LIVE UPDATES
Bota

Bettina Anderson dhe Donald Trump Jr. kurorëzuan dashurinë e tyre! DATAJE nga dasma private në ishullin superluksoz të Bahamas (FOTO)

Nusja e familjes Trump, e cila njihet për aktivitetin e saj të vazhdueshëm në rrjetet sociale, ende nuk ka ndarë imazhe të ceremonisë, pritjes, veshjes së saj, apo edhe ushqimit. Të vetmit që kanë ndarë detaje në rrjetin social, Instagram janë anëtarët e familjes Trump dhe madje edhe ato janë të rezervuara.

27 Maj 2026, 12:20 Nga E. D

Bettina Anderson dhe Donald Trump Jr. kurorëzuan dashurinë e tyre!

SHBA- Donald Trump Jr dhe Bettina Anderson i dhanë fund beqarisë këtë fundjavë në një dasëm private në Bahamas. Bettina Anderson u bë zyrtarisht pjesë e familjes së parë të Amerikës, duke marrë një mbiemër që tashmë është kthyer në një markë të fuqishme politike amerikane.

“Ndihem e nderuar që i bashkohem familjes tënde dhe luftoj përkrah teje, Don, në çfarëdo që të na sjellë jeta. Dhe të bëhem gruaja jote është nderi më i madh, dhe unë do të qëndroj pranë teje në çdo gjë”, tha Bettina Anderson, tani Trump.

Nusja e familjes Trump, e cila njihet për aktivitetin e saj të vazhdueshëm në rrjetet sociale, ende nuk ka ndarë imazhe të ceremonisë, pritjes, veshjes së saj, apo edhe ushqimit. Të vetmit që kanë ndarë detaje në rrjetin social, Instagram janë anëtarët e familjes Trump dhe madje edhe ato janë të rezervuara.

Në një postim të shpërndarë nga vetë nusja, tashmë me emrin @bettinatrump, ajo dhe bashkëshorti i saj shfaqin unazat e martesës me mbishkrimet: “Forever yours” dhe “Forever mine”. Një tjetër foto tregonte një mëndafsh të bardhë të qëndisur me “Mrs. Trump”, së bashku me një pecetë kokteji ku citohej Jane Austen: “Zemra ime është dhe do të mbetet gjithmonë e jotja.”

Dasma u zhvillua në Little Pipe Cay, një ishull privat ultra-ekskluziv prej 38 hektarësh në Bahamas, i rezervuar për super të pasurit. Little Pipe Cay përfshinë plazhe, pesë vila luksoze me 11 dhoma gjumi, shërbim personal “butler”, spa dhe madje edhe një kishëz private. Në ishull mund të shkohet me një fluturim 30-minutësh me hidroavion ose helikopter nga Nassau, ose me avion privat drejt Staniel Cay aty pranë.

Disa nga të ftuarit qëndruan në një ishull tjetër aty pranë, duke qenë se prona private Little Pipe Cay strehon vetëm 22 persona. Kompania menaxhuese LUX Hospitality nuk publikon çmimet zyrtare të akomodimit, por sipas agjencisë së luksit Amanda Lynn Estates, kostoja varion nga 75 mijë deri në 95 mijë dollarë për natë, në varësi të sezonit. Çifti e zgjodhi vendndodhjen pasi kishte vizituar më parë ishullin e vogël në Ishujt Exuma.

Lista e të ftuarve ishte shumë më e kufizuar krahasuar me qindra personat që morën pjesë në festën paramartesore të Anderson në Mar-a-Lago. Madje u morën edhe masa shtesë sigurie pasi u publikua vendndodhja e eventit. Vëllezërit dhe motrat e dhëndrit, Eric Trump dhe Ivanka Trump, së bashku me Tiffany Trump, ishin të pranishëm, së bashku me bashkëshortet e tyre. Pesë fëmijët e Trump Jr. nga martesa e tij e parë me Vanessa Trump, Kai, Donald III, Tristan, Spencer dhe Chloe, të moshës nga 11 deri në 19 vjeç, ishin gjithashtu të pranishëm.

Festimet zgjatën ditë dhe përfshinë aktivitete sportive në ujërat kristal të Oqeanit Atlantik. Ivanka Trump dhe mbesa e saj Kai Trump u panë duke bërë “stand-up paddleboarding”, ndërsa Lara Trump dhe Tiffany Trump dukeshin në shëtitje me varkë, sipas fotove të publikuara në Instagram.

Vendi ishte dekoruar me një skemë ngjyrash rozë të errët, portokalli dhe të verdhë të zbehtë me lule tropikale dhe bougainvillea ngjyrë fuksi, karrige prej palme dhe drita me tela të përziera me nuanca bari deti dhe fenerë letre shumëngjyrësh mbi rërë.

Lara Trump mbante veshur një fustan të thurur portokalli-të kuq Andreeva me detaje pupla, ndërsa bashkëshorti Eric Trump mbante një veshje më të rastësishme: xhinse të bardha, një këmishë prej liri blu të çelët dhe atlete të bardha. Ivanka Trump publikoi edhe një foto nga ambienti privat ku po qëndronte, ku shihej një jastëk i personalizuar me mbishkrimin “Little Pipe Cay” mbi një divan dite, si dhe një bust mermeri mbi një tavolinë mahogani.

Ajo kishte zgjedhur një fustan plissé të Cult Gaia në nuanca të kuqe-portokalli, të kombinuar me këpucë të arta pa taka. Bashkëshorti i saj, Jared Kushner, ishte veshur më sportiv me pantallona, këmishë blu të errët dhe atlete “slip-on”. Në ceremoni vihet re se mungonte Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili qëndroi në Uashington, duke përmendur detyrimet qeveritare

“Mendoj se është e rëndësishme për mua të qëndroj në Uashington, DC, në Shtëpinë e Bardhë gjatë kësaj periudhe të rëndësishme kohore. Urime Donit dhe Betinës!”, tha presidenti në një postim të premten në mediat sociale./Dosja.al

 donald trump jr  bettina anderson


Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi