LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shqipëria nuk është në shitje"/ Revista franceze “Paris Match”: Nga Tirana në Paris, qytetarët kritika të forta qeverisë

Në artikull theksohet se protestat kanë vijuar prej disa ditësh, ndërsa qytetarët kanë kërkuar anulimin e projektit dhe kanë hedhur kritika të ashpra ndja qeverisë.

7 Korrik 2026, 10:43 Nga E. D
"Shqipëria nuk është në shitje"/ Revista franceze
pamje nga protesta

TIRANË- Revista franceze, Paris Match i ka bërë jehonë protestës në Shqipëri, ku prej rreth dy muajsh qytetarët po kërkojnë largimin e Ramës. Paris Match e nis artikullin, duke shkruar se mijëra qytetarë kanë protestuar kundër planit për zhvillimin e një kompleksi turistik në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës dhe ishullin e Sazanit.

Në artikull theksohet se protestat kanë vijuar prej disa ditësh, ndërsa qytetarët kanë kërkuar anulimin e projektit dhe kanë hedhur kritika të ashpra ndja qeverisë. Revista përmend se tubime janë mbajtur edhe në diasporën shqiptare, ndërsa organizatat mjedisore paralajmërojnë për pasojat e mundshme mbi një nga zonat më të rëndësishme të biodiversitetit në Mesdhe.

ARTIKULLI I PLOTË PARIS MATCH:

Ndërtimi i një resorti luksoz bregdetar nga një kompani e lidhur me familjen Trump, brenda një rezervati natyror në bregdetin shqiptar, ka shkaktuar një valë të fortë kundërshtimesh.

Mijëra persona marshuan të shtunën në mbrëmje në Tiranë kundër planit për ndërtimin e këtij resorti luksoz nga një kompani e lidhur me familjen Trump në një zonë të mbrojtur natyrore në bregdetin shqiptar.

Protestat kundër këtij projekti, i vlerësuar në rreth 4 miliardë euro dhe i lidhur me vajzën e Donald Trump-it, Ivanka Trump, dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner, po marrin gjithnjë e më shumë përmasa në vend.

Duke valëvitur flamuj shqiptarë ose duke mbajtur pankarta me mbishkrime si “Ivanka, kthehu në shtëpi” dhe “Shqipëria nuk është në shitje”, disa prej tyre të firmosura “Gen Z”, protestuesit përshkuan qendrën e qytetit dhe u ndalën përpara selisë së qeverisë, ku kërkuan edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kjo ishte protesta më e madhe që nga tubimi i parë i organizuar të hënën në kryeqytetin shqiptar.

Kryeministri akuzon “forca të huaja”

I akuzuar nga protestuesit se “favorizon investitorët në dëm të interesave të vendit”, Rama ka deklaruar vazhdimisht se nuk do të heqë dorë nga projekti dhe ka akuzuar “forca të huaja” se po nxisin këto protesta.

Ai deklaroi të premten se “nuk ka arsye për shqetësim” dhe se projekti ende nuk është miratuar. Ai theksoi se “ekspertët më të mirë” në botë janë angazhuar dhe se synimi është “të krijohet diçka unike”.

Më herët gjatë ditës, disa qindra persona ishin mbledhur në lagunën e mbrojtur të Vjosa-Nartës, rreth 150 kilometra në jugperëndim të Tiranës, pikërisht në vendin ku ditët e fundit kishte filluar përgatitja e kantierit, gjë që shkaktoi reagimin e protestuesve.

“E gjithë kjo hapësirë detare është zonë e mbrojtur. Shkatërrimi i saj do të ishte fatal për biodiversitetin,” tha për AFP-në Emiljona Puja, e punësuar në sektorin financiar.

Në një plazh me rërë përballë ujërave të kaltër, disa protestues mbanin flamingo rozë të fryra ose të prera në letër tashmë simbol i lëvizjes ndërsa brohorisnin: “Anuloni projektin!”

Shumë shpendë shtegtarë, përfshirë flamingot rozë

Përplasje kishin ndodhur në këtë vend edhe gjatë protestës së parë në fund të majit, pasi u vendosën tela me gjemba për të kufizuar zonën – të cilat më pas u hoqën dhe pasi në internet u publikuan video që tregonin buldozerë në plazh. Laguna bregdetare e Vjosa-Nartës strehon shumë shpendë shtegtarë, përfshirë flamingot rozë.

“Problemi nuk lidhet vetëm me mungesën e transparencës së këtij procesi, por edhe me faktin që gjithçka është bërë duke shpërfillur plotësisht rëndësinë mjedisore të kësaj zone,” shpjegoi Denisa Kasa, aktiviste e organizatës shqiptare për mbrojtjen e mjedisit PPNEA, duke theksuar se bëhet fjalë për “një nga zonat më të rëndësishme të biodiversitetit në Mesdhe.”

Jared Kushner kishte konfirmuar në mars 2024 një plan investimi për ta shndërruar ishullin e Sazanit, një ish-bazë ushtarake sekrete, në një destinacion turistik luksoz. Që pas vizitave të Ivanka Trump-it në këtë zonë gjatë dimrit, së bashku me investitorë, është folur gjithashtu për ndërtimin e hoteleve luksoze në lagunën e Vjosa-Nartës.

Një protestë edhe në Paris

Të dielën, nën një mot të kthjellët, disa qindra francezë me origjinë shqiptare u mblodhën në Place Joachim-du-Bellay, në rrethin e parë të Parisit. Mes sloganeve që u dëgjuan nga kjo turmë e vendosur për të mbrojtur të drejtat e popullit përballë promotorëve të pasur, shumë ishin drejtuar udhëheqësve shqiptarë, të cilët akuzoheshin se po e nxjerrin Shqipërinë në shitje dhe nuk po respektojnë vullnetin e popullit./Dosja.al

paris match

Sondazh

Poll

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg