LIVE UPDATES
Aktualitet

‘E vranë me bukë në gojë… ia hoqa’! Rrëfimi i të afërmve të rivalit të bandës

25 Tetor 2021, 10:34 Nga DOSJA

Për autoritetet, emri i Elton Mermalit, padyshim është në vazhdën e të vrarëve që ndër vite po numërohen të ekzekutuar në Lushnjë dhe që kanë vetëm një të përbashkët, njohjet apo angazhimin e dikurshëm në bandën e Lushjës.

Emra të tillë, si vrasja e Gerti Lalës, i njohur si “Iriqi”, Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës, këta të fundit të ekzekutuar gjatë përpjekjeve për të vrarë nipin e Aldo Bares, treguan se së paku për 15 vitet e fundit, rivalët janë përplasur me armë duke asgjësuar jo vetëm anëtarë e ish-anëtarë, por edhe të afërm.

Por në qendër të të gjithë kësaj përplasjeje, ka vetëm një emër, që është ai i Afred Shkurtit , i dënuar përjetësisht dhe që pavarësisht se mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ai vijon të presë një vendim nga Gjykata e Lartë, ku pas xhiros midis gjykatave, çështja mbetet varur në këtë gjykatë.

“Sapo filluam të luanim me letra”, – kujton njëri nga dëshmitarët që ishte ulur me shikim nga lokali i Artur Dajës dhe përballë një nga miqtë e tij të quajtu Cen Lufta.

Është pikërisht viti i mbrapshtë kur u ndez lufta, që vijon ende, pavarësisht disa anëtarëve në burg, të tjerëve që kanë ndërruar jetë dhe njërit prej tyre të konsideruar si “i penduari”, Petrit Licit, që pasi mbylli vuajtjen e dënimit, ndryshoi identitetin sipas marrëvshjes me shtetin shqiptar.

Gazetasi.al, po risjell dëshmitë e  personave okularë që rrëfejnë se çfarë ndodhi atë ditë. “Pa kaluar as dy minuta, unë pashë një makinë “Audi” ngjyrë gri me xhamat anësorë të errët, ndërsa xhami para ishte i zakonshem. ….Nuk e kam të fiksuar nëse kishte targa apo jo. Nuk kaloi as gjysëm minuti nga koha që po shikoja këtë makinë dhe pikërisht kur kjo pothuajse ishte drejt verandës, ku ishte ulur Arturi, dëgjova breshëri automatiku në krahun tjetër. E kam të fiksuar se kanë gjuajtur drejt tavolinës së Turit (Artur Daja) me 3 deri në katër breshëri armësh. U ngrita në këmbë dhe i thashë Cenit: ‘na vranë’ dhe i kërkova automatikun e tij, se e dija që e mbante atë në kioskë. Ceni më tha se nuk e kishte atë ditë armën aty, por më tha: ‘Largohu dhe ti se do të vrasin’”.

Dëshmitari shton se si vrapoi drejt një pallati, ku dhe duke u mbrotjur herë pas here nxori kokën për të parë se çfarë po ndodhte.

“Në atë moment, shoh që xhami i pasmë i pasagjerit në krahun që isha unë, ishte gjysëm i ulur, aty fiksova Ramadan Shkurtin, ai nxori grykën e automatikut dhe e drejtoi për nga mua. Në këtë moment kur e pashë ika me vrap dhe hyra në shtëpinë e Trifon Hilës që ishte në katin e tretë. Sa hyra, më doli përpara Ferdi dhe i thashë se kanë qëlluar Turin (Dajën) dhe kur ai doli në ballkon, u dëgjua një krismë e fortë. Ai nuk më tha fshihu se po na qëllojnë. Ferdi nuk më tha se kë kishte pare, por më tha vetëm të mos dilja jashtë se do na vrasin”.

Kur dëshmitari doli më vonë, ai pa automjetin “Audi” të ndaluar dhe brenda një trup gjysëm të varur që ishte i pajetë, ndërsa kuptoi më pas se aty gjendej i vrarë Ramadan Shkurti.

“Pas kësaj, shkova tek shtëpia e xhaxhait të Hilës dhe aty takova Fred Dajën, i cili më tha: ‘Merre një kovë ujë se do lajmë gjakun në verandën e lokalit se kanë vrarë Genc Kasharin’. Kur shkova tek lokali, pashë Turin, i cili më tha se ishte plagosur dhe kur shkuam në shtëpi kemi diskutuar se përse Fred Shkurti donte t’na vriste. Më pas, 30 minuta më vonë ka ardhur Enver Boriçi dhe është ulur“.

Mbi ditët e vështira në Lushnjë, tregon edhe dëshmitari tjetër, Rifan M., i cili tregon jo vetëm se si e vranë Genci Kasharin, të cilin ai i kishte thënë të largohej në shtëpi. Kjo bisedë ndodhi në momentet kur ata po hanin. “Të tjerët kishin vënë një tepsi përpara dhe  Artur Daja u hodh e tha: ‘Ne po hamë, nuk po bëjmë asgjë”.

15 minuta më vonë, pasi u largua për në shtëpi, dëshmitari dëgjoi krismat e automatikut. Edhe ai pa skena lufte, dhe të vrarët, që siç e shpjegon dëshmitari tjetër, Ramadan Z., ai pa të vrarë me bukë në gojë Genci Kasharin.

Skenë që përsëritet e përsëritet edhe tek dëshmitarë të tjerë. “I hoqëm bukën nga goja, tek sheshi ishte vetëm makina me ngjyrë gri e vogël, njerëzit brenda ishin të plagosur, ishin dy persona dhe shoferi me pantallona dhe kanatiere, vëllai i Fredit ishte me rroba policie, të dy ishin gjallë dhe rënkonin. Vajtëm drejt klubit, ku kishte njerëz, aty ishin Turi, Gramoz Selmani, Xhevit Daja, ishin të armatosur me automatik në dorë“.

Por që konfliktet kishin nisur më herët, i konfirmon dëshmitari A.D., që sipas dosjes që Gazetasi.al po e rikthen, tregon se gjatë kësaj maskare, gjendej në Itali dhe kur mori në telefon të vëllain për ta pyetur çfarë kishte ndodhur, i kishte thënë se, “Artur Daja përpara dy-tre muajve kishte qenë në Itali dhe kishte biseduar me Aldo Baren dhe të dy kishin debatuar në  telefon me njëri tjetrin. Turi i ka thënë Fredit (Aldo Bares) në telefon: “Ti nuk e vrave për mua Besnik Tahirin, por e vrave për interesat e tua”.

Në dosjen që Gazetasi.al disponon, tregohet se realisht, përplasjet midis Bares dhe Artur Dajës kishin nisur prej vitit 1996, derisa u acaruan duke sjellë eliminimin e këtij të fundit.

Këto konflikte bënë që Aldo Bare, i armatosur së bashku me të vëllain Ramadan Shkurti dhe Enver e Bardhyl Rabinë, të organizonin vrasjen e Artur Dajës, i cili ishte ulur për të ngrënë drekë me shokët. Më pas banda, rezulton nga dosja hetimore, u vu në gjueti të kujtdo që mbështeste apo që ishte parë në shoqërinë e Artur Dajës dhe siç rezulton nga gjykimi dhe procesverbalët gjyqësore, anëtarët e grupit të Aldo Bares nuk u denoncuan nga të afërmit e viktimave, që siç tha gruaja e njërit prej tyre, “nga frika e eliminimit pas vrasjes së tij, nuk i denoncoja dot në atë kohë”.

Si ngjarje, është e rregjistruar edhe shkatërrimi me zjarr i banesës së Shkëlqim Haxhiut, që është i afërm i Laert Haxhiut, i cili tanimë rezulton si kundërshtari më i fortë i atyre që shkaktuan terror në qytet. Duket se këtë rol tanime dyshohet se e ka marrë i riu.

Dosja tregon se si gushtin e vitit 1998, Ilir Stërgu, Arben Boriçi, Erion Cici, Jorgo Muzaka, Enver Boriçi , Rexheo Gina, Aldo Bare, Enver Dondollaku dhe Leonard Prifti,  shkuan në shtëpinë e Haxhiut dhe pasi mbërritën në oborr, e thërritën me zë të lartë që të hapte derën.

Ata iu prezantuan si punonjës policie. Në këto momente, duke ndjerë rrezikun për jetën e tij dhe të djalit të tij, Klodian Haxhiu, që më vonë u vra,  ai u largua nga pjesa e pasme e shtëpisë, duke lënë në shtëpi vetëm bashkëshorten.

Dosja që Gazetasi.al po zbardh ekskluzivisht, thotë se banda e Bares, hyri me dhunë, kryen kërkime në katin e dytrë të shtëpisë dhe më pas i vunë flakën që sipas akt ekspertizave, nuk u përcaktua nëse i ishte vënë flaka me qiri apo me pishtar.

Familja Haxhiu nuk e zotëroi e qetë shtëpinë për pesë vitet e ardhshme. Ndërkohë që gruaja e të afërmit të Laert Haxhiut, rrëfeu në gjykatë. Gruaja u nxor me forcë nga shtëpia dhe në një furgon së bashku me kunatin, kunatën, nipin dhe pasi kanë udhëtuar disa minuta, i kanë dërguar aty ku gjendej Aldo Bare.

“Më pyetën për burrin dhe djalin, Klodianin, dhe iu përgjigja se nuk e dija ku ishin, personi që më pyeti është djali i Ikbale Shkurtit dhe quhet Alfred Shkurti, ai ishte në gjendje të tensionuar dhe njërën dorë e kishte të fashuar, kur i thashë që ta lënë të qetë burrin tim, ai m’u hakërrye: ‘Kur më vranë vëllain tim, unë nuk pyes për njeri tjetër“.

Kur gruaja u kthye nga vendi që në atë kohë quhej komisariati numër dy, pa shtëpunë që digjej nga zjarri. Njerëzit që u terrorizuan ishin pikërisht të afërmit e Laert Haxhiut, që në atë kohë ishte fëmijë dhe tanimë është në kërkim. Ai është një nga të dyshuarit për vrasjen më të fundit të Mermalit, që u mor me një makinë në Lushnjë dhe u gjet i vrarë pranë tregut të kafshëve i ekzektuar me tre plumba, dy në gjoks dhe një në kokë.

Marrë nga Gazeta SI

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet afred shkurti aldo bare banda e aldo bares afred shkurti aldo bare banda e aldo bares


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet