LIVE UPDATES
Ekonomi

Koncesioni për shërbimin e çelësave publikë, Audituesit: Do përkeqësonte sigurinë

28 Tetor 2021, 05:44 Nga DOSJA
Koncesioni për shërbimin e çelësave publikë,

Rreth 120 mijë certifikata elektronike do të prodhohen çdo vit për fiskalizimin e bizneseve.

Kostoja vjetore e subjekteve për t’u pajisur me certifikatën elektronike është 4,000 lekë. Sipas procedurës aktuale certifikata elektronike gjenerohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ndërkohë, në projektbuxhetin e vitit 2022 në listën e 7 koncesioneve të reja përfshihet edhe ai “Për ofrimin e shërbimit të infrastrukturës të çelësave publikë PKI” me vlerë 208, 8 mln lekë. AKSHI është ai që aktualisht zhvillon, administron, mirëmban infrastrukturën e Çelësit Publik (PKI) dhe menaxhon certifikatat elektronike. Kontrata e koncesionit është planifikuar për vitin 2022, por ende nuk ka detaje për objektin e saj.

Audituesi ligjor Sokol Toska pohoi për Monitor se pavarësisht se certifikata elektronike prodhohet nga autoritetet shtetërore është thyer protokolli i sigurisë, pasi çelësi elektronik (certifikata elektronike) duhet të gjenerohet vetëm nga kompjuteri i bizneseve.

Audituesi ligjor Sokol Toska pohon se nëse ky shërbim siç po realizohet tani do t’i kalohet një palë tjetër private me të njëjtin parim, siguria e prodhimit do të përkeqësohet, pasi do të kemi edhe një palë tjetër që disponon çelësat publikë. Toska thotë se çelësi elektronik duhet t’i mbetet vetëm përdoruesit dhe jo t’i shpërndahet palëve të treta.

“Për të arritur protokollin e sigurisë çelësi elektronik duhet të gjenerohet vetëm nga përdoruesi i tij. Në momentin që gjenerohet çelësi elektronik, gjenerohen dy komponentë ai privat dhe publik. Kodi privat duhet të njihet dhe të mbahet vetëm nga përdoruesi i çelësit. Në rastin e fiskalizimit kemi të bëjmë me një procedurë ku AKSHI gjeneron çelësa për llogari të tjerëve dhe e dërgon me postë elektronike. Së pari, kemi AKSHI-n që disponon çelësin privat të përdoruesit. Së dyti, kemi të bëjmë me një shpërndarje të çelësit elektronik në nivele shumë të ulëta sigurie, siç është posta elektronike.

Përveç kësaj për përdorimin e platformës të faturave, kërkohet ngarkimi i çelësit të prodhuar nga AKSHI. Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me thyerje të protokollit të sigurisë, pasi i deklarohet çelësi privat drejtorisë tatimore. Çelësi privat i subjektit disponohet edhe nga AKSHI dhe Drejtoria e Përgjithshme Tatimore. E thënë ndryshe kjo është një situatë e ngjashme sikur vulën dhe blloqet tatimore të biznesit t’i dispononte administrata tatimore. Në fund të muajit në rast se subjektit i drejtohet një faturë e lëshuar nga administrata tatimore, subjekti e ka të pamundur të provojë që kjo faturë nuk është lëshuar prej tij, sepse përmban vulën elektronike të biznesit. Në asnjë rast çelësi privat nuk mund të bëhet publik, pasi komprometohet i gjithë procesi i sigurisë. Pra jo vetëm që mund të dëmtohet biznesi, por në një tjetër moment vetë subjektet mund t’i kontestojnë faturat, duke thënë se nuk janë lëshuar prej tij, por mund të jenë lëshuar nga një palë tjetër që disponon çelësin e tij privat”, nënvizon z. Toska.

Sipas tij ky është problem sigurie që duhet të zgjidhet, duke qenë vetë biznesi nga kompjuteri i tij që të gjeneronte çelësat elektronikë dhe nëpërmjet platformës e-Albania t’i dërgonte AKSHI-t çelësin publik të cilën e konfirmonte dhe më pas të vijonte procedura.

Tarifa e pajisjes me certifikatë elektronike

Audituesi ligjor Sokol Toska rekomandon se është e nevojshme të ndryshojë për bizneset tarifa e pajisjes me certifikatë elektronike. “Tarifa vjetore prej 4,000 lekësh ishte vendosur vite më parë kur çelësat ofroheshin nga një pajisje hardware me usb. Ishte kostoja e hardware që ndikonte te tarifa e përcaktuar. Aktualisht prodhimi i çelësit është produkt elektronik që nuk ka kosto materiale, por çmimi ka mbetur i pandryshuar. Çmimi duhet të ulet, të rifreskohet më shpesh certifikata dhe protokolli i sigurisë të prodhimit të saj të ndryshojë”, shton z. Toska.

Nga nisja e procesit të fiskalizimit deri më 5 Tetor sipas të dhënave të AKSHI-t në total janë lëshuar 74,382 certifikata elektronike. Janë edhe 7,333 subjekte që kanë aplikuar dhe janë në pritje të pajisjen me certifikatë elektronike. Subjekte të vogla që parashikohen të fiskalizohen nga 1 Shtatori janë 90,000. Sipas të dhënave të tatimeve deri më 3 tetor janë fiskalizuar 20,685 biznese të vogla./D.Azo

Marre nga MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi certifkata elektronike fiskalizimi certifkata elektronike fiskalizimi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet