LIVE UPDATES
Politike

Dosja babale/ Një përgjigje për vëllain e Geronit, hetuesin e komunizmit, Fatmir Xhafaj

5 Mars 2020, 14:08 Nga DOSJA
Dosja babale/ Një përgjigje për vëllain e Geronit, hetuesin

TIRANË– Vëllai i trafikantit Agron (Geron) Xhafaj, personi që parapëlqen të konsiderojnë si “babai” i Reformës në Drejtësi ish-ministër i Brendshëm dhe ish-hetues famëkeq i komunizmit, Fatmir Xhafaj, ka folur për atë që ai e konsideron “rasti Babale”.

Në një intervistë për gazetën “Dita”, Fatmir Xhafaj ka vendosur të japë qëndrimin e tij për çështjen që nisi si një hetim për vëllain e tij e përfundoi me akuzat për denoncuesit e përfshirjes së Agron (Geron) Xhafaj në trafik narkotikësh.

Fatmir Xhafaj deklaron në këtë intervistë se po flet “pasi drejtësia tha fjalën e saj”. Duke iu referuar një vendimi jo-përfundimtar të Gjykatës së Tiranës, vëllai i Geronit merr përsipër që të analizojë me detaje provat e paraqitura në procesin gjyqësor nga Prokuroria, duke i vlerësuar si të vërtetën e plotë.

Por, a është një vendim i dhënë nga “drejtësia e pavarur” dhe a janë provat e paraqitura nga Prokuroria “e vërteta e kulluar”? Shumë të dhëna publike dhe zyrtare dëshmojnë të kundërtën.

“Boldnews.al” po i analizon dy shtyllat, mbi të cilat është mbështetur Fatmir Xhafaj, në bazë të të cilave duken notat e triumfalizmit të tij, pas asaj që ai e koncepton si një skenar politik, me shënjestër të vëllain trafikant, por me objektiv atë vetë.

Drejtësia e pavarur?

Për të vlerësuar nëse drejtësia që ndihmoi Fatmir Xhafën është “e pavarur”, po rendisimin më poshtë prokurorët dhe gjyqtarët që janë marrë me këtë çështje;

– Hetimi për rastin “Geron” nisi në Maj 2018 nga Prokuroria për Krime të Rënda, e drejtuar në atë kohë nga Donika Prela. Hetimi nisi për dyshimet e përfshirjes në “trafik narkotikësh” të Agron (Geron) Xhafaj, por që, siç rezultoi nga aktet e Prokurorisë, nuk ishte kryer asnjë veprim për të verifikuar përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.

Hetimi u orientua nga Donika Prela, e emëruar në krye të Krimeve të Rënda në kundërshtim me ligjin, nga ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, gjithashtu e emëruar në kundërshtim me Kushtetutën, pas një lobimi të fortë të Fatmir Xhafajt.

Dyshja Marku-Prela, për aq sa ishin në detyrë, dhanë një kontribut të vyer për Partinë Socialiste në pushtet, në mbylljen e dosjeve që përfshinin zyrtarë të lartë të saj, ndër të cilat edhe dosjet “339” dhe “184”.

Sot, Donika Prela, po pret përballjen me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku me shumë mundësi, karriera e saj do të mbyllet për shkak të problemeve të shumta me Vetingun.

– Prokurori kryesor i çështjes “Geron” ishte Gent Osmani. Për “shërbimin” e tij në favor të Fatmir Xhafaj, ai kaloi fazën e parë të Vetingut dhe u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. U shkarkua nga shkalla e dytë e Vetingut, për probleme me pasurinë.

– Prokurori tjetër i hetimeve paraprake, Përparim Kulluri, sot është i shkarkuar nga Vetingu.

– Gjyqtarja Liljana Baku e Krimeve të Rënda, e cila mbështeti akuzat e sajuara të Prokurorisë për Krime të Rënda, dha dorëheqjen nga detyra, menjëherë sapo i shkoi në zyrë raporti i Vetingut.

Pasi çështja “Geron” u pushua për dyshimet për trafik dhe u formuluan vetëm akuzat e “kallëzimit të rremë” për denoncuesit, rasti i kaloi Prokurorisë së Tiranës.

– Dosja u mor në dorëzim nga prokurori Kolë Hysenaj, i konsideruar nga kolegët e tij si “beu i Korçës”, për shkak të “sarajeve” që ka blerë në qytetin jug-lindor, megjithëse vetë është nga Veriu i Shqipërisë.

Mbi prokurorin Hysenaj rezultojnë shumë akuza publike për korrupsion, të cilat, me sa duket, ai është përpjekur t’i mbulojë para Vetingut, me “shërbimin” në favor të Fatmir Xhafaj.

– E, në fund, gjyqtari që dha vendimin kundër denoncuesve, Artan Gjermëni, është një ndër gjyqtarët shqiptarë që ka akuza të forta për lidhje me një ndër bandat më të rrezikshme kriminale që ka vepruar gjatë tranzicionit shqiptar.

Gjermeni, i akuzuar për pasuri të paligjshme, gjithashtu është përfshirë në “favorizimin” e Fatmir Xhafajt, me shpresë për të kaluar vetingun pa probleme.

Pra, kjo është trupa, tek e cila është mbështetur Fatmir Xhafaj dhe sot flet për “drejtësi të pavarur”.

Provat e manipuluara

Pasi vlerëson “drejtësinë e pavarur”, Fatmir Xhafaj, në intervistën e tij, merr në analizë provat e paraqitura në gjykim nga Prokuroria.

Sipas tij, një takim i mundshëm mes Agron (Geron) Xhafaj dhe Albert Veliu, në të cilën kanë diskutuar për trafikim narkotikësh drejt Italisë, rrëzohet nga të dhënat e antenave telefonike. Sipas Xhafajt, provat e Prokurorisë konfirmuan se, në kohën kur deklarohet se është kryer biseda, Geroni dhe Veliu nuk kanë qenë në të njëjtin vend.

Faktet e paraqitura nga Fatmir Xhafaj në intervistë janë gjysmake, duke marrë në konsideratë vetëm në ato në favor të tij. E vërteta, e provuar edhe nga dokumentat e prokurorisë, është se, në kohën kur është zhvilluar takimi Geron Xhafaj-Albert Veliu, telefonat e tyre janë loguar në të njëjtin vend, në të njëjtat antena celulare, që gjenden pranë lokalit të vëllait të Fatmir Xhafajt, në qendër të Vlorës.

– Më tej, Fatmir Xhafaj deklaron se ekspertiza britanike rrëzoi pretendimin se, në bisedë, ishte zëri i vëllait të tij, Geronit. Fatmir Xhafaj nuk përmend faktin se prokurori Gentian Osmani, që ka përcjellë zërin e Geronit në laboratorin britanik, ka përdorur një material audio të marrë në dorëzim nga avokati i vëllait të Fatmirit, mostër e cila nuk dihet se kujt i përket, si edhe kur dhe si është marrë.

– Fatmir Xhafaj relativizon sjelljen prej “zari” që drejtuesit e lartë të Policisë demonstronin përballë një personi me precedentë të shumtë penalë, Fredi Alizoti, i cili u vetë-deklarua si “aktori” që ka luajtur rolin e Agron (Geron) Xhafajt.

Fatmir Xhafaj, referuar bisedave të përgjuara mes Fredi Alizotit dhe drejtuesve të lartë policorë, deklaroi se “Duhet të jem korrekt me të vërtetën dhe të pohoj se nga pikëpamja etike ka diçka që nuk shkon në ato komunikime”.

Ish-ministri i Brendshëm nuk përmend aspak faktit që shefat e Policisë, jo vetëm i përmbushnin çdo kërkesë dëshmitarit të rremë, por edhe e paguanin me para në dorë, vetëm e vetëm që ai t’i qëndronte variantit se kishte luajtur rolin e Agron (Geron) Xhafajt.

– Fatmir Xhafaj nuk jep asnjë koment se përse prokurorët dhe gjyqtari Artan Gjermeni, nuk pranuan që të paraqitej në gjykatë Agron (Geron) Xhafaj, në të cilën, ndër të tjera, do të dëgjohej edhe lirshëm zëri i tij.

E, pasi kishte nën kontroll të gjithë gjyqtarët e prokurorët e rastin “Geron”, si edhe me angazhimin e shefave të Policisë nën shërbimin e tij, Fatmir Xhafaj tashmë del me pamjen e triumfatorit, për të dëshmuar se vëllai i tij nuk është përfshirë në trafik narkotikësh.

Në intervistën e Fatmir Xhafajt nuk ka asnjë detaj se përse, pas publikimit të audio-regjistrimit, vëllai i tij u dërgua si “pako postale” drejt Italisë, e cila e kishte dënuar vite më parë për trafik narkotikësh, ndërkohë që ai jetonte si biznesmen i ndershëm e i lirë në Shqipëri.

Për ta mbyllur, duhet sqaruar se vëllai i Fatmirit është shpallur trafikant dhe është dënuar nga një Gjykatë Europiane, të cilat nuk janë si gjykatat e Fatmirit, të mbushura me Osmanë, Gjermenë dhe Hysenë.

Ndërsa vetë Fatmiri, ai që i pëlqen ta quajnë “babai i drejtësisë moderne” në Shqipëri, nuk është as më pak e as më shumë se një hetues famëkeq i komunizmit, mbi të cilin rëndojnë akuza, nga njerëz të gjallë, që kanë vuajtur torturat e tij ç’njerëzore.

Me mbështetjen e atyre që po “lëpijnë atë që kanë pështyrë” dikur, vëllai i Geronit mendon se po ia del të bindi të ngjashmit e vetë se ai është thjeshtë një viktimë.

Jo, Fatmir, ti nuk je viktimë! Ti je hetuesi famëkeq i Komunizmit, që nuk ke mbajtur ende përgjegjësi për krimet e tua!

Marrë nga Bold News

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dosja babale fatmir xhafaj geron xhafaj dosja babale fatmir xhafaj geron xhafaj

Sondazh

Poll
Politike 5 Mars 2020, 12:41

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e kuvendit tha se opozita i shpalli të gjithë kriminelë kryebashk...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet