LIVE UPDATES
Aktualitet

Drejtori i AIBA: Shteti të na subvencionojë, vonojnë urdhrin për asgjesimin e pulave

25 Mars 2022, 13:04 Nga DOSJA
Drejtori i AIBA: Shteti të na subvencionojë, vonojnë urdhrin

Andi Duka, drejtor i kompanisë së prodhimit të vezëve AIBA, në një intervistë për Fax News, ka folur për situatën e gripit të shpendëve që ka goditur disa stabilimente të prodhimit në vendin tonë. Duka u shpreh se rastet e para të ngordhjes së shpendëve në kapanonin e tyre janë evidentuar në datën 10 apo 11 Mars, dhe menjëherë ka pasur dyshime për influencën aviare, edhe për shkak të shenjave që kanë shfaqur pulat. Por vonesat në përgjigjen e ISUV, e cila ribëri analizat vetëm pas kërkesën së kompanive, konfirmuan praninë e gripit të shpendëve, dhe jo virusin laringotrakeit, që u tha fillimisht.

Sipas Dukës, kompania Aiba ka pasur konsulencë dhe me ekspertë të huaj, të cilët kishin deklaruar se gripi i shpendëve është përhapur dhe në vende të tjera.

“Diku nga data 10 apo 11 Mars, ne vumë re ngordhjet e para, me shenja klinike të dyshimta, lafsha e pulës fryhet ka hemoragji, dukshëm në këmbët e pulës, janë shenja të pagabueshme që flasin për influencë aviare, ISUV është insitutcioni përfgjegjës, presim me ditë me radhë dhe nuk marrim përgjigje zyrtare, jo zyrtarisht na thuhet për langirotraketik.Ky i fundit është një virus që nuk përhapet te njerëzit, në ndryshim. Ne vaksinojmë, dhe kjo nuk mund të na çojë në 100% të tufës, ne kërkuam që të ribëheshin analizat. Kemi folur me ekspertë të huaj, italianët na kanë thënë që ishte grip shpendësh, është virus që po shkakton goxha humbje në vendet fqinje. Ne kërkuam të ribëhen analizat, në datë 19 shkojmë bashkë me përfaqësues të kompanisë, rimarrim kampionët, dhe bëmë testim PCR siç duhet, pasi vetë ne ishim monitorues të subjektit, dhe brenda ditës si për çudi dotli se ishte gripi i shpendëve”, tha Duka.

Ndërkohë që në lidhje me mënyrën se si ka hyrë gripi i shpendëve në stabiliment, Duka tha se me shumë mundësi ka qenë një shpend i egër, ai që ka transmetuar virusin, i cili është jashtëzakonisht ngjitës.

“Shpendët e egër lëvizin, edhe sikur një prej tyre ti afrohet kapanonit, është shumë ngjitës dhe mund të përhapet. Nuk e pëjrjashtojmë mundësinë që punonjësit tanë të kenë pasu shpendë oborri, dhe mund ta kenë sjellë në kapanon, por nuk mund ti hyjmë këtij diskutimi”, tha drejtori i kompanisë AIBA.

Sa i takon humbjeve, Duka tha se do të duhet që shteti të nisë sa më shpejt subvencionin e kompanive, në mënyrë që ato të bëjnë zëvendësimin e pulave, për të shmangur rritjen e madh të çmimeve në treg.

“Një nga dëmet kryesore që do të sjelli te konsumatori, është mungesa e vezës në treg. Nuk ka asnjë lloj transmetueshmërie nga produktet e pulës, është një alarm fals, tregtimi i vezës duhet të vazhdojë normalisht, pasi vakumi thjesht do të dëmtojë konsumatorin“, tha Duka.

Sa i takon vezëve që tregtohen në supermarkete, drejtori i AIBA-s tha që ato nuk kanë asnjë shans që të jenë të kontaminuara, pasi kompanitë e prekura nuk kanë nxjerrë në treg vezë të pulave të sëmura, pasi ato konfiskohen çdo ditë nga AKU.

“Në datën 12 ne shprehëm dyshimet e para, në datë 19 na erdhi analiza zyrtare, njoftuam AKU dhe që nga ajo datë, pula nuk bën më vezë me shfaqjen e simptomave. Nga data 19 çdo prodhim i vogël që ne kemi pasur nga pulat, është konfiskuar nga AKU dhe pritet që të asgjesohet.Duhet të bëhet çrrënjosja e virusit. Shteti do të duhej të eleminojë të gjitha shpendët, edhe ato të gjalla. Shtetet e zhvilluara subvencionojnë subjektet për humbjet e pulave, për shkak se është një sëmundje e pavaksinueshme, dhe nuk merret përsipër as nga kompanitë e siguracioneve”, deklaroi Duka.

Ndërkohë që në lidhje me asgjesimin e pulave që janë të gjalla, Duka kërkoi sa më shpejt një urdhër asgjesimi të tyre, nga Ministria e Bujqësisë, në mënyrë që kompania të ketë mundësi për çrrënjosjen e virusit, dhe ripopullimin e kapanoneve. Pa u asgjesuar të gjitha pulat, rreziku është ende prezent.

“Në fillim ka pasur një emergjencë, që ishte asgjesimi i pulave të ngordhura, ne ishim të vetmit që njoftuam të gjitha institucionet, dhe për 5 ditë me radhë nuk po gjendej në zgjidhje. Në momentet që flasim mbetjet e pulave të ngordhura po merren dhe po groposen. Pa u eleminuar shpendët e gjalla, ne nuk mund të çrrënjosim virusin, nuk na ka ardhur ende një urdhër nga Ministria e Bujqësisë, për eleminimin e shpendëve të gjalla, të infektuara me shpend. Të gjitha stabilimentet, janë shumë, nuk janë as 3, duhet të kërkojnë të drejtat e tyre sipas ligjit”, tha Duka, i cili përllogarit edhe kohën që iu duhet kompanive për t’u rikthyer në treg.

Më e rëndësishmja është subvencionimi, nëse kjo vjen, ripopullimi i kapanoneve mund të bëhet për 3 muaj, ne do të mundohemi të rikthehemi sa më shpejt. 3 stabilimentet kanë më shumë se 30% të prodhimit vendas, të paktën për një periudhë 3 mujore duhet të merren masa për importimin e vezëve. Shpresojmë që javën tjetër të kemi ngarkesën e parë të importit“, përfundoi drejtori i AIBA-s./Marre nga Faxweb

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet andi duka gripi i shpendeve ne shqiperi andi duka gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin