29 Janar 2026, 17:34
Nga E. D
Vladimir Putin, Donald Trump
SHBA- Peizazhi gjeopolitik i trazuar dhe i tensionuar po shkakton një diplomaci dukshëm më të ashpër sesa është parë në dekadat e mëparshme, madje edhe më agresive se gjatë mandatit të parë të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Politico shkruan se edhe udhëheqësit botërorë janë nervozë dhe shpesh të gatshëm të përdorin gjuhë fyese dhe të ashpër.
Një shembull i tillë është fjalimi i kryeministrit kanadez Mark Carney në Davos javën e kaluar, ku paralajmëroi fuqitë e mesme që të bashkëpunojnë. Por nga ana tjetër, ishte edhe fjalimi i Turmp që tërhoqi vëmendje, ku presidenti i SHBA-ve kritikoi udhëheqësit perëndimorë, përfshirë Presidentit francez Emmanuel Macron, që bëri bujë në mediat sociale.
Përveç Trump, Presidenti rus Vladimir Putin njihet gjithashtu shpesh për përdorimin e gjuhës së ashpër për të sulmuar udhëheqësit perëndimorë dhe ukrainasë, megjithëse është e dukshme se ai nuk përdor kurrë një gjuhë të tillë me Trump.
Në një fjalim muajin e kaluar, Putin iu referua udhëheqësve evropianë si podsvinki, derra të vegjël. Dhe para se të pushtonte Ukrainën në shkurt 2022, ai përdori një fjalë vulgare ruse për Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy-n.
Edhe Kina ka qenë dukshëm më kërcënuese në fjalimin e saj diplomatik vitet e fundit megjithëse tenton të shmangë ofendimet personale. Ndryshimi filloi rreth vitit 2019, kur Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i udhëzoi të dërguarit të shfaqnin një "shpirt luftarak" më të fortë për të mbrojtur Pekinin nga provokimet perëndimore.
Por, ata që bëjnë bujë, janë Trump dhe ndihmësit e tij, të cilët mund të përballen ballë për ballë me këdo kur bëhet fjalë për ofendime, fyerje ose hakmarrje. Dhe nëse përballen me kundërshtime, ata thjesht përshkallëzojnë situatën.
Një shembull i fundit ishte nga Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, drejtuar evropianëve lidhur me kërcënimet tarifore për Groenlandën javën e kaluar: “Uluni, merrni frymë thellë, mos u hakmerrni.”
Ndërsa rusët dhe kinezët përdorin një gjuhë të tillë për të shënjestruar armiqtë e tyre, Trump dhe ndihmësit e tij të lartë, rezervojnë pjesën më të madhe të ofendimeve të tyre për aleatët, përkatësisht Evropën dhe Kanadanë./Dosja.al
donald trump vladimir putin shba europe
Bota
29 Janar 2026, 17:04
E.d
Foto ilustruse
PORTUGALI- Stuhia Christine, e cila ka goditur Portugalinë ka shkaktuar vdekjen e pesë personave, ndërsa 450 mijë banesa...
Bota
29 Janar 2026, 17:11
E. D
foto ilustruese
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten se shërbimi i detyrueshëm ushtarak n&eum...
Bota
29 Janar 2026, 13:18
D.S
Foto nga ngjarja
PORTUGALI- Pesë persona kanë humbur jetën pasi stuhia Kristin përfshiu Portugalinë qendrore dhe veri...
Bota
29 Janar 2026, 12:50
D.S
Firma amerikane e kapitalit privat, Carlyle Group, ka arritur marrëveshje për t’i blerë shumicën e aseteve të huaja të Luk...
Bota
29 Janar 2026, 10:49
D.S
Foto nga gjyqi
KINË- Kina ka ekzekutuar 11 anëtarë të një familjeje famëkeqe mafioze që drejtonte qendra mashtrimi...
Bota
29 Janar 2026, 10:30
D.S
Foto nga ngjarja
KOLUMBI- Autoritetet kolumbiane kanë gjetur avionin Beechcraft 1900 të kompanisë shtetërore Satena, i cili ishte zhduk...
Bota
29 Janar 2026, 09:16
D.S
foto nga vendngjarja
RUMANI- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik në Rumani që i mori jetën shtatë...
Bota
29 Janar 2026, 09:02
D.S
Tesla
SHBA- Fitimi vjetor i Teslës ra në nivelin më të ulët në vite, ndërsa kompania përballet me një s&...
Bota
29 Janar 2026, 08:26
D.S
Irani po bëhet gati për një sulm të mundshëm, teksa Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar asete kyç ushtarake, përfshir...
Bota
29 Janar 2026, 08:03
D.S
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump nisi dje një raund të ri retorike agresive kundër Iranit, duke sugjeruar se n&eum...