në Lezh...
TIRANË– Duke u bazuar në situatën epidemiologjike, në rritjen e qarkullimit të virusit Omicron në Europë dhe faktit që stina e dimrit rrit mundësinë ...