Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KIEV- Pritje të mëdha rëndojnë mbi kancelarin Olaf Scholz, edhe nëse qeveria federale përpiqet paraprakisht t’i ulë shpresat. Sipas burimeve qeveritare, Scholzi nuk pritet të kthehet nga Moska në Berlin të martën në mbrëmje me një rezultat konkret. Biseda është pjesë e përpjekjeve intensive diplomatike nga të gjithë aleatët. Me synimin për të mbajtur vazhdën e diskutimeve me Rusinë për një deeskalim me hapa konkretë.
Kancelari flet për një “strategji të dyfishtë”. Nga njëra anë negociojmë, nga ana tjetër kërcënojmë. “Në rast agresioni ushtarak kundër Ukrainës, që rrezikon integritetin territorial dhe sovranitetin e saj, kjo çon në reagime dhe sanksione të ashpra të cilat ne i kemi përgatitur me kujdes dhe të cilat mund t’i vëmë menjëherë në fuqi. Së bashku me aleatët tanë në Evropë dhe brenda NATO-s. Aleanca është e bashkuar dhe e vendosur”, deklaroi pak ditë më parë Scholz.”Askush nuk duhet të presë që do të ndahemi, ne do të veprojmë në mënyrë të unifikuar”.
Marrëdhëniet gjermane me Rusinë janë të veçanta
E megjithatë, vizita e kancelarit gjerman në Kiev dhe Moskë duhet parë ndryshe nga, për shembull, udhëtimi i presidentit francez Emmanuel Macron një javë më parë. Marrëdhëniet dypalëshe gjermane nuk mund të shikohen kurrë në mënyrë ahistorike, argumentohet në qarqet qeveritare.
Në emër të Gjermanisë, rajonit i janë shkaktuar vuajtje të pafundme. Ne duhet të jemi mirënjohës që kemi arritur të rivendosim marrëdhëniet midis popujve të dy vendeve gjatë dekadave të fundit. Por kjo nuk rezulton në një rol të veçantë për Gjermaninë. “Ne jemi të integruar në atë që po përpiqen të bëjnë të gjithë.”
Sipas burimeve qeveritare, kancelari gjithashtu nuk do të bëjë premtime për dërgimin e armëve në Kiev. Nga ana tjetër, do të shqyrtohet një listë dëshirash për pajisjet ushtarake, ku ndër të tjera ka sisteme elektronike të gjurmimit, pajisje për çminim, kostume mbrojtëse, pajisje radio digjitale, stacione radari apo pajisje për shikim natën.
Ndihmë e mundshme ekonomike
“Njëra apo tjetra mund të ‘shqyrtohen më nga afër’, gjë që po bëhet, thuhet në Berlin. Përveç vendimit politik, bëhet fjalë edhe për disponueshmërinë aktuale “Në Bundeswehr nuk kemi asgjë tepër, atje nuk rrinë pa përdorur 1000 pajisje të shikimit natën”.
Duket se Olaf Scholzi do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë ekonomike shtesë. Këtë e kërkon edhe Kievi. Vitet e fundit, Gjermania ka qenë donatori kryesor me rreth dy miliardë euro për të stabilizuar ekonominë. Aktualisht, monedha ukrainase është nën presion të madh, gjë që pritet ta ndërlikojë më tej situatën. “Ukraina mund të jetë e sigurt se ne po tregojmë solidaritetin e nevojshëm, si në të kaluarën”, tha Scholzi.
Marrë nga DW
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SERBI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e uroi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për Ditën e Shtetësisë së Serbisë, duke i thënë se mar...
SHBA- Shtetet e Bashkuara po mbyllin ambasadën amerikane në Kiev dhe po zhvendosin përkohësisht numrin e vogël të personelit diplomatik të mbetur në Lviv. CNN s...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se është informuar se Rusia do të sulmojë të mërkurën. The Hill shkruan se komentet e liderit ...
UKRAINË- Banorët e kryeqytetit ukrainas të Kievit shprehën mendime të të ndryshime mbi çështjen e debatueshme të anëtarësimit të vendit në NATO. Të ...
MOSKË– Nipi i Jozef Stalinit, Leonid Alliluyev, 93 vjeç ka rënë pre e disa mashtruesve në Moskë. Sipas mediave ruse, RT dhe TASS raportojnë se...
UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka pohuar se kursi i Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO nuk ka për të ndryshuar. CNN shkruan se me anë ...
BRUKSEL- Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola shprehu të hënën mbështetjen e parlamentit të BE-sw për Ukrainën mes paralajmërimeve për një pushtim...
ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin të tërhiqet nga buza e greminës për krizën në Ukrainë. Me anë të një postimi ...
KOREJA E VERIUT- Ai ka muaj që ka racionuar ushqimin e popullit të tij, por kjo nuk e shqetëson. Asgjë nuk është shumë e shtrenjtë për Kim Jong-un dhe bashkëpun...
E lënë në harresë tash e një kohë të gjatë, shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë i është kthyer vëmendja. Një plan për restaurimin e saj ngriti dyshime nëse po...