LIVE UPDATES
Politike

Kush e propozoi projektin e inceneratorit të Tiranës? Ahmetaj...lë shenjën e parë, fut në "lojë" Erion Veliajn

Në artikull analizohet sesi dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme tregon se projekti koncesionar i trajtimit të mbetjeve në Tiranë ishte një nismë e kryebashkiakut Erion Veliaj, e cila u kundërshtua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj. 

14 Korrik 2023, 16:50 Nga k.m.
Kush e propozoi projektin e inceneratorit të Tiranës?
Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj

TIRANË- "Zoti e di të vertetën, që unë do mundohem ditë pas dite ta nxjerr,"-kështu e mbylli fjalën e tij të gjatë nga larg Shqipërisë, ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj. Në Facebook, aty ku edhe ka bërë reagimin e fundit për aferën e inceneratorëve, për të cilën kërkohet të arrestohet nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka folur për miq e armiq, që tashmë e lanë vetëm tani që po përballet me drejtësinë. Por po ashtu, edhe njëherë la të kuptohej se nuk ka qenë i vetëm në aferën, në të cilën vetë nuk pranon se ka gisht. Pasi pak muaj më parë në emisionin "Opinion" Ahmetaj u pyet nga gazetari Blendi Fevziu pasi kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht se nëse ish-zv.kryeministri i tij rezulton se është i përfshirë në çështjen e inceneratorëve, duhet të mbajë përgjegjësi vetë.

Ahmetaj tha se duhet të ishte 'guru' që të merrte të gjithë qeverinë, t'i bindte të firmosnin dhe të mos e kuptonin që ishte ai në krye të të gjithë skemës. 

Arben Ahmetaj: Si ka mundësi të jesh ‘koka’ e inceneratorëve dhe të kesh fuqi të mbinatyrshme dhe të marr gjithë kolegët dhe ta bëj të gjithën këtë. Nuk kam qenë aq i fuqishëm që të vë në lëvizje gjithë qeverinë, bashkinë. Unë nuk kam superfuqi o burrë, nuk jam guru, që t’i bëja të gjithë bashkë në qeveri e të hidhnin firmat për inceneratorët. Duhet të isha Guru që të merrja kryeministrin. Janë investime të domosdoshme në përputhje me vizionin e qeverisë. Si je ‘koka’ kur ke lënë letra që refuzojnë financimin? Tirana i takon privatit. Këto po i quaj provokime...Cilët kolegë janë, ma thuaj? 

Nuk përmendi emra, por la të kuptohet se i vetmi person në Republikën e Shqipërisë që mund të ndërmarrë vendime të tilla është vetëm një, kryeministri Edi Rama. E përgjigjen prej tij e kishte jo pak të prerë. Por po ashtu la një tjetër "gjurmë"! Tha "Ndiqni paratë", të cilën e vazhdoi edhe sot. 

"Kushdo që është rritur me mua në fëmijëri, apo ka pasur lidhje miqësore apo dikur biznesi e tavolinash, është hetuar. Nexhmija po të ishte gjallë do thoshte “mua s’më qenka bërë asgjë nga “non grata” që është lëshuar si hijenë bashkë me të deformuarin e zëshëm, apo “miq” me thika blu e rozë. Dikush më tha “të duan në burg vëlla”. Kam marrë kërcënime (i kam me screenshot e me zë ndoshta), madje së fundi dhe një mesazh triumfi si mirëseardhje…Nëse do ta meritoj, sigurisht që do ndodhi…po jo përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë. Shpresoj të dalin sa më shumë shkresa e letra të miat, si ato që BIRN nxori dje, që qytetarët të kuptojnë (aq sa mundet), që puna “e fytyres së ngrysur” ka qenë në interes të publikut,"-shkruante sot. 

Por për kë ka shkruar dje BIRN? 

"Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj, thotë SPAK,"-ky ishte titulli i një prej mediave më të njohura në vend, të cilës i referohej Ahmetaj. Në artikull analizohet sesi dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme tregon se projekti koncesionar i trajtimit të mbetjeve në Tiranë ishte një nismë e kryebashkiakut Erion Veliaj, e cila u kundërshtua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj. 

"Në janar të vitit 2016, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dërgoi një propozim qeverisë për mundësinë e përfshirjes së sektorit privat në fushën e menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane të kryeqytetit, përmes një kontrate të partneritetit publik-privat, PPP. Shkëlqim Cani u largua nga detyra e ministrit të Financave në shkurt të vitit 2016 dhe u zëvendësua nga Arben Ahmetaj. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i dërgon shkresën me propozimin për ndërtimin me PPP të inceneratorit ministrit të ri. Dokumenti është një shkresë e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka drejtuar Erion Veliajt ku shpreh dakordësinë me propozimin e bashkisë së Tiranës dhe sugjeron ngritjen e një grupi pune të përbashkët. Bezhani i drejtohet Zotos me fjalët: “Shikoje dhe më thuaj nëse je dakord.” Ahmetaj kërkon shkresën e miratimit me shkrim nga qarku Tiranë, sipas modelit financiar që kishte dërguar Ministria e Mjedisit. Më 27 mars 2017, Erion Veliaj i dërgon miratimin sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Ahmetaj refuzon ta miratojë derisa Ministria e Mjedisit ia dërgon me email shkresën e dhënies së miratimit nga Erion Veliaj. Ai më pas i hap rrugë procedurës duke u shprehur “pa komente”. Përgjigjja dërgohet 16 minuta më vonë nga Alba Thoma në adresën e emailit të Klodian Zotos. Sipas hetimit të SPAK, “Ahmetaj nuk e pengon këtë procedurë pavarësisht problemeve që ajo paraqiste”.,"-shkruhet ndër të tjera në analizën e BIRN. 

A mos është kjo një sinjal nga Ahmetaj, kudo që ndodhet, për të orientuar në mos drejtësinë e re, së paku opinionin publik se nuk është i vetëm në aferë? Emri i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj është përmendur edhe më parë nga opozita dhe nga mediat, por përgjegjësia gjithmonë është hedhur gjetkë. Mos vallë tani ishte sinjali i parë nga Ahmetaj që kjo është rruga e duhur? Apo ka diçka tjetër që fshihet pas kësaj...

Të vërtetën mund ta mësojmë vetëm nga një hetim i thelluar i SPAK, ose nga vetë Ahmetaj...

erion veliaj arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet