Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Aktivistë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën sot përpara ambienteve të kampit, ku zhvilluan homazhe për të ndjerin dhe një protestë simbolike për të denoncuar kushtet e çnjerëzore, sipas tyre, në të cilat mbahen emigrantët.
LEZHA- Vetëvrasja e një emigranti maroken në Itali, pas më shumë se një muaji qëndrimi në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka shkaktuar reagime. Aktivistë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën sot përpara ambienteve të kampit, ku zhvilluan homazhe për të ndjerin dhe një protestë simbolike për të denoncuar kushtet e çnjerëzore, sipas tyre, në të cilat mbahen emigrantët.
“Drejtësi për Hamidin” dhe “Liri për emigrantët” ishin disa nga thirrjet. Ngjarja ka risjellë në vëmendje shqetësimet e shprehura më herët nga organizatat ndërkombëtare mbi menaxhimin e refugjatëve në Shqipëri.
Qendra pritëse në Gjadër të Lezhës fillimisht ishte parashikuar për strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve të shpëtuar në det nga anijet italiane, për një periudhë deri në 28 ditë. Me dekretin e ri të qeverise Meloni, kampi do të shërbejë edhe si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili dhe pritet të deportohen në vendet e tyre të origjinës.
Nga ana tjetër Gjykata e Kasacionit në Itali ka vënë në pozitë jo shumë të favorshmeqeverinë "Meloni" lidhur me ndryshimet e deketuara nga Senati për qendrat e emigrantëve në Shqipëri. Për qendrën e pritjes në Gjadër dhe për të gjithë strukturën e operacionit të bazuar në marrëveshjen Romë-Tiranë, gjykatësit e Gjykatës së Lartë kërkojnë që të jetë Gjykata Europiane e Drejtësisë që të vendosë.
Çfarë ka ndodhur në muajt e kaluar?
Emigrantët e ardhur në janar 2025 ishin grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Edhe në dy rastet e mëparshme, të tetorit dhe nëntorit të kaluar, gjyqtarët nuk vërtetuan ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
Ndërkohë më 28 maj 2025 një kontigjent emigrantësh ka mbërritur në Shëngjin. Pas mbërritjes emigrantët u transferuan drejt kampit të Gjadrit, ku janë riatdhesuar brenda kësaj strukture, konform rregullave dhe protokolleve të përcaktuara.
Foto nga vendi i ngjarjes VLORË- Policia Kufitare i ka ardhur në ndihmë një personi që kishte mbetur në det me gomone, p...
Foto ilustruese SARANDA- Policia Kufitare e Qafë-Botës në Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX, kanë...
Valdrin Xhyliqi dhe Driton Sadikaj ITALIA- Në aksident fatal ka ndodhur dy ditë më parë në Trento të Italisë nga ku...
Altin Joka TIRANA- Nutricionisti Altin Joka ka reaguar pas deklaratave zyrtare për rastin e helmimit të fëmijëve në Gramsh. M...
Vatikan KOSOVA- Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është...
Foto ilustruese TIRANË– Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë...
Foto nga vendi i ngjarjes LEZHA- Mëngjesin e sotëm është raportuar për një ngjarje të rëndë të ndodh...
Pjetër Kaza LEZHA- Pesoni në foto është 57-vjeçari Pjetër Kaza i cili u raportua se u ekzekutua në orët e para t&...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Bllokimi i vazhdueshëm i punës së Kuvendit të Kosovës po sjell pasoja serioze për ekonomin&eum...
Foto nga vendi i ngjarjes LEZHA- 57-vjeçari Pjetër Kaza është vrarë me armë zjarri në fshatin Tale në L...