LIVE UPDATES
Bota

DW: SHBA sanksionon për korrupsion liderin serb të Bosnjës Milorad Dodik

6 Janar 2022, 08:14 Nga DOSJA
DW: SHBA sanksionon për korrupsion liderin serb të Bosnjës

SHBA – Ministria e Financave e SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksionone ndaj liderit të serbëve të Bosnjës Milorad Dodik. Dodik është sundimtar i Republika Srpska, entitetit serb në Bosnje, që u krijua sipas Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995.

Ndërsa Bosnje-Hercegovina po përballet me krizën e saj më të rëndë politike që nga vitet 1990, SHBA tha se Dodik e ka përdorur pozitën e tij për të grumbulluar pasuri përmes një sistemi patronazhi, ryshfetesh dhe mitmarrjeje.

“Aktivitetet destabilizuese korruptive të Milorad Dodik dhe përpjekjet për të çmontuar Marrëveshjet e Paqes të arritur në Dejton të SHBA, të motivuara nga interesi i tij vetjak, kërcënojnë stabilitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe të të gjithë rajonit,” tha Brian Nelson, nënsekretar për terrorizmin dhe hetimet financiare pranë Ministrisë së Financave tä SHBA-së.

Efekti praktik i sanksioneve do të jetë raportimi, ngrirja dhe bllokimi i çdo pasurie që Dodik mund të ketë në Shtetet e Bashkuara.

Ministria e Financave e SHBA-së vuri sanksione edhe ndaj “Alternativna Televizija”, një kanal që sipas SHBA është në pronësi të një kompanie të lidhur me familjen e Dodikut dhe përdoret për qëllime propagande.

Shkelje e Marrëveshjes së Dejtonit

Dodik mbron prej vitesh idenë e ndarjes së Republikës Srpska, entitetit gjysmë autonom serb, brenda shtetit boshnjak. Përpjekjet e Dodikut konsiderohen si shkelje e Marrëveshjes së Dejtonit, të ndërmjetësuar nga SHBA në qytetin me këtë emër në shtetin e Ohajos.

Kohët e fundit Dodik i ka shtuar përpjekjet e tij që Republika Srpska të shkëputet nga Bosnja. Muajin e kaluar ai u bëri thirrje serbëve të Bosnjës që të zyrtarizojnë ushtrinë, gjyqësorin dhe sistemin e tyre të taksave.

Për përpjekjet e tij për të copëtuar shtetin e brishtë boshnjak Dodiku ka marrë mbështetje të heshtur nga Serbia dhe Rusia.

Reagimi i Dodikut

Dodiku nuk është shqetësuar shumë nga masat e dikurshme të SHBA-së, të cilat përfshinin ndalimin për të udhëtuar në SHBA. Po ashtu Dodiku ka thënë se çdo sanksion i afron serbët e Bosnjës me “miqtë e vërtetë” si Rusia dhe Kina.

Udhëheqësi nacionalist tha se, nëse serbët e Bosnjës tërhiqen nga institucionet qendrore të Bosnjës, kjo nuk përbën shkelje të Marrëveshjes së Dejtonit dhe nuk do të shkaktojë ndonjë konflikt të ri.

Pas njoftimit të tanishëm nga Uashingtoni Dodik tha: “Ato janë sanksionet e tyre, jo tonat”.

Ai shtoi: “Unë nuk kam ndërmend të aplikoj për vizë për SHBA edhe nëse sanksionet ndaj meje hiqen nesër”. (DW)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota milorad dodik sergej lavrov milorad dodik sergej lavrov

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës