Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndërhyrja e Tony Blair vjen vetëm disa javë përpara një zgjedhjeje të pjesshme, e cila mund të rikthejë në Parlament kryebashkiakun e Greater Manchester, Andy Burnham, i cili potencialisht mund të sfidojë Starmer për drejtimin e partisë. Blair argumentoi se problemi kryesor i qeverisë aktuale është mungesa totale e një plani të përpunuar dhe koherent për vendin.
ANGLI- Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka sulmuar ashpër qeverinë laburiste, duke paralajmëruar se partia e Keir Starmer po “luan me zjarrin” dhe rrezikon ta nxjerrë Britaninë jashtë elitës së kombeve. Në një ese prej 5,700 fjalësh të botuar nga Instituti Tony Blair për Ndryshim Global, ish-kryeministri akuzoi Partinë Laburiste për mashtrim.
Ndërhyrja e Tony Blair vjen vetëm disa javë përpara një zgjedhjeje të pjesshme, e cila mund të rikthejë në Parlament kryebashkiakun e Greater Manchester, Andy Burnham, i cili potencialisht mund të sfidojë Starmer për drejtimin e partisë. Blair argumentoi se problemi kryesor i qeverisë aktuale është mungesa totale e një plani të përpunuar dhe koherent për vendin.
Në ese, ish-kryeministri u bën thirrje Laburistëve që të shmangin zhvendosjen drejt së majtës dhe të ndjekin një axhendë politike të “qendrës radikale”, nëse duan të qëndrojnë në pushtet. Blair shprehet më tej se laburistët duhet të përballen me politikat mbi inteligjencën artificiale, kufizimin e shpenzimeve për pensionet dhe lehtësimin e kufizimeve për çmimet e naftës dhe gazit.
“Përpjekja për ta detyruar kryeministrin të largohet përpara se të dimë se çfarë drejtimi politik po ndjekim, nuk është një mënyrë serioze sjelljeje”, paralajmëroi ai.
Blair sulmoi drejtpërdrejt edhe shtyllat kryesore të politikave moderne laburiste, duke kritikuar zyrtarët më të rëndësishme të qeverisë dhe iniciativat e tyre kryesore: objektivat për emetimet neto zero të ministrit të Energjisë Ed Miliband, politikën fiskale ndaj biznesit të ministres së Financave Rachel Reeves dhe paketën për të drejtat e punëtorëve të ish-zëvendëskryeministres Angela Rayner.
Blair nuk i kurseu kritikat edhe për kundërshtarët e Starmer. Ai e sulmoi Andy Burnham për afrimin e tij me politika më të majta në taksa dhe shpenzime, ndërkohë kritikoi edhe ministrin e Shëndetësisë Wes Streeting, i konsideruar më centrist, për qëndrimet mbi taksën e fitimeve kapitale dhe marrëdhëniet me BE.
Letra shkaktoi reagime të ndryshme nga deputetët e Partisë Laburiste, ndërsa kryetari i Grupit laburist, Chris Curtis tha për BBC se eseja ishte një lexim “freskues”, që trajtonte çështje madhore me të cilat përballet Britania. Ndërsa, Ministri i Thesarit, Dan Tomlinson, duke folur në emër të qeverisë për Times Radio, tha se pavarsisht se ishte gjithmonë i interesuar për kontributin e ish-kryeministrave, argumenti i Blair ka të bëjë në thelb me përplasjen mes Laburizmit të Ri dhe Laburizmit të Vjetër dhe se sipas tij, kjo nuk është situata që britanikët përballen sot.
“Në fakt, ajo që po bën kjo qeveri është të vazhdojë punën për t’u përballur me problemet me të cilat po përballen njerëzit në Britaninë moderne në mesin e viteve 2020, 30 vjet pas debateve dhe propozimeve që Tony Blair po nxirrte këtë mëngjes,” tha Dan Tomlinson./Dosja.al
SHBA- Donald Trump Jr dhe Bettina Anderson i dhanë fund beqarisë këtë fundjavë në një dasëm private në ...
Ivanka Trump SHBA- Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, ka ndarë në Instagram momente nga fundjava luksoze e dasmës s&e...
SHBA- NASA ka publikuar detaje të reja mbi mbi misionet e saj të ardhshme në Hënë, përfshirë ndërtimin e një...
Pedro Sanchez SPANJË- Agjentë të Guardia Civil kanë "zbarkuar" mëngjesin e kësaj të mërkure në selinë e P...
Kjo fotografi e publikuar nga prodhuesi italian i automjeteve Ferrari më 25 maj 2026 paraqet makinën e re plotësisht elektrike të quajtur ...
Vladimir Putin, Xi Jinping KINË- Rusia mund të festojë partneritetin e saj "pa kufij" me Kinën - një frazë e shpikur kur Pres...
foto ilustruese EUROPË- Në qytetin port Saint-Malo në Bretanjë, që zakonisht në këtë periudhë të vitit &e...
UKRAINË- Ukraina po i kërkon BE-së të ndihmojë në negociatat për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, nj&eu...
IRAN- Qasja në internet është rikthyer pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh bllokade pothuajse totale, sipas organizatës globa...
foto ilustruese IRAN- Një zyrtar i lartë iranian zbuloi se Teherani ka importuar teknologji të avancuar kineze, në përpjekje p&eum...