LIVE UPDATES
Bota

Reuters: Firma amerikane Carlyle arrin marrëveshjet për t’i blerë asetet globale të Lukoil-it rus

Lukoil, kompania e dytë më e madhe e naftës në Rusi, është e detyruar t’i shesë këto asete për shkak të sanksioneve amerikane, raporton Reuters.

29 Janar 2026, 12:50 Nga D.S

Reuters: Firma amerikane Carlyle arrin marrëveshjet për t’i

Firma amerikane e kapitalit privat, Carlyle Group, ka arritur marrëveshje për t’i blerë shumicën e aseteve të huaja të Lukoil-it, të vlefshme rreth 22 miliardë dollarë.

Lukoil, kompania e dytë më e madhe e naftës në Rusi, është e detyruar t’i shesë këto asete për shkak të sanksioneve amerikane, raporton Reuters.

Shitja, për të cilën njoftuan të dyja kompanitë të enjten, vjen në një moment kur negociatorët rusë, ukrainas dhe amerikanë po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kjo shitje do të shënonte fundin e përpjekjeve të Lukoil-it, të paktën tani për tani, për t’u bërë aktor global.

As Lukoil dhe as Carlyle nuk treguan çmimin e shitjes së aseteve.

Shitja duhet të miratohet nga agjencia amerikane që administron sanksionet. Thesari i SHBA-së i kishte dhënë Lukoil-it afat deri më 28 shkurt për ta shitur portofolin e tij global.

“Qasja e Carlyle ndaj LUKOIL International do të fokusohet në sigurimin e vazhdimësisë operative, ruajtjen e vendeve të punës, stabilizimin e bazës së aseteve dhe mbështetjen e performances së sigurt e të besueshme në të gjithë portofolin, duke sjellë mbikëqyrje të dedikuar dhe kapacitete operimi ndërkombëtare”, tha Carlyle në një deklaratë.

Lukoil, i cili gjithashtu njoftoi shitjen e planifikuar, tha se po vazhdonte bisedimet me blerës të tjerë të mundshëm.

Rusia, e cila përbën rreth një të dhjetën e prodhimit botëror të naftës, është përballur me një sërë sanksionesh ndaj kompanive të saj kryesore qëkurse presidenti Vladimir Putin dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Në tetor, këto sanksione u zgjeruan për të përfshirë Lukoilin dhe prodhuesin më të madh rus të naftës, Rosneft, si pjesë e përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për ta detyruar Moskën të ulet në tavolinën e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës.

Negociatat janë intensifikuar javët e fundit dhe të dërguarit e Trumpit kanë theksuar vazhdimisht se Uashingtoni mund të ndihmojë në heqjen e sanksioneve perëndimore dhe në riintegrimin e Rusisë në ekonominë globale, përfshirë edhe përmes investimeve në Rusi, nëse arrihet një marrëveshje.

A do ta ngadalësojnë sanksionet e reja amerikane luftën e Rusisë në Ukrainë?

Lukoil tha në një deklaratë se ishte pajtuar me Carlyle për ta shitur njësinë e saj LUKOIL International GmbH, e cila mbikëqyr asetet e huaja të kompanisë.

Këto përfshijnë operacione në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Azinë Qendrore dhe Meksikë, dhe variojnë nga aksione kontrolluese në fushën e madhe naftëmbajtëse West Qurna 2 në Irak, deri te rafineritë në Bullgari dhe Rumani.

“Marrëveshja e nënshkruar nuk është ekskluzive për Kompaninë dhe i nënshtrohet disa kushteve paraprake, si sigurimi i miratimeve të nevojshme rregullatore, përfshirë lejen e Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) të Departamentit të Thesarit të SHBA-së për transaksionin me Carlyle”, tha Lukoil.

Carlyle tha se marrëveshja është e kushtëzuar nga kryerja e procesit të verifikimit të plotë dhe nga miratimet rregullatore.

E themeluar në Uashington, Carlyle është firmë globale investimesh me 474 miliardë dollarë asete dhe me dekada përvojë në investimin dhe operimin e aseteve energjetike në tregjet ndërkombëtare.

Lukoil tha se marrëveshja nuk përfshin asetet e saj në Kazakistan.

Kazakistani tha të mërkurën se kishte paraqitur ofertë zyrtare pranë autoriteteve amerikane për të blerë aksionet e Lukoil-it në projektet energjetike të vendit./REL

carlyle luk oil

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet