LIVE UPDATES
Aktualitet

Urgjenca QSUNT/ Aparatura të prishura dhe radhë të gjata, situatë alarmante

Ndërkohë në një tjetër korridor janë pozicionuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është duke bërë serum, ndërsa i është vendosur një kateter i improvizuar me një bidon uji, ndërsa dy të tjerët po qëndrojnë ulur në pritje të marrë asistencë nga personeli.

28 Mars 2025, 20:59 Nga M.B

Urgjenca QSUNT/ Aparatura të prishura dhe radhë të gjata,

TIRANA- 3.5 milion thirrje të trajtuara dhe mbi 800 mijë misione të realizuar nga Shërbimi kombëtar i Urgjencës… Kështu deklaroi pak ditë më parë  Kryeministri Edi Rama në një takim me mjekë e infermier të këtij shërbimi. Duke u përpjekur të bëjë dallimin e Urgjencës Kombëtare para dhe pas qeverisjes socialiste.

A ka hyrë ndonjeherë Kryeministri në Urgjencën e QSUT, në një ditë të zakonshme pune, dhe pa lajmëruar se do të shkojë? Për këtë dyshojmë shumë…  Ndaj për ta informuar sa më mire Zotin Kryeministër, bëmë një vëzhgim disa ditor, duke u përpjekur të sjellim sadopak fragmente të asaj se ccfarë ndodh brenda atyre mureve.

Sapo afrohemi, përvecc një numri të madh personash, brenda dhe jashtë ambienteve të urgjencës, gjëra e parë që arrijmë të dokumentojmë, është ky zotëri, që mbi kokë ka një infermiere dhe një mjeke, qe cila po e viziton mbi krevatin me rrota te nxjerrë nga autoambulanca mu në mes të kooridorit.Sepse me shumë gjasë, nuk ka vende të lira për ta sistemuar në një dhomë.

Ndërkohë në një tjetër korridor janë pozicionuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është duke bërë serum, ndërsa i është vendosur një kateter i improvizuar me një bidon uji, ndërsa dy të tjerët po qëndrojnë ulur në pritje të marrë asistencë nga personeli.

Në të njëjtin kooridor qëndron një tjetër i moshuar në karrocë, i shoqëruar nga një e afërme, edhe ai në pritje të mjekut. Sidoqoftë nuk jemi aty vetëm për të verifikuar praninë e pacientëve që kanë mbushur korridorin, por për të kuptuar edhe se si janë proccedurat për regjistrimin dhe më pas përkujdesjen ndaj tyre. Gjë që duhej të ishte normale, njëlloj si ccdo urgjencë në të gjithë botën.

Për këtë kemi vendosur të asistojmë një të sëmurë dhe bashkë me të nisim të kërkojmë mjekun nëper kooridore me shpresën se mes gjithë atyre njerzve do ta dallonim se cili ishte i duhuri për ne. Infermierja na orienton, por ndërsa ne presim të takojmë mjekun, ajo na dorëzon në duart e një kolegeje tjetër.

Një lloj stafete brenda korridoreve të urgjencës, ndërkohë që as këtë herë mjekun nuk e pamë. Infermierja e dytë na fut në një ambient ku më pas mësuam se kryhet EKG e zemrës. Krahas nesh, aty ka një numër të konsiderueshëm personash që presin në radhë. Një dhomë ekzaminimi në të cilën qëndrojnë të gjithë së bashku, pacientë dhe të afërm, pa minimumin e privatësisë. Dhe më keqja është që mungojnë dhe mjetet e punës…

Ikja e infermieres ka bërë që të gjithë të qëndrojnë me sy nga dera duke pritur rikthimin e saj. Kohë e mjaftueshme edhe për tu njohur me njëri tjetrin. Pasi kemi pritur rreth 15 minuta, më në fund pajisja erdhi, dhe infermierja iu fut menjëherë punës në prani të të gjithë pacientëve që janë aty në pritje… Ekzaminimi u bë vetëm për një paciente, dhe spina e EKG u hoq për tu marrë sërish nga infermierja, ndërkohë që në rradhë ishin edhe 5 pacientë të tjerë në pritje të këtij shërbimi. Sepse EKG-ja ka prioritete.

Pavarësisht këmbënguljes tonë, infermierja nuk na kushton aspak vëmendje dhe largohet bashkë me pajisjen e EKG duke na lënë në pritje edhe për 15 minuta të tjera.... Sepse më në fund arritëm të kuptojmë që në Urgjencën e QSUT, nuk mjafton vetëm mungesa e EKG që shëtit sa andej e këtej, por u dashka të kesh pas vetes një infermiere të dedikuar, sepse përndryshe nuk të merr askush përsipër.

Gjithsesi meqë e kemi detyrim të gjejmë një infermiere, dalim sërisht nëpër kooridore për ta kërkuar…Por në vend të saj, përballemi sërish me pacientët që pamë të shtrirë në kooridore, të cilët marrin shërbim në korridoret e spitalit. Një punonjës i urgjencës na pohon se në këtë repart, nuk ka EKG dhe se në funksion është vetëm 1 e tillë. Diskutimin e prishjes së aparaturave për të favorizuar klinikat private e kemi dëgjuar me dhjetra here, por kur e thotë dikush nga personeli i QSUT, atëherë gjërat bëhen më të besueshme.

Por ccfarë mbetet është fakti se urgjenca me e madhe në vend e cila pret me qindra pacientë në ditë, prej 3 muajsh ka në funksion vetëm 1 EKG, ndërkohë që edhe pjesa tjetër e pajisjeve nuk punon. A është gjithë kjo që pamë panorama e vërtetë e asaj ccfarë ndodh në urgjencën e QSUT? Për fat të keq jo, sepse ajo që do ju tregojmë i kalon kufijtë e ccdo imagjinate... dhe ka për protagonist stafin e këtij sektori, aq të vlerësuar nga kryeministri.

Është mbrëmja e 30 Janarit të këtij viti. Në hyrjen e urgjencës paraqiten dy të moshuar. Burri duket se ka probleme serioze shëndetësore, dhe gruaja e merakosur e cila e ndihmon për të ecur me vështirësi. Pasi qëndrojnë për disa minuta përballë recepsionit pa ia hedhur sytë askush, dy të moshuarit, marrin guximin t’i afrohen një grupi mjekësh dhe infermierësh. Por këta të fundit vijojnë bisedën të pashqetësuar, edhe pse janë vetëm gjysem metri distancë.

Por me sa duket, prania e ciftit të moshuar vetëm sa i jep bezdi atyre, dhe pas pak ccastesh largohen një nga një pa marrë mundimin t’i pyesin se ccfarë problemi kanë. Sorollatja e cciftit nëpër korridore zgjati për më shumë se një orë, deri kur më në fund dikush u kujtua që t’i sqaronte. Kaq e vështirë ishte që dikush t’i sqaronte që në fillim dhe t’i përcillte për tek hyrja, në vend që të silleshin sa majtas djathtas korridoreve të spitalit? Ndaj për këtë situatë kërkuam shpjegim pranë këtij reparti , ku shefja e observimit në Urgjencën e QSUNT, shprehu me shqetësim mungesën e kapaciteteve për të pritur pacientët dhe pranoi mungesën e pajisjeve mjeksore./ Piranjat

qsut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet