Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen!
Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 7 Korrik, 19:03 ...
Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 7 Korrik, 19:03 ...
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
"Këto shihen vetëm në kinematë e seksit në Pigal"/ Berisha publikon pamjet: Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi bren...
Gjyqi për Erion Veliajn/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës! SPAK nuk pranon: Të ndahet ...
Pronari i Green Taxi ka paraqitur versionin e tij të ngjarjes dhe arsyet që çuan në përplasjen me pronarin e Sky Tower, ku pretendon se është kërcënuar nga Vladimri Kosta dhe dhëndri i tij.
TIRANË- Biznesmeni Nadir Çausholli, pronar i Green Taxi, ka reaguar pas konfliktit që ka lindur me sipërmarrësin e Sky Tower, Vladimir Kosta. Reagimi i Çaushollit vjen pas denoncimit publik të bërë nga Vladimir Kosta si dhe pas pamjeve të publikuara nga mediat, ku Çausholli godet me shkelëm një karrige.
Pronari i Green Taxi ka paraqitur versionin e tij të ngjarjes dhe arsyet që çuan në përplasjen me pronarin e Sky Tower, ku pretendon se është kërcënuar nga Vladimri Kosta dhe dhëndri i tij. Mes rreshtave biznesmeni ka bërë me dije se kompania e taksive në pronësi të tij disponon prej tetë vitesh vendqëndrimin e saj përballë Ambasadës së Zvicrës, në një distancë prej rreth 15 metrash nga “Sky Tower”. Sipas deklaratës së Çaushollit, ka qenë pikërisht Vladimir Kosta i cili në atë periudhë ka kërcënuar me armë zjarri shoferët e kompanisë së tij.
"Konflikti qe kemi pasur eshte vetem me Lad Kosten dhe jo me Mirton Liken qe eshte dhenduri i Ladit. Lad Kosta eshte pronari real i Sky Tower. Grewn Taxi ka vendet e taxis perballe ambasades Sviceriane (qe prej 8 vitesh) qe eshte rreth 15 metra larg Sky Tower. Historia filloi para 1,5 vitesh Ku Lad Kosta shkon me pistolete ne dore dhe kercenon shoferet e taxis Green Taxi. Ne i bejme kallzim penal. Normalisht duhej qe Lad Kosta te ishte arrestuar per armemabjtje pa leje dhe per kercenim me jete. Prokurori e mbyll ceshtjen dhe i jep krah Lad Kostes te vazhdoje te kercenoje nderkohe po te njejten kamera qe Lad Kosta nxorri sot pjesen qe interesonte per gallate. Lad Kosta nuk nxorri vidion e nje ore me perpara se te ndodhte ngjarja qe godasin me shkelma paisjen e karikimit te Green Taxi por nxjerr vetem vidon qe i intereso sepse vetem ai i ka kamerat. Plus mediat mezi presin me me sha mua," shkruan Çausholli.
Në reagimin e tij ai shprehet se pavarësisht kallëzimeve, autoritetet nuk kanë ndërhyrë për t’i dhënë një drejtim apo dhe zgjidhje kësaj situate. Një tjetër pikë e konfliktit lidhet dhe me karikuesin elektrik të “Green Taxi”, ai që sipas Policisë u bë dhe shkak për debatin e djeshëm mes dy biznesmenëve. Çausholli sqaron se ky karikues është vendosur me leje ndërtimi dhe konfort me të gjitha procedurat ligjore, duke theksuar madje se investimi për këtë pajisje ka qenë rreth 55 mijë euro. Por sipas tij, dy muaj më parë karikuesi është hequr dhe është zëvendësuar me një tjetër pa leje.
"Prej 1 viti na e ka zene vendin tine me mjete te veta paligjshmerisht nderkohe ai eshte vend taxish qe ne e kemi prej 2018 dhe ne skemi cfare ti bejme sepse ai ka shok ato te policise dhe si ben dot gje askush. Ne kemi te vendosur aty karikuesin tone te Green Taxi i cili eshte me leje ndertimi dhe konform gjithe procedurave. Per ate karikues kemi shpenxuar 55.000 euro lidhje dhe blerje karikuesi. Para dy muajsh Lad Kosta i suportuar nga Shefi i komisariatit Nr 2 vjedh karikuesen tone dhe vendos nje tjeter te veten pa leje ndertimi, duke nderhyre te lidhjet elektrike te oshee per te cilin ne paguajme faturat cro muaj dhe kur ne shkojme te shofim per karikuesin tone ai thote qe e kam marre dhe sdua me jua dhene.
Besoj se eshte e patolerueshme per kedo qe te shofi diten per diell ku tjetri te vjen te vjedh paisjen dhe si ben dot gje askush. I bejme kallzim penal serish Lad Kostes dhe dhndrit te tij Mirton Lika. Policia nuk vepron qe ti heqi karikuesin e paligjshem te atij te vendosur pa leje ndertimi, duke vjedhur paisjen e dikujt tjeter, duke bere nderhyrje te paligjshme ne lidhjet e sahatit elektrik te dilujt tjeter dhe duke kercenuar stafin e Green Taxi-t me jete qe po u afruat me do ta shofni cfare do ju bejme. Para nje jave Lad Kosta hoqi paisjen e vet qe e kishte vendos forcerisht te vendi jone dhe ne u detyruam te vendosim paisjen tone te re se te vjetren na e mban peng Lad Kosta.
Nderkohe Lad Kosta dhe dhendri i tij Mirron Lika shkon kercenon sot stafin qe po rivendoste paisjen tone te vendi i vet dhe e godasin me shkelm paisjen konkretisht Mirton Lika. Ai nik nxjerr kete pjese te fimimeve por nxjen ne bashkepunim me mafien mediatike (per te cilat do them dy llafe poshte) vetem vidion ku un godas karriken qe ishte aty afer dhe se kam goditur fare Mirton Liken. Shkova aty dhe vete sepse besoj se ceo mashkull jo pederast do mbronte stafin e vet nga kercenimet e atij torrollakut Lad Kostes. Ai engjelli kishte marre 20 bodigarda gjoja per teima. Asnjeri nga ne nuk u godit pervec sajesave mediatike," shkruan Çausholli.
Çausholli e cilëson këtë situatë të papranueshme dhe thotë se ka bërë sërish kallëzim penal ndaj Vladimir Kostës dhe Mirton Likës. Ai pretendon se pavarësisht denoncimeve policia nuk ka ndërhyrë për të larguar karikuesin që sipas tij ishte vendosur në mënyrë të paligjshme, ndërsa shton se stafi i Green Taxi është kërcënuar.
"Lad Kosta ka 10 kallzime nga ne ne Prokurori dhe asnje nga mediat nuk e nxorri. Ai kallzimi qe ka bere pa vlere ne prokurori e beri me u mbrojt nga kallzimi jone dhe jo se i ka ndodh gje. Kurse ai cerri i Lad Kostes Mirton Lika ka mashtru dhe per kete ka kallzim tjeter per kallzim te rreme. Ti mashtrus duhet te probosh ato qe ke thene ose do pergjigjesh para drejtesis. Sqarojme qe eshte Lad Kosta qe na bjen ne qafe ne dhe jo ne atij pasi ai vjen na kercenon te prona jone 15 metra larg Sky Tower," përfundon Çausholli./Dosja.al
EUROPË- Një operacion ndërkombëtar kundër trafikimit të qenieve njerëzore ka çuar në identifikimin e 2,070 vikt...
Foto ilustruese GJERMANI- Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia Federale gjermane në aeroportin e Frankfurt...
foto ilustruese TIRANË- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Frosina Plaku”, ku ...
Foto ilustruese DURRËS- Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës së kaluar në zonën e ish-Kënet&...
Gjykata e Lartë TIRANË- Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për rishikimin e praktikës të dhënies së masë...
ANGLI- Një superjaht kalon nëpër ujëra kristalore, si diçka nga një film i James Bondit dhe ti pyet veten se cilët invest...
foto ilustruese TIRANË- Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri më s...
pamje nga protesta TIRANË- Ne e dimë se diktaturat dhe autokracitë i bëjnë arkitektët yje perëndimorë të k&eu...
foto ilustruese BRUKSEL- Fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian janë shkurtuar me 74% në aktin normativ të qershori...
foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet m...