LIVE UPDATES
Draft

Edi Rama i vetëm me portin e Durrësit, BE 'e braktis'. Shenjat u dhanë një vit më parë...

Bashkimi Evropian kërkoi sqarime nga qeveria shqiptare nëse kjo marrëveshje shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Por kryeministri Edi Rama, e mohoi dje më forcë një shqetësim të tillë të ngritur nga BE. Sot, pas një viti të publikimit të lajmit nga Dosja.al, duket se Rama ka mbetur i vetëm, pa mbështetjen e BE për të realizuar ëndrrën e tij, krijimin e një Dubai në Durrës.

23 Nëntor 2022, 16:45 Nga k.m.
Edi Rama i vetëm me portin e Durrësit, BE 'e braktis'.
Edi Rama

TIRANË- Projekti për portin e Durrësit, i mbështetur nga qeveria shqiptare e që po kalon me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Shqipërisë ka marrë "shuplakën" e radhës nga Bashkimi Europian. Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë ka dhënë lajmin për MCN se kanë anuluar grantin prej 28 milionë eurosh që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit. E gjitha pas këmbënguljes së qeverisë për ndërtimin e marinës së jahteve dhe një blloku apartamentesh e hotelesh në vendin ku aktualisht ushtron aktivitetin porti më i madh tregtar i vendit. 

"BE-ja ka ndjekur diskutimet në Parlament rreth projektligjit për rizhvillimin e portit të Durrësit dhe është në pritje të sqarimeve nga qeveria."

Por kjo nuk është e para herë që BE dhe ndërkombëtarët dalin kundër parimisht të këtij projekti, ndërsa theksojnë se nuk ka transparencë nga qeveria. Sinjali i parë erdhi më mars të vitit të shkuar, kur sapo ishte hedhur ideja dhe ishte nënshkruar marrëveshja për zhvillimin e Portit të Durrësit nga kompania Emaar, e sheikut arab Mohamed El Alabbar. Dosja.al, njoftoi se firma e hedhur i kishte hapur jo pak probleme kryeministrit Edi Rama, rrjedhimisht edhe Shqipërisë me Brukselin. Fillimisht Dosja.al raportoi ekskluzivisht debatin që u zhvillua me dyer të mbyllura mes komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, shefit të Politikës së Jashtme në BE, Joseph Borrell dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Bashkimi Evropian kërkoi sqarime nga qeveria shqiptare nëse kjo marrëveshje shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Por kryeministri Edi Rama, e mohoi dje më forcë një shqetësim të tillë të ngritur nga BE. Për ti shkuar deri në fund të vërtetës, Dosja.al kontaktoi me zyrën e shtypit pranë Delegecacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Në përgjigjen dërguar via email, u konfirmua se ishin kërkuar sqarime. 

BE-ja është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit. BE-ja u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime për të vlerësuar përputhjen e marrëveshjes me Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit midis BE-së dhe Shqipërisë,”-thuhet në përgjigjen për Dosja.al nga Bashkimi Evropian.

Mirëpo kjo nuk ishte e vetmja. 

Edhe pse kryeministri Edi Rama kishte kërkuar heshtjen me kushtin e rregullimit të marrëveshjes me Alabbar, duket se nuk ia kishte arritur. Shenjat e mërzisë u pikasën në Bruksel kur Rama doli në një konferencë për mediat me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Asnjë fjalë s'u tha për portin e Durrësit, ndërsa binte në sy kryeministri shqiptar duket se nuk ishte shumë në formë. Madje në të ikur harroi dosjen e tij dhe u kthye nga rruga për ta marrë, gjest që tregonte se ishte i hutuar tërësisht.

Megjithatë numri një i qeverisë shprehej i vendosur se do të ndodhte instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano.

“Së shpejti besoj që do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit. Në portin e ri që do të jetë në Porto Romano dhe përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet që të ketë edhe një pjesë ushtarake. Së shpejti do të bëjmë një takim të posaçëm për këtë çështje me gjithë ekipin tonë të ekspertëve dhe ekspertët e aleancës për të parashtruar projektin në detaje dhe për të vijuar më tutje diskutimet”, u shpreh Rama.

Sipas përshkrimit në vetë uebsajtin zyrtar të autoritetit portual të Durrësit, investimi i financuar nga BE do të mundësonte rritjen e kapaciteteve përpunuese të anijeve, rritjen e thellësisë së projektuar me qëllim ankorimin e anijeve me tonazh të madh si dhe do të rriste qëndrueshmërinë e kalatave për tonazhet e larta. Partnerë dhe donatorë të këtij projekti që në total kapte shifrën e 62 milionë eurove ishin qeveritë e disa vendeve europiane përfshi: Gjermaninë, Francën, Italinë etj. Por anulimi i grantit nga BE duket se do të çojë edhe në tërheqjen nga ky investim i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe 25 milionë euro.

Pavarësisht kundërshtive, jashtë vendit kryesisht (edhe pse opozita është kundër e ka disa dyshime mbi projektin e Alabbar), duke se qeveria po vazhdon procedurat për të realizuar koncesionin e Portit të Durrësit. Edhe kur vendoset përballë shembujve që janë anuluar në rajon, konkretisht në Zagreb, i cili nuk u ndërtua, pas i kundërshtua nga qytetarët. Në Shqipëri, duket se të gjithë janë kundër, edhe të huajt, përveç një personi; kryeministrit Edi Rama. Nesër me shumë mundësi do i dalë e tija.

edi rama porti i durresit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet