LIVE UPDATES
Draft

Krahasimi Tahiri-Rama

"Drejtësia italiane hetoi, nuk gjeti gjë mbyllen hetimet,"-nëse kësaj fjalie i zëvendësojmë fjalën 'italiane' me 'amerikane' është e ngjashme me sqarimin që dje e sot, kryeministri Edi Rama.

25 Janar 2023, 19:24 Nga k.m.
Krahasimi Tahiri-Rama
Edi Rama dhe Saimir Tahiri

TIRANË- 1 nëntor 2018; Saimir Tahiri kërkoi që të bënte takimin e parë me mediat për të vetëshpallur pafajësinë e tij. I referohet një dokumenti të drejtësisë italianë, që sipas tij e kishte hetuar dhe nuk kishte gjetur asgjë të paligjshme për ta, duke e ndarë nga dosja e trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali, në bashkëpunim me grupin e Habilajve.

Mediat asokohe raportonin se Saimir Tahiri e theu heshtjen pas 1 viti për të bërë publike dosjen hetimore të Antimafias Italiane për lidhjet e tij me Habilajt, atë që e konsideron si të vërtetën e tij.

"Gjykata italiane miratoi kërkesën e Prokurorisë dhe unë sot kam vendimin e Gjykatës se pushohen hetimet ndaj Saimir Tahiri. Se nuk ka lidhje me asnjë aktivitet të paligjshëm. Ata hetuan çdo akuze me kërkesën time dhe më kanë dorëzuar mua vendimin e pushimit të hetimit, sepse jam tërësisht i pastër. Një vit është mjaftueshëm. Kanë një vit që hetojnë jetën time, janë 7 prokurorë të bëhen dhe 70, por të japin një përgjigje. Mjaft më Deri më tani është hetuar e gjithë jeta ime dhe unë pyes se çfarë kohe duhet ende. Dalin e thonë se Edi Rama po i mbyll hetimet, që pika nuk u bie, nuk u binë që për mua drejtësia e blerë për mua është më keq se çdo dënim,"-thoshte Tahiri, ndërkohë që asokohe Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte shtyrë hetimet për të.

"Drejtësia italiane hetoi, nuk gjeti gjë mbyllen hetimet,"-nëse kësaj fjalie i zëvendësojmë fjalën 'italiane' me 'amerikane' është e ngjashme me sqarimin që dje e sot, kryeministri Edi Rama.

Dje me shkrim, sot me zë edhe figurë, kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të japë asnjë koment në lidhje me akuzat se ka korruptuar ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal për të ndikuar për të hapur hetimin mbi lobimin e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, Rama tha se drejtësia amerikane ka folur qartë për atë çfarë akuzohet ish-agjenti dhe se kjo gjë nuk ka lidhje me qeverinë shqiptare. Madje tha se foli drejtësia e shteteve të bashkuara, e se ajo duhet që të flasë.

PJESË NGA MBROJTJA E RAMËS:

Takimet janë shoqëruar dhe me fatura...

Rama: Në çfarë gjuhe e lexuat? Mësoni më mirë anglisht. Jo se s'kam unë asnjë shqetësim për këtë çështje, por drejtësia amerikane që ka ngritur akuzë për konflikt interesi për marrjen e një borxhi nga një shok nga Tropoja, që jeton bashkë me të.

Që ka darkuar me ju

Rama: Unë kam darkuar dhe me një person non-grata këtu në Shqipëri, kam takuar edhe në Strasburg me një person të shpallur non-grata. Çfarë do të thotë kjo.

Do lejoni ngritjen e një komisioni hetimor?

Rama: Për çfarë? Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikane. Do hetohen fantazitë e shfrenuara.

Të hetohet nëse ka pasur gisht maxhoranca në hetimin për lobimin e Opozitës

Rama: Ka një gjykatë në Amerikë, nëse ju mendoni se kjo kontestohet nga foltorja, është zgjedhja juaj, unë nuk kam asnjë polemikë për të bërë. Unë u them njerëzve, kjo është pasqyra e të vërtetës. Njerëzit zgjedhin. Njerëzit zgjedhin edhe të besojnë që një oligark rus ka ardhur në Karavasta për të bërë fitime me shegë e luleshtrydhe.

Thuajse e njëjta logjikë me Saimir Tahirin, por me pak ndryshime. Copy-paste! Veçse ish-ministri i tij "kampion" u dënua për shpërdorim detyre në Shqipëri dhe jo në Itali sepse atje nuk kishte asnjë post. Ashtu si edhe kryeministri Edi Rama.

edi rama saimir tahiri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet