LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali i mishit të pulës/ "Dy kompani me të njëjtin pronar!" Deklarata e Dimal: Nuk importojmë ne! Shoqëria AMG: Nuk kishim dijeni për praninë e salmonelës

Në deklaratë thuhet se kompania nuk importon drejtpërdrejt mish pule të papërpunuar, pra nuk është kompania e tyre, sipas qëndrimit, importuesi i mishit të pulës së papërpunuar që raportohet ne media të ndryshme online dhe në rrjetet sociale.

28 Mars 2025, 22:33 Nga M.B
Skandali i mishit të pulës/ "Dy kompani me të njëjtin
Foto ilustruese

TIRANA- Kompania Dimal dhe AMG kanë bërë deklaratat e tyre secila pas publikimit të skandalit me importimin nga Brazili të mishit të pulës me salmonelë në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar në këtë rast është se pronar i të dyja kompanive është i njëjti persona dhe bëhet fjalë për Mondi Goxhajn. Interesante po ashtu janë dhe qëndrimet e shpalosura në të dyja deklaratat të dala mesa duket nga i njëjti peson ndonëse me detaje që tentojnë të shpalosin një "iluzion" te konsumatori.

Nëse në deklaratën e kompanisë Dimal mohohet se kanë importuar drejtpërdrejt mish pule të papërpunuar, ndërkohë që e merr atë në fakt nga AMG, kompania tjetër e Mondi Goxhajt. E ndërsa përpiqet të ruajë imazhin e Dimal, Goxhaj mesa duket "pranon" gjithçka në deklaratën e AMG ku thuhet se "nuk kanë pasur asnjë djeni në lidhje me praninë e salmonelës." Le të shohim mëposhtë deklaratat të detajuara.

Në deklaratën e kompanisë Dimal thuhe se ata nuk importojnë drejtpërdrejt mish pule të papërpunuar, pra nuk është kompania e tyre, sipas qëndrimit, importuesi i mishit të pulës së papërpunuar që raportohet ne media të ndryshme online dhe në rrjetet sociale.

Ata thonë se ky proces kryhet ekskluzivisht nga një prej furnitorëve të jashtëm, i cili mban përgjegjësinë e plotë për kontrollin, dokumentacionin dhe përputhshmërinë e produktit me standardet ligjore dhe shëndetësore në fuqi. Në deklaratë shtohet se pas një njoftimi zyrtar nga furnitori i tyre mbi dyshime për kontaminim të mundshëm në një sasi të kufizuar të mishit të papërpunuar, kompania DIMAL Inc. reagoi menjëherë, duke ndërmarrë të gjitha masat paraprake të nevojshme për të garantuar sigurinë e zinxhirit tonë të prodhimit.

DEKLARATA E DIMAL Inc:

Deklaratë në lidhje me importin e mishit të pulës së papërpunuar dhe sigurinë e produkteve DIMAL

Të nderuar konsumatorë dhe partnerë,

Lidhur me njoftimet e fundit në media të ndryshme online dhe në rrjete sociale, lidhur me importin e mishit të pulës së papërpunuar, kompania DIMAL Inc. dëshiron të sqarojë publikisht sa më poshtë:

Së pari, sqarojmë se kompania jonë nuk importon drejtpërdrejt mish pule të papërpunuar, pra nuk është kompania jonë importuesi i mishit të pulës së papërpunuar që raportohet ne media të ndryshme online dhe në rrjetet sociale. Ky proces kryhet ekskluzivisht nga një prej furnitorëve tanë të jashtëm, i cili mban përgjegjësinë e plotë për kontrollin, dokumentacionin dhe përputhshmërinë e produktit me standardet ligjore dhe shëndetësore në fuqi.

Pas një njoftimi zyrtar nga furnitori ynë mbi dyshime për kontaminim të mundshëm në një sasi të kufizuar të mishit të papërpunuar, kompania DIMAL Inc. reagoi menjëherë, duke ndërmarrë të gjitha masat paraprake të nevojshme për të garantuar sigurinë e zinxhirit tonë të prodhimit. Ne konfirmojmë se asnjë sasi nga lotet e kontaminuara nuk është përdorur në prodhimin e produkteve ose nënprodukteve tona dhe se grupi i identifikuar nuk është aktualisht në prodhim.

DIMAL Inc. zbaton me përpikmëri standardet më të larta të kontrollit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, duke përfshirë certifikimet HACCP, ISO 22000, ISO 9001, ISO 14001 dhe ISO 45001, dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse për të garantuar transparencë të plotë.

Për këtë arsye, i bëjmë thirrje të gjitha palëve që kanë shpërndarë, publikuar apo ripublikuar këto informacione të rreme, që të përditësojnë lajmet për raportimin e duhur në të gjitha mjetet dhe platformat e tyre të komunikimit (faqe interneti, rrjete sociale, grupe diskutimi, etj.). Mosrespektimi i kësaj kërkese, përveçse përhapjes së një paniku te panevojshëm në publik dhe dëmtimit të një industrie të tërë, do të pasohet me ndjekje të të gjitha rrugëve ligjore për mbrojtjen e imazhit dhe integritetit të kompanisë sonë.

Kompania DIMAL Inc. mbetet e përkushtuar në respektimin e standardeve më të larta të sigurisë ushqimore dhe sigurimit të cilësisë për të gjitha produktet e saj. Faleminderit për mirëkuptimin dhe besimin. Sinqerisht, DIMAL Inc.

 

Nga ana tjetër në deklaratën e shoqërisë AMG thuhet se nuk kanë pasur asnjë djeni në lidhje me praninë e salmonelës. Ata pohojnë se në momentin që kanë marrë dijeni nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) për analizat laboratorike që treguan praninë e salmonelës, kanë vepruar me përgjegjshmëri dhe kanë tërhequr menjëherë produktet nga tregu. Gjithashtu, në deklaratën e AMG thuhet se kanë bashkëpunuar plotësisht me autoritetet dhe kanë vendosur në dispozicion të AKU-së të gjitha informacionet dhe dokumentet e nevojshme për gjurmueshmërinë e produktit.

"Në përputhje me legjislacionin në fuqi, shoqëria jonë ka siguruar 154 fatura të shitjeve të produktit të kontaminuar, duke mundësuar që të njoftohen konsumatorët dhe të merren masat për tërheqjen e produktit nga tregu. Ky veprim ka qenë një hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore", thuhet në deklaratën e AMG.

DEKLARATA E AMG:

Sqarim nga Shoqëria AMG në Lidhje me Situatën e Mishi të Kontaminuar me Salmonelë.

Shoqëria AMG dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me lajmet e përhapura mbi kontaminimin e mishit me salmonelë, të importuar nga shoqeria jone. Shoqëria jonë nuk ka pasur asnjë djeni në lidhje me praninë e Salmonelës. Në momentin që kemi marrë dijeni nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) për analizat laboratorike që treguan praninë e salmonelës, kemi vepruar me përgjegjshmëri dhe kemi tërhequr menjëherë produktet nga tregu. Gjithashtu, kemi bashkëpunuar plotësisht me autoritetet dhe kemi vendosur në dispozicion të AKU-së të gjitha informacionet dhe dokumentet e nevojshme për gjurmueshmërinë e produktit.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, shoqëria jonë ka siguruar 154 fatura të shitjeve të produktit të kontaminuar, duke mundësuar që të njoftohen konsumatorët dhe të merren masat për tërheqjen e produktit nga tregu. Ky veprim ka qenë një hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore.

AMG ka vepruar gjithmonë me transparencë dhe ka qenë e angazhuar për të garantuar standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë së produkteve të saj. Ne dëshirojmë të theksojmë se shoqëria ka bashkëpunuar në çdo moment me autoritetet për të siguruar një reagim të shpejtë dhe të duhur ndaj situatës dhe është e hapur për çdo verifikim. Faleminderit për mirëkuptimin dhe besimin. Sinqerisht A.M.G shpk

mishi i pules me salmonele

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026