LIVE UPDATES
Ekonomi

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë

29 Tetor 2021, 05:13 Nga DOSJA

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga 150 mijë lekë që është sot.

Ndërkohë, për pagat deri në 50 mijë lekë, përgjysmohet tatimi për të ardhurat për fashën nga 30 deri në 50 mijë lekë, që sot është 13%. Efekti në buxhet i këtyre ndryshimeve pritet të jetë minus 1.37 miliardë lekë (11.1 milionë euro). Ministria e Financave ka hartuar projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, i cili është ende në formën e draftit paraprak.

Ky projektligji, sipas relacionit që e shoqëron synon:

-Rritjen e pagës dysheme të patatueshme, për të ardhurat nga paga në intervalin nga 30,001 lekë/muaj deri në 40,000 lekë/muaj. Për këtë interval pagash tatimi që do të paguhet mbi të ardhurat nga paga është 0%, duke mundësuar që çdo qytetar që siguron më pak të ardhura, të mos paguajë tatim mbi të ardhurat nga paga.

-Reduktimi i normës tatimore me 50% për tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj. Këta tatimpagues do paguajnë 0% tatim deri në shumën 30,000 lekë të ardhura mujore nga paga, dhe mbi këtë shumë do paguajnë gjysmën e normës tatimore prej 13% (pra 50%*13%). Kjo siguron që qytetarët me më pak të ardhura, të paguajnë tatim më të ulët mbi të ardhurat nga paga.

-Mbështetja e shtresës së mesme, duke rishikuar fashën e sipërme të taksimit progresiv. Tatimi 23% parashikohet të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht.

Sipas relacionit, Ky projektligj është hartuar në kuadër të plotësimit të parashikimeve të përcaktuara në programin qeveritar, në të cilin theksohet se çdo qytetar që siguron më pak të ardhura, do të paguajë më pak tatime mbi të ardhurat nga paga, por, kush fiton më shumë, do të kontribuojë më shumë për mirëqenien e përbashkët dhe gjithashtu të mbështetet shtresa e mesme e popullsisë.

Gjithashtu në të njëjtën linjë, për lehtësimin e barrës tatimore të shtresave në nevojë të popullsisë, me anë të këtij projektligji propozohet që tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj, të vijojnë të paguajnë 0% tatim deri në shumën 30,000 lekë/muaj të ardhura nga paga, dhe ndryshe nga regjimi i mëparshëm, mbi shumë 30,000 lekë/muaj të paguajnë gjysmën e normës tatimore prej 13% (13%*50%).

Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 58 mijë dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 11,700 lekë për tatimpagues/vit ose në total 678 milionë lekë/vit për të gjithë tatimpaguesit.

Në kuadër të lehtësimit të shtresës së mesme të popullsisë, në këtë projektligj është parashikuar ndryshimi i fashës së sipërme të taksimit progresiv. Tatimi 23% parashikohet të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht.

Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23,000 lekë për tatimpagues/vit ose në total 135 milionë lekë për të gjithë tatimpaguesit.

Në total, barra tatimore ulet me 1.37 miliardë lekë në vit për subjektet që përfitojnë nga ndryshimet e propozuara në këtë projektligj, e cila nga ana tjetër përkthehet në të ardhura të munguara për shtetin në po të njëjtën shumë.

Pra, aplikimi i këtyre ndryshimeve ligjore rezulton me një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej -1.37 miliardë lekë në vit ndërsa sa i takon vitit 2022, duke qenë se ky parashikim nis të zbatohet në korrik të vitit 2022, efekti negativ per vitin 2022 parashikohet të jetë -685 milion lekë.

Në total, barra tatimore ulet me 1.37 miliardë lekë në vit për subjektet që përfitojnë nga ndryshimet e propozuara në këtë projektligj, e cila nga ana tjetër përkthehet në të ardhura të munguara për shtetin në po të njëjtën shumë. Pra, aplikimi i këtyre ndryshimeve ligjore rezulton me një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej -1.37 miliardë lekë në vit ndërsa sa i takon vitit 2022, duke qenë se ky parashikim nis të zbatohet në korrik të vitit 2022, efekti negativ per vitin 2022 parashikohet të jetë -685 milion lekë.

Marrë nga Monitor

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi tatimi mbi pagat tatimi mbi pagat


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet