Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në mbështetje të deklaratave të tij, Berisha tha se vetëm Edi Rama në postin e kryeministrit mund të lëshonte një vendim të tillë për shpalljen e emergjencës kombëtare të plehrave.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë mesditën e kësaj të premteje në një deklaratë me gazetarët, ndërsa ka folur edhe njëherë për çështjen e inceneratorëve, duke drejtuar gishtin nga kreu i qeverisë. Në komunikimin e tij për shtyp, Berisha ka akuzuar kryeministri Rama si pronari i vërtetë i ndërmarrjes së aferës së djegësave, sikurse e cilësoi ai, ndërsa shtoi më tej se, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë qenë thjesht të punësuar privatë në këtë ndërmarrje.
Në mbështetje të deklaratave të tij, Berisha tha se vetëm Edi Rama në postin e kryeministrit mund të lëshonte një vendim të tillë për shpalljen e emergjencës kombëtare të plehrave.
A mund të besoni ju se Mërtiri dhe Zoto, kishin fuqi të bindnin Edi Ramën të shpallte emergjencën? Dy qëllime ishin: së pari shkelmimi i strategjisë së trajtimit të plehrave në landfille dhe seleksiono, të financuar nga BE. Së dyti, shpallja e emergjencës pasi fondet duhet të merreshin nga fondet e emergjencës.
"Pasi nisën procesin me tenderin e Elbasanit, Edi Rama lëshon një vendim për shpalljen e emergjencës kombëtare të plehrave. A mund të besoni ju se Mërtiri dhe Zoto, kishin fuqi të bindnin Edi Ramën të shpallte emergjencën? Dy qëllime ishin: së pari shkelmimi i strategjisë së trajtimit të plehrave në landfille dhe seleksiono, të financuar nga BE. Së dyti, shpallja e emergjencës pasi fondet duhet të merreshin nga fondet e emergjencës. Mendoni ju se Mërtiri dhe Zoto mund të ishin kaq të magjishëm? Apo që qeveritarët ishin kaq budallenj? Kjo dëshmon se ndërmarrja është qeveritare, ishte e Edi Ramës. Mireli dhe Klodiani ishin të punësuar privatë në ndërmarrje. Shkojmë pak më tutje, Mireli dhe Klodiani, dy personazhe, tani jo vetëm që duhet t’i merrnin këto, por duhet t’i merrnin me të gjitha kushtet që ata donin,"-tha Berisha.
FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Çështja e djegësave është çështja që është trajtuar më shumë nga mediat, politika dhe e vërteta, edhe nga drejtësia këto vitet e fundit.
Por konstatoj se ka një defekt në themel, ka një devijim në themel të trajtimit të këtij problemi. Së pari, duhet të shtrojmë një pyetje: pse qeveria shqiptare me djegësat është provuar organizatë kriminale? Qeveria shqiptare është provuar organizatë kriminale, sepse në këtë aferë kanë firmat e tyre antiligjore kryeministri, Sekretari i Përgjithshëm, ministrat, drejtorët dhe punonjësit më poshtë. Në këtë kontekst, siç është e qartë dhe evidente, tashmë e konfirmuar edhe nga drejtësia, se kemi të bëjmë me një aferë të mirëfilltë korruptive, këtu janë firmat e qeveritarëve më të lartë, me në krye Edi Ramën. Por ka edhe diçka edhe më të madhe dhe unë jam këtu për të dytën. Mediat, politikanët, analistët, për fat të keq edhe drejtësia, flasin për aferën e djegësave si një sipërmarrje e Mërtirit, Zotot dhe së fundmi, Gugalles. Sa është e vërtetë kjo? Nuk ka asgjë më larg të vërtetës se sa kjo. Çfarë janë Mërtiri, Zoto dhe Gugallja? Janë tre socialistë të thekur, biznesmenë ose jo, të hurit ose të litarit, ose jo, të cilët në këtë proces, arrijnë: -Të futen në garë të qeverisë duke pasur zero eksperiencë në fushën e mbetjeve. Cili biznesmen do i lejonte vetes një vendim të tillë, me zero eksperiencë në fushën e mbetjeve? Asnjë. -Së dyti, pasi nisën procesin me tenderin e Elbasanit, Edi Rama lëshon një vendim për shpalljen e emergjencës kombëtare të plehrave. A mund të besoni ju se Mërtiri dhe Zoto, kishin fuqi të bindnin Edi Ramën të shpallte emergjencën? Dy qëllime ishin: së pari shkelmimi i strategjisë së trajtimit të plehrave në landfille dhe seleksiono, të financuar nga BE. Së dyti, shpallja e emergjencës pasi fondet duhet të merreshin nga fondet e emergjencës.
Mendoni ju se Mërtiri dhe Zoto mund të ishin kaq të magjishëm? Apo që qeveritarët ishin kaq budallenj? Kjo dëshmon se ndërmarrja është qeveritare, ishte e Edi Ramës. Mireli dhe Klodiani ishin të punësuar privatë në ndërmarrje. Shkojmë pak më tutje, Mireli dhe Klodiani, dy personazhe, tani jo vetëm që duhet t’i merrnin këto, por duhet t’i merrnin me të gjitha kushtet që ata donin. Po ka qeveri, ka ministra që mund të pranojnë të firmosin duke plotësuar të gjitha kushtet e një biznesmeni apo dy biznesmeneve? Kurrën e kurrës. Kjo ndodh vetëm kur sipërmarrja është e qeverisë. A mundej Klodiani dhe Mireli të firmosnin 17 shkresa për 24 orë?
Edi Rama dhe Elisa Spiropali TIRANË- Kryeministri Edi Rama u rikthye në sallën e Kuvendit, pas përfundimit të fjalimit të Sa...
Flamur Noka TIRANË- Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka denoncuar shantazhet e mazhorancës socialiste ndaj qytetarëve të Rrogozhin&eu...
Edi Rama TIRANË- Ditën e sotme 117 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë miratuan dhënien e autorizimit, të k&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se duartrokiti me zemër deputetin Gazment Bardhin, i cili mori f...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama dhe sekretarin e Përgjithshëm të...
Belina Balluku Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku tha për Zërin e Amerikës se përgjegjësia n&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me çështjen e incenerator&e...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është 'koka' që fshihet pas...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se PD do të zhvillojë së shpejti protesta....
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me in...