Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Griseld Halilaj, 25 vjeç dhe Arnold Halilaj, 20 vjeç, të dy vëllezër me njëri-tjetrin janë vënë në pranga në kuadër të operacionit ‘Braka’ të zhvilluar ditën e sotme në zonën që njihet me të njëjtin emër. Bashkë me vëllezërit në pranga ka rënë edhe Erion Jasharllari, 39 vjeç i cili kamuflohej si taksist dhe shpërndante kokainë në Tiranë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar kanabis sativa, 1 peshore elektronike, fishekë luftarakë, 1 dorezë metalike (përforcues grushti), dy aparate celularë, 1 patentë dhe kartë ID të dyshuara të falsifikuara.
Njoftimi i policisë Tiranë
Finalizohet operacioni i koduar “Braka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa. Vihen në pranga 3 shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike, 2 prej tyre vëllezër. Sekuestrohet lënda narkotike kokainë dhe cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G. H., 25 vjeç dhe A. H., 20 vjeç (vëllezër).
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe më pas e shisnin atë në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë e dyshuar cannabis sativa, 1 peshore elektronike, fishekë luftarakë, 1 dorezë metalike (përforcues grushti), dy aparate celularë, 1 patentë dhe kartë ID të dyshuara të falsifikuara. Gjithashtu, po në kuadër të operacionit “Braka” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. J., 39 vjeç, i cili merrej me shitje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, duke e kamufluar aktivitetin e tij kriminal, me një mjet taksi që kishte në përdorim.
Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën doza me lëndë narkotike kokainë dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i vizave ose i pasaportave”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.
(F.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Dyshimet se edhe në vrasjen e Armando Dumanit dhe Erigers Mihasit janë angazhuar vrasës me pagesë, shtojnë bindjen se në tregun e krimit, përherë e më shumë gru...
TIRANË– Kristi Bixheku, I shpallur në kërkim për vrasjen e Fridman Xhaferrajt, trupi i të cilit u gjet në një rezervuar në Vithkuq të Korçës ë...
GREQI – Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ndaluar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pas verifikimeve, ai rezultoi...
MALI I ZI- Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka kërkuar që edhe Presidenti malazez Milo Gjukanoviç të hetohet pas shkrimi të bërë nga m...
TIRANË– Fiskalizimi është “risia” më e re e qeverisë, por Bashkia e Tiranës është “shtet më vete”. Bashkia e Tiranës, nën dre...
SHIJAK – Shpërthen bombola e gazit në banesën e një qytetari në Shijak. Raportohet se një 68-vjeçar, banor në këtë shtëpi, ka marrë dëmtime të leht...
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma e ka quajtur diktator të vockël e të shkurtër kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste,...
SARANDË– Një 77-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Gjashtë të Sarandës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. 77-vjeçar...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi me tone të larta gjatë seancës së sotme plenare duke u shprehur se në sallë ka kriminelë dh...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar ndaj deklaratave të bëra për gjyqtarët së fundmi që I konsiderojnë fyese. Përmes një deklarate zyrtare, ...