Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
UKRAINË- Banorët e kryeqytetit ukrainas të Kievit shprehën mendime të të ndryshime mbi çështjen e debatueshme të anëtarësimit të vendit në NATO. Të djelën ambasadori ukrainas në Britani kishte thënë se Ukraina mund të hiqte dorë nga përpjekjet për anëtarësim në NATO për të shmangur luftën me Rusinë. Ministria e Jashtme e Ukrainës, tha sot se politika e saj e anëtarësimit në NATO nuk ka ndryshuar dhe se komentet e ambasadorit ukrainas në Britani ishin keqinterpretuar. Megjithatë, kjo shkaktoi reagime të shumta në Kiev.
Ambasadori Vadym Prystaiko i tha kanalit BBC se Ukraina ishte e gatshme të ishte “fleksibile” lidhur me qëllimin e saj për t’u anëtarësuar në NATO. Zëdhëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov tha sot se Rusia do të mirëpriste një lëvizje të tillë. Kjo nxiti reagime në mesin e banorëve të Kievit.
“Ideja se ne mund të heqim dorë nga qëllimi për t’u anëtarësur në NATO vetëm sepse Rusia do të na pushtonte është thjesht një absurditet“, tha Vladyslav, një inxhinier elektrik 33-vjeçar nga Kievi, duke shtuar se lëshimet ndaj Moskës nuk do të garantonin në asnjë mënyrë sigurinë e vendit.
“Rusia na ka sulmuar edhe në të kaluarën ndonëse, sipas kushtetutës sonë, ne ishim një shtet i paangazhuar”, shtoi ai.
Të tjerë thonë se ka hapësirë për të bërë ndryshime në politikën e jashtme të vendit, duke marrë parasysh rëndësinë e marrëdhënieve me Rusinë.
“Unë jam në favor të një partneriteti me Rusinë në mënyrë që të gjejmë zgjidhje për çështjet mes dy vendeve tona. Duhet të rishikohet situata dhe të merren vendime të ndryshme për të rregulluar politikën tonë të jashtme, jo thjesht të japim një refuzim të prerë”, tha 33-vjeçarja Nina, një konsulente në fushën e menaxhimit.
Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por ka një premtim që nga viti 2008 se do t’i jepet mundësia për t’u anëtarësuar, një hap që do ta çonte aleancën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në kufijtë e Rusisë.
“Lajmi është qartësuar sepse deklarata e ambasadorit Prystaiko u keqkuptua dhe keqinterpretua. Ai tha se Ukraina duhet të jetë më fleksibile dhe Ministria e Jashtme ukrainase e konfirmoi se politika në lidhje me anëtarësimin e vendit në NATO nuk ka ndryshuar. Mbeti ajo që ishte. Unë e mbështesë plotësisht anëtarësimin e vendit në NATO”, tha një student 20 vjeçar ukrainas, i cili nuk pranoi të identifikohej.
Një banore tjetër e Kievit theksoi se vendet e Perëndimit nuk janë të gatshme ta pranojnë menjëherë Ukrainën në NATO.
“Për këtë arsye ne duhet të përqëndrohemi në përmirësimin e ekonomisë sonë, që do të na bënte një partner më strategjik në vend të një vendi që varet nga ndihmat. Ne duhet ta rrisim ekonominë dhe të bëhemi një vend më tërheqës për partnerët tanë perëndimorë”, tha 31 vjeçarja Inna Kotrych, punonjëse në industrinë e ilaçeve.
Presidenti rus Vladimir Putin thotë se lidhjet në rritje të Ukrainës me aleancën perëndimore mund ta bëjnë atë një vend nga ku NATO mund të lëshojë raketa që kanë në shënjestër Rusinë. Ai thotë se Rusia duhet të vendosë “vijat e kuqe” për ta parandaluar këtë.
Marrë nga VOA
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
MOSKË– Nipi i Jozef Stalinit, Leonid Alliluyev, 93 vjeç ka rënë pre e disa mashtruesve në Moskë. Sipas mediave ruse, RT dhe TASS raportojnë se...
UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka pohuar se kursi i Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO nuk ka për të ndryshuar. CNN shkruan se me anë ...
BRUKSEL- Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola shprehu të hënën mbështetjen e parlamentit të BE-sw për Ukrainën mes paralajmërimeve për një pushtim...
ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin të tërhiqet nga buza e greminës për krizën në Ukrainë. Me anë të një postimi ...
KOREJA E VERIUT- Ai ka muaj që ka racionuar ushqimin e popullit të tij, por kjo nuk e shqetëson. Asgjë nuk është shumë e shtrenjtë për Kim Jong-un dhe bashkëpun...
E lënë në harresë tash e një kohë të gjatë, shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë i është kthyer vëmendja. Një plan për restaurimin e saj ngriti dyshime nëse po...
TURQI- Oktar u dënua me 1045 vjet burg në janar të këtij viti për një sërë akuzash, duke përfshirë përdhunimin, abuzimin e fëmijëve, spiunazhin dhe shantazhin. ...
GREQI– Çështja e vrasjes së Eleni Topaloudit është rikthyer sot në gjyq. Por reagimi i nënës të së ndjerës ka pushtuar kopertinat e mediave greke! ...
UKRAINË– Dy emigrantë grekë janë vrarë nga ushtria ukrainase. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Granitna të Ukrainës pranë kufirit “të nxeh...
UKRAINË- Publikohet videoja e parë brenda vendit ku u vranë dy ushtarët grekë në Ukrainën Lindore. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, një nga vi...