LIVE UPDATES
Bota

Udhëheqësit evropianë: Vijat e tanishme të frontit në Ukrainë duhet të jenë pikënisja e bisedimeve për paqe

Trump i cili javën e kaluar foli në telefon me Putinin dhe u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky - ka thënë se synon ta takojë liderin rus në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, brenda dy javësh, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

21 Tetor 2025, 14:28 Nga E. D
Udhëheqësit evropianë: Vijat e tanishme të frontit në
foto ilustruese

UKRAINË- Udhëheqësit evropianë kanë thënë të martën se vijat e tanishme të frontit në Ukrainë duhet të jenë pikënisja për çfarëdo bisedimesh për paqe. Kërkesa e tyre vjen teksa përgatitjet për një takim mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, duket se kanë hasur në pengesa.

Trump i cili javën e kaluar foli në telefon me Putinin dhe u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky - ka thënë se synon ta takojë liderin rus në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, brenda dy javësh, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Por, përgatitjet për takimin mes tyre duket se janë pezulluar, pasi një takim paraprak mes sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është shtyrë.

Ky takim pritej të mbahej në Budapest të enjten. Lavrov dhe Rubio folën në telefon të hënën. Zëvendësi i Lavrovit, Sergei Ryabkov, tha të martën se është ende herët për të folur për kohën e ndonjë takimi ballë për ballë mes tyre.

Evropianët duan që Trumpi të sigurojë lëshime këtë herë

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ishte të martën në Uashington, ku shkroi në Facebook: “Na presin disa ditë shumë serioze përpara”. Aleatët evropianë të Ukrainës janë shprehur të shqetësuar se Trumpi mund të takohet për herë të dytë me Putinin pa siguruar ndonjë lëshim të rëndësishëm nga lideri rus. Putini nuk e kishte pranuar thirrjen e Trumpit për armëpushim kur ky i fundit e priti në Alaskë në gusht.

Në një deklaratë të martën, udhëheqësit e fuqive kryesore evropiane, përfshirë Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe BE-në, thanë se “mbështesin fuqishëm qëndrimin e presidentit Trump se luftimet duhet të ndalen menjëherë dhe se vija e tanishme e kontaktit duhet të jetë pika fillestare e negociatave”.

Ukraina dhe aleatët e saj evropianë prej kohësh kanë kërkuar armëpushim të menjëhershëm përgjatë vijave të tanishme të frontit para fillimit të bisedimeve për paqe – një qëndrim që Trump e mbështeti publikisht të premten e kaluar pas takimit me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë. Moska ka thënë se dëshiron që Ukraina t’i dorëzojë asaj më shumë tokë si pjesë e disa kushteve që Rusia ka vënë për arritjen e armëpushimit.

Reuters dhe media të tjera raportuan se takimi i Trumpit me Zelenskyn me dyer të mbyllura javën e kaluar ka qenë i tensionuar, dhe se presidenti amerikan kishte përdorur herë pas here fjalor të ashpër dhe e i kishte bërë trysni Zelenskyt t’i pranonte disa prej kërkesave të Rusisë.

Megjithatë, Zelensky e ka paraqitur takimin si sukses, pasi ai përfundoi me mbështetjen publike të Trumpit për armëpushim në vijat e tanishme të frontit – që është qëndrim i kahershëm i Kievit.

Udhëheqësit evropianë pritet të takohen këtë javë me Zelenskyn si mysafir i tyre, fillimisht në një samit të BE-së dhe më pas në një takim të “koalicionit të vullnetit” të vendeve që po diskutojnë krijimin e një force sigurie për të garantuar një marrëveshje pas luftës në Ukrainë. Rusia e kundërshton një forcë të tillë ndërkombëtare./REL

evropa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet