LIVE UPDATES
Bota

Drejtuesja e opozitës bjelloruse takohet me Presidentin Biden

28 Korrik 2021, 21:00 Nga DOSJA
Drejtuesja e opozitës bjelloruse takohet me Presidentin Biden

SHBA– Drejtuesja e opozitës së Bjellorusisë Sviatlana Tsikhanouskaya u takua me Presidentin Joe Biden të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar gjendjen e demokracisë dhe të drejtat e njeriut në ish republikën sovjetike. Në një postim në Twitter, Presidenti Biden tha “Ndjehem i nderuar që u takova me @Tsihanouskaya në Shtëpinë e Bardhë këtë mëngjes. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me popullin e Bjellorusisë në rrugën e tyre për demokraci dhe të drejtat universale të njeriut”.

Zonja Tsikhanouskaya e quajti takimin “shumë të ngrohtë” dhe tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah popullit të Bjellorusisë.”Nuk kaluam shumë kohë bashkë, rreth 15 minuta, por ishte një takim shumë i ngrohtë,” i tha ajo shërbimit rus të Zërit të Amerikës. “Unë pashë një njeri që nuk është indiferent ndaj asaj që po ndodh në Bjellorusi. I përcolla Presidentit Biden mesazhin tonë: Ajo që po ndodh në Bjellorusi nuk është një luftë gjeopolitike, është lufta jonë kundër dhunës, kundër paligjshmërisë. I thashë se ne ndajmë të njëjtat vlera. Dhe unë po largohem nga Shtëpia e Bardhë me sigurinë se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah popullit bjellorus tani dhe pas zgjedhjeve të reja”.

“Po largohem me sigurinë se gjithçka që diskutuam me këshilltarët e Presidentit Biden dhe përfaqësuesit e tij, do të ndiqet në vazhdimësi,” shtoi ajo.

Bjellorusia ka përjetuar trazira politike që kur Presidenti Alexander Lukashenko u rizgjodh gushtin e kaluar në ato që shumë vende perëndimore i quajtën zgjedhje të manipuluara. Zonja Tsikhanouskaya ishte sfiduesja kryesore e Lukashenkos në zgjedhje. Ajo u largua nga vendi pas zgjedhjeve ndërsa qeveria e Lukashenkos shtypi protestat.

Zonja Tsihanouskaya ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të marrin masa më të rrepta kundër qeverisë së Lukashenkos. Kohët e fundit, ajo ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të sanksionojnë sektorët e potasit, drurit dhe çelikut në vend.

“Sanksionet nuk janë plumbi i artë, por ato mund të ndihmojnë për të ndaluar dhunën në Bjellorusi dhe për t’i detyruar përfaqësuesit e regjimit të fillojnë dialogun me shoqërinë civile,” i tha zonja Tsikhanouskaya Zërit të Amerikës në fillim të këtij muaji.

Në të njëjtën intervistë, ajo tha se kërkoi që Shtetet e Bashkuara të sigurojnë më shumë mbështetje për grupet e shoqërisë civile në Bjellorusi dhe se u takon vendeve demokratike “të mbështesin ata që po luftojnë tani”. Gjatë qëndrimit të saj në Uashington, ajo gjithashtu u takua me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare Jake Sullivan.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden sviatlana tsikhanouskaya joe biden sviatlana tsikhanouskaya

Sondazh

Poll
Bota 28 Korrik 2021, 20:13

SHKUP- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se hapi që po ndërmarrin për “Mini-shengenin” është shumë i rëndësishëm. Në një...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet